Oct 29, 2022

Biznesmeni i vogël në Ameriken e madhe!

Amerika vendi i andrrave për krejt dhe vendi i mundësive për disa! Mhill Gjurajt iu ka shpërbly mundin. Por Amerikan vazhdon t'ua ofroi çdo ditë shancen e njejtë të gjithë të tjerëve që deshirojnë të masin fuqine e vet dhe të familjës për një të ardhme më të mirë. 

Sot ai është një ndër biznesmenënt e vegjel më të suksesshem në New York dhe Connecticut. Para 50 vjetëve Mhilli si i ri, me familje, vjen nga Kosova në Amerikë për një jetë më të mirë. Mundësi më të mira dhe perspektivë më të madhe. Lë mbrapa fshatin Sferka e Thatë ndërmjet Pejës e Klinës dhe vendoset në New York. Peshku i vogël në detin e madh. 

Gjuraj Reality Managment fillet e saj i ka nga vitin 1977, kur Mhili zhvishet nga petku i Kosovës dhe fillon ta përqafoi synimin e tij jetësor "ta lë vendin dhe familjen në një gjendje më të mirë se sa ish vet". Kjo rrugë e ndoqi me ndihmat mijëra dollarshe për atëdheun Kosovën dhe për komunitëetin shqiptarë dhe komunitetet tjera në Amerikë.

Lufta e Kosovës, ndërtimi më pas dhe deri tek Pandemia COVID19, nuk e ndalon asnjëherë atë të ndihmoi në mënyra më të ndryshme. Madje në vitin 2019 banoret e shtetit Connecticut e kanë zgjedhur Mhillin Kryetar (Major of the Day) në Waterbary dhe ka ngritur e flamurit e Kosovës me 17 shkurt ku shperblehet me udhehqjen e komunes. Ai që mësë shumti kujdeset për komunitetin.  Kontributi i tij është i jashtzakonshëm në të gjitha sferat e bamirësisë. 

Gjatë pandemisë kur u mbyll Amerika, me dhjetra familje kanë banuar në pronat e tij, pa dallim nacionalitetin, duke mos paguar qera dhe duke dalë shëndosh nga kriza. Gjuraj Reality Managment sot numron 13 ndertesa me kapacitete nga 1 familje deri në 60 familje. Një menaxhim i drejtë dhe angazhim të pandërprerë 45 vjeçar.

Ai e pelqen shumë miliarderin Elon Musk "Ai është një punëtor i madh dhe nuk harxhon pa nevojë". Sipas Mhilit, vizioni i tij orientohet në 2  fusha: 1. "Amerika vendi i mundësive dhe ky e ka shfrytëzuar një mundësi", dhe 2. "Vetëm puna e pandërprerë dukë qenë shumë shpesh vet tek zgjdhja e  problemit. Fatit tim i prij vet". 

Familja luan një rrol të jashtzakonshëm në jetë dhe suksesin e tij. Tradita e kaluar nga i ndjeri  baba Gjoni tek femijët, ka qenë motiv dhe arsye e besnikrisë dhe bujarisë shqiptare - rrugë që Mhilli e ka ndjekur pa nderprerë. 

Tash si gjysh, Mhilli ka siguruar 4 femijët e tij shtepi, ku nipat dhe mbesat rriten pa telashe dhe plot mundësi zhvillimi e harmoni. "Baba nuk duhet me e deshtë njërin femi më shumë se tjetrin. Të gjitha janë të barabartë në zemrën time. Ky edhe është çelsi i suksesit në familje të shëndoshë", thot Mhilli. 

Ageja, një Ulqinake me qindravjet, është arsyeja kryesore e suksesit të tij. Age Rudaj, me kulturen dhe diturine e saj, ka arritur ta ndihmoi dhe të qëndroi pran Mhillit rregullisht. Rishtazi të dy janë pensionuar, dhe ajo thot se si gjyshe do ta kaloi dashurinë për atëdheun tek mbesat dhe nipat, ashtu siç e ka ajo. Githmonë është thënë: "pas një burri të suksesshem, është një grua e fortë". Ageja është forca për Mhillin.

Oct 16, 2022

Leter Presidentes: Perfaqësoje popullin

Presidente, sot më shumë se kurr vepro konform fuqisë Kushtetuëse, perfaqësoje popullin drejt liberalizimit të vizave. Nëse Ne vet nuk luftojmë për të drejten tonë, askush nuk e bënë për Ne. 

Të gjitha përfaqësitë diplomatike janë në Kosovë. Por, që ka nevojë duhet të trokasësh në dyert vendeve të tyre. Ne dyertë e miqëve? Populli i Kosovës ka bërë shumë deri me tash - përfaqësoje drejt dhe fuqishëm e mos i zhgënje sepse të obligon edhe Kushtetuta. Presidenti është PERFAQËSUES i popullit!


Shtetet e BE-së e dijnë shumë mirë që sistemi ETIAS nuk vlene për Kosovën, andaj disa vende edhe propozojnë një proces të tillë. ETIAS vlenë për 63 shtetët që kanë liberalizim me BE. Këtë e konfirmon vet portali i BE-së për schengen. Kosova nuk ka LIBERALIZIM andaj nuk i plotëson kushtet për ETIAS tash për tash. 

Presidenti slloven Borot Pahor, Presidenti Kroat z. Zoran Milanovic dhe ai Çek z. Milos Zeman, poashtu ai austriak Alexander Van der Bellen, dhe ai gjerman Frank Walter-Steimeier prej kohesh iu kane thene Juve, që të llogarisni në perkrahjen e tyre. Tash është koha që të kerkosh ndihmen e vertetë të tyre; duke mos lene anash asnje kontakt tjeter të BE-së si psh: kryeministrja e Finlandes znj. Sanna Marin. Nje politikane me influencë dhe fuqi në BE.

Që të gjithe sëbashku ta bindni presidentin francez z. Emauel Macron dhe ata pak të tjerë që me 23 tetor, me shkrim të jap driten e gjelbër për liberalizim pa asnjë kusht. 


Me 23 tetor Presidente, të gjitha vendet e BE-së me shkrim duhet ta konfirmojne apo jo liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtij hapi Ju sëbashku më të gjithë Ne, duhet t'i paraprijmë drejtë duke kontaktuar çdo person që njohim; madje edhe qytetarët e zakonshëm që jetojnë brenda dhe jasht Kosovës t'i kontaktojne miqtë e tyre evropian. 


Spanjen duhet ta falenderojmë për qendrimin dhe deklarimin e saj pozitiv për Liberalizimin e Viza për Kosovën. KFORI spanjoll krijoi paqë në Kosovë, yash edhe përkrahja për Liberalizim. Spanja po e kthen borxhin e komandant Asim Vokshit. Por edhe të gjitha vendet tjera që kanë qenë Pro liberalizimit duhet falenderuar dhe kerkuar që me 23 tetor të jene pozitive edhe me shkrim?! "Ky do të ishte fillim i mirë", thot Sun Tzu në librin e tij Arti i Luftës. Djersitja e askujtë dhe asnjë vendi nuk duhet injoruar. 


Presidente, fushata duhet të përfshijë secilin vend që e ka përkrahur Liberalizimin dhe ato pak vende që kanë kerkuar kushte shtesë. Të kërkoni nga të gjithë qytetarët e Kosovës që në rrjetet e tyre sociale Twitter t'iu shkruajn në muret e udheqësve të ketyre vendëve që kanë vënë kushte shtesë që e gjithë bota t'i lexoi dhe njoh ata udhëheqës. 


Kërkoje me ngulm edhe ndihmen amerikane dhe angleze. Presidenti Clinton ka pasë të drejtë kur ka thënë: "Ne e fituam luften. Ju fitojeni paqen". Të luftojmë të gjithë për paqë e prosperitet. Ju Presidente edhe kur është vështirë përqafoni obligimet Kushtetuese dhe udhëhiqni!


Fushata duhet të përfshi çdo shqiptarë dhe mik shqiptari, kudo në botë të shkruaj artikuj, opinione dhe analiza në të gjitha gazetat e mundshme globale. Të bejnë deklarata në radiot në emisionet e drejtëpërdrejta (live) dhe televizionet e vendeve ku jetojnë. Të jenë pjesmarrës në Talk Show live dhe të ngrisin brengën e Kosovës. Të tërhiqet e gjithë vemendja e botës tek padrejtësitë që disa vende të BE-së tash sa vjet po ia bëjnë Kosovës. 


Presidente mundesia intelektuale e financiare nuk mungon. Vullneti nuk mungon. Dituria e popullit të Kosovës nuk mungon asnjeherë. Tash për tash mungon vetem udhëhqja JUAJ?!


Zgjohu, 23 tetori nuk duhet të na zë në gjum! 




Oct 15, 2022

ETIAS nuk vëlenë për Kosovën

Shtetet e BE-së e dijnë që sistemi ETIAS nuk vlene për Kosovën, andaj edhe propozojnë një proces të tillë. ETIAS vlenë për 63 shtetët që kanë liberalizim me BE. Këtë e konfirmon vet portali i BE-së për schengen. Kosova nuk ka LIBERALIZIM?!? Dilomacia kosovare, e di shume mirë këtë çështje që do zgjidhje të shpejtë. Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme duhet të kërkojne nga secili shtet i BE-së të aprovojnë Liberalizimin me kusht që ETIAS të jet aplikativ edhe për Ne. Amerika të na ndihmoi?

ETIAS nuk është liberalizim, por është vize schengen 3 mujore për në vendet e BE-së. Kriminelët nuk ndalen përmes sistemeve kufitare, këtë e di edhe BE-ja, ata kanë shtetësi Evropiane. Por, jeta e qytetarëve të Kosovës bëhët edhe më e veshtire për të shkuar në Evropë e takojne familiaret e tyre apo vetëm vizitojnë. 


është çmenduri për secilin shtet të BE-së të besoi se me sistem elektronik të ndaloi krimin?! ETIAS, do të jetë edhe një mekanizëm pengese sikur të gjithë të tjerët deri me tash për vendet jo-anëtare  të BE-së. Forumi Politik është njësoi - shumë tym e asnje grimë flakë. 

ETIAS (European Travel Information & Authorization System) ka pasur të behet aktiv në vitin 2019-2020. Tash pritet të filloi funksionimin në nëntor 2023. Sikur Kosova të kishte qasje në ETIAS, shkuarja në shtetet e BE-së përmes këtij sistemi nuk mund të realizohet para muajit janar 2024! A e di këtë Qeveria e Kosovës?

Deputeti holandez Thijs Reuten tha: 

“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës e disa vendeve Evropiane".  


Institucionet e Kosovës duhet t'ua bëjne shumë të qartë BE-së që nëse një proces Liberalizimi nuk fillon sivjet, Ne do te orientihemi ME AMERIKEN dhe Britaninë e Madhe. Nuk ka rruge tjetër. 

Udhëheqësa të Kosovës, zgjohuni, se askush nuk i kryen detyrat tona. Askush nuk të fal asgjë nëse se fiton vet. 


Sikur ta kisha një dëshirë të realizuar nga  shkopi magjik, do të kthehesha tek Skederbeu (Atlet i Krishtit) dhe vetem t'i tregoja se çka po i bënë Evropa popullit të tij; e sot shumica e Evropës do të flisnin turqisht përveç shqiptarëve.