Nov 3, 2020

Trump do të fitoi

Vala e Kuqe do ta rimarr Amerikën përsëri. Përderisa ekonomitë e Botës kanë marre teposhte – forcimi i ekonomisë amerikane nga Trump, po e benë Botën të jetë xheloze dhe ta sheh me zili këtë sukses.

Avancimi teknologjiko-ushtarak i ushtrisë amerikane, është arsyeja e dytë pse e gjithë bota e ka zili Amerikës. Këto arritshmeri, janë politikë e Presidnetit Trump dhe potencialit amerikan në të ardhmen.

Gallup-it njofton se 56% e amerikanëve pohojnë se janë ekonomikisht më të qëndrueshëm, se gjatë mandatit Obama-Biden. Problemi kyç është se Demokratët e udhëhequr nga Joe Biden reflektojnë një politike që për Evropën, veçmas për Ne shqiptarët, njihet si Socialiste – diçka që Ne e dimë dallimin Demokraci dhe Socializëm.

Kur Izraeli njohu Kosovën para syve të Presidentit serb Alexander Vucic dhe Serbia detyrohet ta njeh kufirin Kosovë-Serbi duke vendosur policinë e saj zyrtarisht në piken e përbashkët në Merdare – është vetëm fuqia e Presidentit Trump që ndihmon popullin e Kosovës.

Si shqiptarë në rastin aktual duhet ta pyesim veten – çfarë dëshirojmë për vendin tonë? Udhëheqësi i bisedime Kosovë-Serbi, Richard Grenell pati thënë: “Sapo t’i fitojmë zgjedhjet, në shkurt do ta kemi edhe një takim final dhe do ta përmbyllim çështjen e Kosovës”, sepse Presidenti Trump beson në një botë pa konflikte dhe luftë.

Shqiptaro-Amerikanët që kanë dhëne gjithçka për lirinë e Kosovës – tash me votën e tyre mund ta ndihmojnë edhe një herë SHQIPTARINË duke e votuar presidentin Trump për katër (4) vjet tjera. Janë 500.000 shqiptarë me të drejtë vote në Amerikë; bashkatdhetarët tanë që me votën e tyre – do të na ndihmojnë përsëri.

Amerika gjatë 4 vjetëve ka pasë rritje ekonomike enorme prej 33%. Më kujtohet vizita ime gjatë shkurtit 2020 – ku në çdo xham të secilit lokal kërkonin punëtor. Shpallja ka qëndruar tri (3) javë sa kam qëndruar edhe unë, sepse nuk kishte punëtor aq sa kishte punë. Vetëm në shkurt, u hapen 13.000 kompani të reja punësimi.

Hapja e punëve në Amerikë, kthimi i investimeve në vend, menaxhimi i drejtë i parasë publike dhe zhvillimi enorm ekonomiko-ushtarak, do ta bëjnë Presidentin Trump edhe një herë fitues të zgjedhjeve në Amerikë. Duhet ditur që për shkak të formës së numërimit të votave, Shteti i Floridës, Arizona, Miçigani, Wisconsin, Karolina e Veriut dhe Pensilvania do të vonojnë rezultatet e zgjedhjeve, deri të enjten apo premten.

Anketat në pesë (5) zgjedhjet e fundit, asnjëherë nuk ia kanë qëlluar – sepse në Amerikë Presidenti zgjidhet me votën e Shteteve, e jo me votën e përgjithshme Amerikane. Andaj quhen Shtetet e Bashkuara të Amerikës!