Jan 18, 2020

Qeveria krijohet pas datës 24 janar!


Vetëvendosja është e pa-gatshme të VENDOSË! LDK e pagatshme të marrë PËRGJEGJËSI! Kjo është një prej arsyeve pse asnjëra palë nuk ka guxim të bashkohet. Por, letra e ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell, është aryeja kryesore e kësaj vonese. Këtu i shtojmë edhe Opoziten super të fuqishme.

Cilado Qeveri që krijohet, kushdo më këndo që udhëheqë; nuk mund të arrijë asgjë, nëse nuk do t’i implemetoi kushtet e caktuara nga ambasadori Grenell. Ambasadori 53 vjeçar, ndikuesi numër një (1) në reformimin e diplomacisë evropiane, ka dhënë të gjitha udhëzimet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës!

Tetë pikat e më poshtme duhet t’i implemetoi cilado Qeveri e krijuar – me apo pa VV-në – edhe nëse shkohet në zgjedhjet e reja:

1.   Taksa duhet të hiqet menjëherë dhe mos zëvëndësohet me asgjë vendim tjeter që e pengon procesin në vahzdim.
2.   Asociacioni i Komunave Multietnike - duhet të aprovohet dhe filloi implementimin; si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.
3.   Bisedimet me Serbine duhet të vazhdohen konform Strategjisë së Presidentit Trump dhe asnjë mënyrë tjetër.
4.   Arritja e marrëveshjes përfundimtare – e pranueshme për të dyja palet – deri në shtator 2020 dhe të prezantohet me 20 shtator në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
5.   Vazhdimi i afatit të veprimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.
6.   Mos të preket asgjë në procesin e Privatizimit në Kosovë – diçka që VV gjatë fushatës ka thënë se do ta rikthej tërësiaht në piken “0”.
7.   Në asnjë mënyrë mos të fillohet shpenzimi i Fondit të Privatizimit.
8.   Lufta Kundër Korrupcionit – të jetë agjenda kryesore e Qeverisë së Kosovës.

Jo-zyrtarisht më është thene se Albin Kurti, si Kryeminister i ardhshëm, i ka pranuar të gjitha këto pika. Tash mbetët të shihet?? Nëse behet Qeveria, del që është e vertetë.
Mendoj se patriotizmi i tepruar i Albin Kurtit dhe pafuqia për asnëj veprim e Isa Mustafës, ka sjellë në këtë udhkryq që ka zgjidhjet të lehtë – por që nuk ka fuqi të brendshme (VV+LDK) për të vepruar nga asnjëra palë.

Këtu i shtojmë edhe qendrimin e Opozitës që është super e fuqishme – plus kush guxon të arrij marrëveshje me Serbinë pa “Baballarët” e kombit?!
Ta shohim!

Fuqia e vetme që mund të vij nga një përkrahje direkte e Amerikës  dhe Administratës Trump në këtë proces dhe pas procesit, është çelsi i zgjidhjes dhe garancia e vetme për veprim. Përndryshe çdo marrëveshje eventuale për një Qeveri të qëndrueshme, është e paarritshme.