May 28, 2020

Dështimet e Albin Kurtit


Udhëheqja e Qeverisë së Kosovës nga z. Albin Kurti, u pa si një shpresë për një ndryshim pozitiv për të gjithë. Por tri (3) dështimet e Kryeministrit Kurti, bënë që ky ndryshim mos të ndodhë.

1.   Kryeministri Albin Kurti nuk ka llogaritur në tradhtitë e brendshme të koalicionit; në Isa Mustafen i cili i ka varrosur Titon e deri tek Presidenti Rugova. Një kalkulim të tillë askush nuk ka mundur ta kuptoj. Këtij dështimi ia shtojmë edhe politiken 20 vjeçare të Presidentit Thaçi, i cili duket se inkurajoi z. Mustafa në vendimet për prishjen e koalicionit.
Ishte dështim nga z. Kurti, sepse nuk mori seriozisht deklarimet e Agim Veliut – se këtu jemi për një kohe të shkurtër.
Politikes së brendshme i krijoi një thyerje dhe përçarje aq të madhe, saqë e gjithë bota qeshte me veprimet e politikanëve tanë. Në një intervistë në TV-të e Kosovës, e pranon edhe vet z. Kurti – kur thotë: “tash i kam kuptuar shume mirë dredhitë e politikave korruptive dhe që kanë për synim, jo vetëm destabilizimin, por edhe ndarjen e Kosovës”.

2.   Dështimi i dytë vjen kur bisedat sy me sy me të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi z. Richard Grenell i kuptoi si koncepte individuale e jo si Amerikë. Duket se z. Kurti është influencuar shumë nga propaganda e përgjithshme e analistëve dhe disa politikanëve në Kosovë se z. Grenell e ka për interesin e tij të avancimit personal dhe interesa të ngushta! Ky gabim është dështimi i dytë – sepse z. Grenell në Kosovë është vet Amerika. Çdo përfaqësues amerikan e përfaqëson vet Amerikën.  

Presidenti Trump, përveç si President – ai është edhe biznesmen dhe në konceptin e tij të shtetit ka futur edhe logjiken e biznesit. Politikanët kosovarë, madje edhe më gjerë,  ende nuk e kanë arritur ta kuptojnë tërësisht. Madje as z. Kurti; i cili e ka lëvizur diametralisht VV-në nga e majta, komplet në të djathtë. Pra, çdo përfaqësues zyrtarë amerikanë – përfaqëson vet Amerikën – e jo interesa të ngushta të individëve apo grupeve të caktuara. Trump do të fitoi sërish.

3.   Nga momenti i shpalljes së MOSBESIMIT në Parlamentin e Kosovës për Qeverinë Kurti, Kryeministri në detyrë ka operuar më shumë si opozitë se sa si pozitë. Mendoj se kjo vjet nga përvoja 20 vjeçare opozitare. Angazhimi i grupeve te të rinjve për të dalë në protesta anti-pushtet; sjellë mu në veprim opozitar. E keqja, qëllimshëm apo jo, shkoi edhe me larg, kur këto pozicione protestash dhe këto synime, u keqpërdoren nga individ ekstremist në Kosovë.

Z. Kurti në këto tri (3) dështimet e tij, duket se është rikuperuar. Do ta shohim nga veprimet e ardhshme!? Më larg se kaq, me injorimin e LDK-së ndaj Vjosa Osmanit – ka kuptuar që në politiken Kosovare, për interesa të ngushta behet gjithçka.

President Rugova gjithnjë lutej: “Zoti e Ndihmoftë Kosovën”.

May 12, 2020

Koalicioni me serb


Rruga pa Kthim; është filmi i Ekrem Kryeziurt që i përshtatët mësë shumti gjëndjes aktuale politike. Citat nga filmi: “Komunizmi është punë e shkaut që don me na prishë mesveti dhe aradhat partizane janë shërbetor të Rusit e Shkaut e nëse behemi bashk me ATA, do të na shohin sherrin nipa e stërnipa”. Sot po duket se dikush po bëhet qëllimisht bashk me ata!

LDK, aleati më i vjetër i PDK-së, madje edhe në kohën e Presidentit Rugova, arritën koalicionin që asokohe këto dy parti ishin në rrethana jomiqësore, vetëm e vetëm që të mos lidhin koalicion me serbët. Presidenti Rugova insistonte se Thaçi ishte rrezik për Kosovën.
Por, “armiku më i madh i shqiptarit është vet shqiptari”, ka thënë Faik Konica. Andaj, veçmas sot s’duhet të behëni bashkpunëtorë e t’ua shohim sherrin. Madje jo vetëm sot, por edhe për gjenerata që do të vijnë.

Kësaj radhe LDK injoroi partnerin e moçem PDK, aktualisht më 24 Deputet dhe në vend të saj mori në këtë udhetim pa krye Serbet dhe dy Komandantat, Ramush Harandinaj dhe Fatmi Limaj. Të dy patriot të njohur që tregojnë se kanë luftuar kundër Serbisë për të mirën e Kosovës dhe shqiptarëve. Por, ky lloj koalicioni po e tregon tëresisht të kundërten! Ose unë nuk po mund ta shoh qartë?

Gjykata Kushtetuese, do ta respektoi Kushtetuten dhe besoj se do të dal në favor të shkuarjes në zgjedhjet e reja, siç veprohet në tërë Evropen. Pas Mocionit të Mosbesimit, vendi shkon nw zgjedhje tw reja – por çka do të ndodhë në proces?

AAK dhe NISMA, për mendimin tim, t’i paketojnë Partitë dhe kurren e kurrës mos të flasin për patriotizem; për gjakun e derdhur dhe për lirinë e fituar e për Adem Jasharin. S’duhet harruar që lirinë na e solli veçmas NATO.
Ndërsa, LDK do të zvogëlohet të pakten për 50%, nëse nuk i bënë shpejt levizjet për të cilat është zotuar para votuesit në zgjedhjet e vitit të shkuar – Vjosa Osmani kryetare e LDK-së.

Çfarëdo që ndodhë tash; në zgjedhjet e ardhshme do të jenë partitë që s’kanë bashkpunuar zyrtarisht me serbet apo minoritetet, për t’i rrezuar vet shqiptarët. Dihet botërisht që LDK me strukturat aktuale, më nuk ka asnjë model për të lidhur koalicion të ardhshëm me VV. Kurse, deklarimet e Kadri Veselit gjatë fushatës që PDK do ta luftoi korrupcionin; mund t’i ofroi qendrimet për një Qeveri të re në mes të VV-së dhe PDK-së.

Me LDK-në e dobët dhe më AAK e NISMA-n në KUFER – për 20 vjetët e ardhshme, shtetin dhe pushtetin do ta udhehqin Albin Kurti e ndoshta edhe Kadri Veseli. Por gjithmonë bashk. Mbetet vetëm Presidenti si kalkulim i ardhshëm; pasi ende nuk po shkohet në zgjedhjet e lira për këtë pozitë!?

May 3, 2020

Femijet s’transmetojnë Covid19


Organizata Botërore e Shendetësisë (OBSH) ka deklaruar dhe vertetuar se FEMIJËT deri në moshen 16 vjeçare nuk e transmetojnë virusin Corona. Instituti Kombëtarë i Shëndetet Publik në Kosovë nuk e ka bërë publike këtë informatë të rëndësishme. Dakordohem me Dr. Ilir Tolaj se “punetorët dhe vet instituti është jo-profesional dhe se rekomandimet e tyre janë groteske dhe të gabuara”. Femijet mund të shkojnë në shkolë, sepse Covid19 nuk është semundje aerogjene (nuk shpërndahet në ajr).

Eksperti botërore prof. Michael Levit, fitues i çmimit NOBEL për shkencë, konfirmon se karantinimi dhe izolimi është gabimi më i madh që i është bërë njerëzimit. Ai thot se Karantinimi do të jetë shumë i dhimbshem në vendet ku nuk ka infrastrukturë të mirë sociale. Kjo do t’i dëmtoi dhe lëndoi të gjithë, veçmas të rinjtë.
“Dëmi i krijuar nga karantimi, do t’i kaloi për shumë shifra të gjitha jetrat e shpetuara. Shkatërimi i përspektivave te të rinjve dhe mundësive për avancim, është shumë më i madh se shpetimi i jetrave të disa 80 vjeçarëve”.

Në artikullin e kaluar e kam thënë se Karantinimi është shumë i gabuar për Kosovën – duka marrë parasyshë demografinë tonë. Sipas regjistrimit të popullsisë (cenzusit) në Kosovë janë 40% nën 18 vjet; mosha mesatare 24-26 vjet; 73% nënë 35 vjet dhe pleq 2.9% e popullsisë. Te gjitha mund t’i gjeni në faqene Entit të Statistikave të Kosovës. Andaj, karantinimi ka qenë dhe është shumë shumë i dëmshëm dhe shumë i gabueshëm.

Kosova është duke humbur të gjitha shancat të jemi imun dhe të krijojmë Imunitët të Kopesë – ku e gjithë popullata krijon imunitet natyror.
Tashmë është vertetur që ai përson që ka qënë një hërë i infektur dhe është sheruar – nuk infektohet më. Andaj, modeli i Suedisë, Islandes dhe deri diku i Gjermanisë – do të dalin modelet më të suksesshme në botë. Prandaj, Kosova e ka shancin e fundi që të krojoi një imunitet të përgjithshëm duke i lejuar njerëzit të dalin.

Kryeminister, askush deri më sot nuk e ka shikuar rëndësinë dhe vlerësual llojin e vdekjeve në Kosovë gjatë karantinimit. Ju e dini që nëse vdes një plak në moshen 80 vjeçare me sëmundje zemre, është më pak ose hiq i rëndësishem se një i ri 15-20 vjeç të vdes nga aksidenti në trafik.
Kryeministër, është momenti i fundit që NE kolektivisht mund të krijojmë imunitet dhe nuk kemi nevojë të presim vakcina. Ju e dini që Corona Virusi vret vetëm Pleq, përderisa flama vret shumë më shumëtë rinjë. A duhet të karantinohemi në kohë flame?

Ministri i shëndetësisë duhet të fokusohet në zhvillimin e Spitaleve Rajonale – ta heqë fokusin nga QKUK. Mendj se është zgjidhja e vetme.  
Minister Vitia, në Danimarkë është uebfaqë e quajtur EUROmomo që benë monitorimin e vdekjeve të 300 milion njerëzve në Evropë dhe çdo javë vdesin natyrshëm nga 50.000 mijë njerz. Brenda muajit janë 200.000. Andaj, numri i të gjithë të vdekurve në Evropë nga Corana për një muaj ka arrinë 100.000 njerzë.
Kosova ka vetëm 22 për 7 javë radhazi, apo 0.01%. Pse të rrijmë mbyllur Ministër?

Kryeministër Kurti, ekonomia e Kosovës, zhvillimi dhe avancimi i të rinjëve si dhe standardi ynë, po shuhet me këtë karantinim. Po shkatërrohen familjet dhe problemet psiqike dhe psikologjike po rriten çdo ditë. Traumat dhe dëmi masiv ekonomik janë në prag të derës.

Mendoj se Faktori Politik dhe pa-aftësia e Instituti Kombëtarë i Shëndetet Publik në Kosovë, janë dy arsyet e vetëme të dëmtimit masisv të shtetit tonë.
Me një maskë lejojeni popullin të dal dhe punoi dhe parandalojeni demtimin permanentë të shtetit dhe popullit tonë?! Kjo gjendje është e pafalshme dhe e padurueshme!

Strategjia Karantina - është më e rrezikshmja


Izolimi apo Karantinimi është strategjia më e rrëzikshme që kanë aplikuar institucionet e Kosovës. Përderisa Kosova e ka krejt popullatën e re në evropë, kjo strategji Izolimi/karantinimi vetëm po na shkatërron – nga vendët e punës e deri tek familja.
Karantinimi na e ka humbur imunitetin e të gjithë qytetarëve, ka bllokuar dhe dëmtuar tejmase ekonominë, bujqësinë dhe prodhimin. Ka filluar të krijoi probleme psiqike dhe konflikete familjare. Mbi të gjitha nuk ka arritur asgjë, sepse të gjithë ata që kanë një smundje shtesë po VDESIN. Eksperti më i miri suedez dhe këshilltar i drejtorit gjenral të Organizatës Botërore të Shendetësisë (OBSH-së), suedezi Dr. Johan Gisecke thot se izolimi vetëm e vonon procesin, por nuk e ndalon. S’ka shpetim, vetëm vonim. Në fund të gjithë në Evropë do të infektohen si një CUNAMI.

Kosova i ka dy (2) përparësi: 1. Populata më e re në Evropë dhe 2. Ka vetëm 2.9% pleq. Para 4 javësh kam kërkuar që të veprojmë lirshëm, kundër Izolimit. Askush s’ka degjuar!? Tash vera do të na shëndrrohet në vdekje, në vend që të festojmë si gjithmonë dasma dhe gezime. Deri me tash nuk ka asnjë arsye shkencore Karantina – sepse ata që nuk janë infektuar tash do të infektohen gjatë verës.
T’i ruajm pleqtë është e vetmja menyrë për ta kaluar me shumë pak apo asnjë problem këtë situatë.

Suedia dhe Islanda kanë aplikuar Strategjine e Hapur dhe dokumeti i Univerzitetit të Harvardit e shesh si modelin më të mirë i aplikueshëm – gjithcka e hapur; madje edhe nxënësit deri në moshen 16 vjeçare shkojnë në shkollë.
Suedia e ka rritur fuqinë e menaxhimit të kapaciteteve shëndetësore; e ka trefishuar. Kosova në anënë tjetër për shtatë (7) javë nuk ka bërë asgje në këtë drejtim; në vend që menaxhimi i situatave shëndetësore të jetë në të gjitha spitalete e Kosovës – jo vetem në Infektive në Prishtinë.

Ministri i Shendesise z. Vitia mbanë përgjegjësinë për veprimet përmes të cilave të gjitha qëndrat/spitalet shëndetësorë rajonale kanë mbetur pa përkrahje, pa zhvillim, pa avancim dhe pa strategji veprimi. Çfarë strategjie do të aplikoi tash – pas gjashtë (6) javëve kur numri i te vdekurve dhe infektuarve mund të rritet për nje kohë të caktuar.
Andaj, Ministria e Shendetësisë sëbashku me Qëndrën Kombëtare të Shednetit Publik nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë në asnjë drejtim. Sikur me qenë vetëm me dalë në televizor. Për të pranuar paciant – këtë e bënë spitali vet se e ka për detyrë – pa juve! Edhe numrat e rasteve, tash po i deklaron spitali. Çka po beni ju?
Madje, ende nuk keni dalur me asnej reference, studim apo sygjerim, për ata që janë sheruar vetvetiu?! Si kanë vepruar ata dhe stafi mjekësor.

Kryeministri Kurti më në fund duhet të dal nga ballkoni dhe të rikthejë jetën dhe punën sepse askush nuk e ndalon infeksionin. Do të jetë si CUNAMI në tërë Evropen, sipas Dr. Gisecke. Ky izolim na ka humbë shumëicen e Imunitetit – andaj duhet sa më shpejt të dalim nga Karantina. Sipas kalkulmeve aktuale që kam bërë, në Kosvë nga Covid19 kanë vdekur vetëm 0.01.2%. Kryeministër, nuk shaktërrohet Kosova për vetëm 0.01.2% të vdekur – nëse jam edhe unë vet. Por, Karantina nuk ka rendësi – sespe kështu po e shkatërron jeten e tërë kosovarëve. Të lutem Kryeministër, vëja gishtin kokës dhe liroje popullaten para një katastrofe të paimagjinueshme me efekt për 7-10 vjetët e ardhshme. Askush nuk mund ta ndaloi shperndarjen e virusit – madje as Korea e Jugut dhe as Singapuri. Kina ka shifra të njejta - por që nuk i publikon.
Z. Kurti, Kosova nuk ua ka borxh disa individëve këtë lloj shkatërrimi, adaj reago në interes nacioanel. E gjithë Evropa tashmë po reagon – edhe pse kanë ekonomi të qëndrueshem dhe Banken Evropiane me BILIARDA euro  rezerva. Ku është Kosova? Mos e varfro e shkatërro vendin tonë? Albin, sa kohe mund të qëndrosh i izoluar (sikur të ishe në karantinë)?. Mëndoje?! Trego force vendimarrje dhe behu Lider.

Dy strategjiete që duhet të aplikoi Kosova – që krojojnë lehtësime, zhvillim dhe avancim në vendin tonë. Frika nga infektimi nuk sheron asgjë. Frika nga infektimi nuk i mbanë njerëzit brenda prej 12-18 muaj.
Kosova duhet të filloi gradualisht që brenda 3 jave t’i eleminoi të gjitha ndalesat.

Strategjia e Shpërndarjës së Përgjegjësisë: Shperndaje sa më shpejtë pergjithësine dhe përgjegjësine tek Spitalet Rajonale dhe QKMF-të. Hapi të pakten shkollat fillore deri në klasen e 8-të – sepse femijet nuk infektohen lehtë. Këshilla ime është edhe shkollat e mesme – sepse maturantat dhe matura po shaktërrohet.
Exit Strategjia: Ruaj vetëm Pleqtë dhe të moshuarit nga mosha 50 vjetë e sipër. Këtë e kishte thene edhe Ministri i Mbrojtjes së Izraelit në fillim të epidemisë. Angaszhoi të gjitha moshat e reja – sepse askush nuk do të pres 12-18 muaj vakcinen e cila nuk dihet se çfar efketesh anësore ka.
Infektimi do të jetë si CUNAMI – andaj askush nuk mund ta ndaloi – madje as IZOLIMI.
Ulja e rastev do të marr disa muaj dhe nga muaji tetor i gjithë populli i Kosovës do të jetë IMUN ndaj ri-sheprndarjës së Corona Virusit.