Apr 22, 2016

Çfarë mund të jetë Ballkani?


Ballkani është pozita gjeografike ku janë thyer të gjitha shpatat. Ku çdo interes politik, strategjik dhe hapësinorë është kthyer në interesa të ngushta të popujve të ardhur (dyndjeve) si dhe mbrojtësve autokton Pellazg, Ilir dhe tash së-fundmi Shqiptar. Historiani me famë botërore Noel Malcolm në librin e tij “Një histori e shkurtër për Kosovën”, thot se deri në dyndjet e shekullit VII, Ballkani është menaxhuar kryesisht nga Iliret/Shqiptaret dhe nuk ka pas apetite dhe mosmarrëveshje të mëdha morale dhe territoriale.

Pra, pas dyndjeve, veçmas atyre Sllave, gjendja ka filluar të degradoi keq. Zef Mirdita, i cili vdiq para disa ditëve, ne librin e tij “Krishterimi nder Shqiptar”, thot se Iliret, e tash Shqiptarët kanë qenë gjithmonë në udhëkryqin më të madh në botë ku ndahet Lindja dhe Perëndimi. “Shqiptarët kanë bartur të gjitha pasojat e grindjeve juridike dhe doktrinave që zhvilloheshin ndërmjet Romës dhe Bizantit”, thekson ai. Ndërsa, Dr. Jak Gjergji thekson se në trojet tona, historikisht janë thyer të gjitha shpatat.



Kjo situatë me plot luftëra dhe pushtime, ka vazhduar deri me ardhjen e Skenderbeut në Perandorinë shqiptare tw shek 14-15; i cili për 28 vjet mbrojti të gjitha vlerat evropiane dhe u shpall 2 here Atlet i Krishtit nga Papati në Romë. Ndërsa në vitin 1464 Papa Pali II e shpall Komandant Suprem i të gjitha Forcave Evropiane.
Me vdekjen e Skenderbeut, Lakmia dhe Untia në Ballkan shtohen në përmasa përtej çdo imagjinate. Stimulues kryesor për këtë qasje të re, behet vet Perandoria Osmane, e cila me sistemin e saj korruptiv financiar dhe pronësor; ndërron çdo rregull të lojës në këtë trevë të pasur me resurse njerëzore dhe resurse natyrore. Për të gjithë ata që ishin kundër sistemit korruptiv, pasonte shpata.

Shqiptarët e Kosovës e dinë shumë mirë se pse Ballkani është Lakmia e popujve që jetojnë në të dhe Untia (Uria) që dallon nga çdo cep i botës. Secili prej qytetarëve të Kosovës, i moshës së pjekur ka vetëm një përfundim: “Pushtimi Osman, Luftërat Ballkanike, Sistemi Komunist”. Por, në secilin shekull Lakmia dhe Untia (Uria) vetëm se janë shtuar.

Çfarë është Ballkani?

Antropologet mund ta shpjegonin më se miri – pasi që Antropologjia si shkencë i studion sjelljet njerëzore nëpër shekuj. Ballkani duke qene i pushtuar 2130 vjet: 1000 vjet Prenadoria Romake; 500 vjet ajo Bizantine; 530 Perandoria Osmane dhe për ne Kosovarët edhe 100 vjet ajo sllave. Por, mënyra se si sot në Ballkan njerëzit sillen egërsisht ndaj njeri-tjetrit, unë u sugjeroj antropologëve që këtë Sindromë ta quajnë “Sindroma Ballkanike.”. Ballkani e ka natyrën biologjikë më të fuqishmen në botë; ndahet në 4 stinë; që është një natyrë e butë dhe plot jetë. Andaj, me pushtime, besoj se njerëzit duhet ta kenë të ndërtuar gjenetikisht sjelljen e urrejtjes dhe dhunës.

Mendoj se edhe për 30 vjet Ballkani do të sillet dhe veproj ngjashëm – ndoshta me disa finesa të vogla të përmirësuara, me ndihmën e fuqive Evropiane, pasi BE po mundëson Lirinë e Lëvizjes për 99% e popullit të Ballkanit. Shpejt edhe Kosova i bashkohet!? Ballkani, thonjte baba i ndjere Dr. Jak Gjergji, “është një vend ku të gjithë e dinë diagnozën, por askush nuk e di kurimin”.

Do të shtoja, nuk ka asnjë ide që qon përpara, por që merren me të kaluarën. Ato pak ide që mund të jenë duke lundruar nëpër Ballkan; nuk merren parasysh nga askush. Të gjitha vendet e Ballkanit janë bashkë në një TENXHERE (Melting Pot) por assesi të bashkëpunojnë për të arritur bashkë. Ndërsa, në fjalët e urta të secilit shtet ballkanik, vendin e parë e zë thënia: “Bashkimi bënë fuqi”.

Si për çudi, mu kujtua ajo forja (batuta) për Kosovarët. “Në vitin 2100, Tokën do ta udhëheqin Kosovarët – sepse të gjithë popujt tjerë do të shkojnë në hapësirë”.
Por, duke i parë problemet politike dhe ekonomike në tërë Ballkanin – duke filluar nga Greqia para bankrotimit e duke mbaruar në Bosnjën e paqetësuar; ndoshta do të udhëheqim bashkë Tokën në vitin 2100?!

Aktualisht, Ballkani vazhdon të mbetët me Qeveri të korruptuara, me popull dembel që gjithmonë gjejnë arsye për të mos arritur/punuar drejt; me mediat jo të lira dhe me OJQ-të e menaxhuara nga Partitë Politike. Në Ballkan vazhdojnë me qasje negative për gjithçka që është e tjetrit. Por mbi të gjitha; brenda këtyre 600 vjetëve të fundit, përveç Lakmisë dhe Untisë, ka rritur edhe një faktorë tjetër shumë të keq URREJTEN.

Çfarë mund të jetë Ballkani?

Me krizën e refugjatëve nga Azia dhe Afrika, edhe disa vjet Ballkani do të shërbej si rrugë për Evropë apo si Tampon-Zone për të gjitha udhëtimet e refugjatëve. Kjo nënkupton, pamundësi zhvillimi të hovshëm.
Por, ka edhe të mira. Dallimet ndërmjet shteteve dhe popujve do të zvogëlohen për shkak të interesave më madhore; ndër ato është SIGURIA. Më e rëndësishmja e Ballkanit është që ta mbaj sigurinë në nivel dhe në standard. Ndërsa, nga interesi gjeo-politike; Ballkani bie nën sferën e interesit Perëndimor. Këtë e ka treguar edhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Sipas organizatës Gjeopolitike dhe Gjeostrategjike “STRATFOR” – Ballkani tash ka vetëm një përparësi: Ka hapësirë të madhe për investime në ekonomi, kapital dhe siguri – pasi që luftërat dhe konfliktet nuk do të lejohen më nga fuqitë e mëdha.

Ndërsa, Noel Malcolm në librin e tij Agjentet e Perandorisë (Agents of Empire) thekson se gjithçka ka filluar në trevat shqiptare. Poashtu gjithçka do të përfundoi nga trevat shqiptare. Pastaj do të kemi paqë dhe zhvillim në Ballkan.