Oct 29, 2022

Biznesmeni i vogël në Ameriken e madhe!

Amerika vendi i andrrave për krejt dhe vendi i mundësive për disa! Mhill Gjurajt iu ka shpërbly mundin. Por Amerikan vazhdon t'ua ofroi çdo ditë shancen e njejtë të gjithë të tjerëve që deshirojnë të masin fuqine e vet dhe të familjës për një të ardhme më të mirë. 

Sot ai është një ndër biznesmenënt e vegjel më të suksesshem në New York dhe Connecticut. Para 50 vjetëve Mhilli si i ri, me familje, vjen nga Kosova në Amerikë për një jetë më të mirë. Mundësi më të mira dhe perspektivë më të madhe. Lë mbrapa fshatin Sferka e Thatë ndërmjet Pejës e Klinës dhe vendoset në New York. Peshku i vogël në detin e madh. 

Gjuraj Reality Managment fillet e saj i ka nga vitin 1977, kur Mhili zhvishet nga petku i Kosovës dhe fillon ta përqafoi synimin e tij jetësor "ta lë vendin dhe familjen në një gjendje më të mirë se sa ish vet". Kjo rrugë e ndoqi me ndihmat mijëra dollarshe për atëdheun Kosovën dhe për komunitëetin shqiptarë dhe komunitetet tjera në Amerikë.

Lufta e Kosovës, ndërtimi më pas dhe deri tek Pandemia COVID19, nuk e ndalon asnjëherë atë të ndihmoi në mënyra më të ndryshme. Madje në vitin 2019 banoret e shtetit Connecticut e kanë zgjedhur Mhillin Kryetar (Major of the Day) në Waterbary dhe ka ngritur e flamurit e Kosovës me 17 shkurt ku shperblehet me udhehqjen e komunes. Ai që mësë shumti kujdeset për komunitetin.  Kontributi i tij është i jashtzakonshëm në të gjitha sferat e bamirësisë. 

Gjatë pandemisë kur u mbyll Amerika, me dhjetra familje kanë banuar në pronat e tij, pa dallim nacionalitetin, duke mos paguar qera dhe duke dalë shëndosh nga kriza. Gjuraj Reality Managment sot numron 13 ndertesa me kapacitete nga 1 familje deri në 60 familje. Një menaxhim i drejtë dhe angazhim të pandërprerë 45 vjeçar.

Ai e pelqen shumë miliarderin Elon Musk "Ai është një punëtor i madh dhe nuk harxhon pa nevojë". Sipas Mhilit, vizioni i tij orientohet në 2  fusha: 1. "Amerika vendi i mundësive dhe ky e ka shfrytëzuar një mundësi", dhe 2. "Vetëm puna e pandërprerë dukë qenë shumë shpesh vet tek zgjdhja e  problemit. Fatit tim i prij vet". 

Familja luan një rrol të jashtzakonshëm në jetë dhe suksesin e tij. Tradita e kaluar nga i ndjeri  baba Gjoni tek femijët, ka qenë motiv dhe arsye e besnikrisë dhe bujarisë shqiptare - rrugë që Mhilli e ka ndjekur pa nderprerë. 

Tash si gjysh, Mhilli ka siguruar 4 femijët e tij shtepi, ku nipat dhe mbesat rriten pa telashe dhe plot mundësi zhvillimi e harmoni. "Baba nuk duhet me e deshtë njërin femi më shumë se tjetrin. Të gjitha janë të barabartë në zemrën time. Ky edhe është çelsi i suksesit në familje të shëndoshë", thot Mhilli. 

Ageja, një Ulqinake me qindravjet, është arsyeja kryesore e suksesit të tij. Age Rudaj, me kulturen dhe diturine e saj, ka arritur ta ndihmoi dhe të qëndroi pran Mhillit rregullisht. Rishtazi të dy janë pensionuar, dhe ajo thot se si gjyshe do ta kaloi dashurinë për atëdheun tek mbesat dhe nipat, ashtu siç e ka ajo. Githmonë është thënë: "pas një burri të suksesshem, është një grua e fortë". Ageja është forca për Mhillin.

No comments:

Post a Comment