May 3, 2020

Strategjia Karantina - është më e rrezikshmja


Izolimi apo Karantinimi është strategjia më e rrëzikshme që kanë aplikuar institucionet e Kosovës. Përderisa Kosova e ka krejt popullatën e re në evropë, kjo strategji Izolimi/karantinimi vetëm po na shkatërron – nga vendët e punës e deri tek familja.
Karantinimi na e ka humbur imunitetin e të gjithë qytetarëve, ka bllokuar dhe dëmtuar tejmase ekonominë, bujqësinë dhe prodhimin. Ka filluar të krijoi probleme psiqike dhe konflikete familjare. Mbi të gjitha nuk ka arritur asgjë, sepse të gjithë ata që kanë një smundje shtesë po VDESIN. Eksperti më i miri suedez dhe këshilltar i drejtorit gjenral të Organizatës Botërore të Shendetësisë (OBSH-së), suedezi Dr. Johan Gisecke thot se izolimi vetëm e vonon procesin, por nuk e ndalon. S’ka shpetim, vetëm vonim. Në fund të gjithë në Evropë do të infektohen si një CUNAMI.

Kosova i ka dy (2) përparësi: 1. Populata më e re në Evropë dhe 2. Ka vetëm 2.9% pleq. Para 4 javësh kam kërkuar që të veprojmë lirshëm, kundër Izolimit. Askush s’ka degjuar!? Tash vera do të na shëndrrohet në vdekje, në vend që të festojmë si gjithmonë dasma dhe gezime. Deri me tash nuk ka asnjë arsye shkencore Karantina – sepse ata që nuk janë infektuar tash do të infektohen gjatë verës.
T’i ruajm pleqtë është e vetmja menyrë për ta kaluar me shumë pak apo asnjë problem këtë situatë.

Suedia dhe Islanda kanë aplikuar Strategjine e Hapur dhe dokumeti i Univerzitetit të Harvardit e shesh si modelin më të mirë i aplikueshëm – gjithcka e hapur; madje edhe nxënësit deri në moshen 16 vjeçare shkojnë në shkollë.
Suedia e ka rritur fuqinë e menaxhimit të kapaciteteve shëndetësore; e ka trefishuar. Kosova në anënë tjetër për shtatë (7) javë nuk ka bërë asgje në këtë drejtim; në vend që menaxhimi i situatave shëndetësore të jetë në të gjitha spitalete e Kosovës – jo vetem në Infektive në Prishtinë.

Ministri i Shendesise z. Vitia mbanë përgjegjësinë për veprimet përmes të cilave të gjitha qëndrat/spitalet shëndetësorë rajonale kanë mbetur pa përkrahje, pa zhvillim, pa avancim dhe pa strategji veprimi. Çfarë strategjie do të aplikoi tash – pas gjashtë (6) javëve kur numri i te vdekurve dhe infektuarve mund të rritet për nje kohë të caktuar.
Andaj, Ministria e Shendetësisë sëbashku me Qëndrën Kombëtare të Shednetit Publik nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë në asnjë drejtim. Sikur me qenë vetëm me dalë në televizor. Për të pranuar paciant – këtë e bënë spitali vet se e ka për detyrë – pa juve! Edhe numrat e rasteve, tash po i deklaron spitali. Çka po beni ju?
Madje, ende nuk keni dalur me asnej reference, studim apo sygjerim, për ata që janë sheruar vetvetiu?! Si kanë vepruar ata dhe stafi mjekësor.

Kryeministri Kurti më në fund duhet të dal nga ballkoni dhe të rikthejë jetën dhe punën sepse askush nuk e ndalon infeksionin. Do të jetë si CUNAMI në tërë Evropen, sipas Dr. Gisecke. Ky izolim na ka humbë shumëicen e Imunitetit – andaj duhet sa më shpejt të dalim nga Karantina. Sipas kalkulmeve aktuale që kam bërë, në Kosvë nga Covid19 kanë vdekur vetëm 0.01.2%. Kryeministër, nuk shaktërrohet Kosova për vetëm 0.01.2% të vdekur – nëse jam edhe unë vet. Por, Karantina nuk ka rendësi – sespe kështu po e shkatërron jeten e tërë kosovarëve. Të lutem Kryeministër, vëja gishtin kokës dhe liroje popullaten para një katastrofe të paimagjinueshme me efekt për 7-10 vjetët e ardhshme. Askush nuk mund ta ndaloi shperndarjen e virusit – madje as Korea e Jugut dhe as Singapuri. Kina ka shifra të njejta - por që nuk i publikon.
Z. Kurti, Kosova nuk ua ka borxh disa individëve këtë lloj shkatërrimi, adaj reago në interes nacioanel. E gjithë Evropa tashmë po reagon – edhe pse kanë ekonomi të qëndrueshem dhe Banken Evropiane me BILIARDA euro  rezerva. Ku është Kosova? Mos e varfro e shkatërro vendin tonë? Albin, sa kohe mund të qëndrosh i izoluar (sikur të ishe në karantinë)?. Mëndoje?! Trego force vendimarrje dhe behu Lider.

Dy strategjiete që duhet të aplikoi Kosova – që krojojnë lehtësime, zhvillim dhe avancim në vendin tonë. Frika nga infektimi nuk sheron asgjë. Frika nga infektimi nuk i mbanë njerëzit brenda prej 12-18 muaj.
Kosova duhet të filloi gradualisht që brenda 3 jave t’i eleminoi të gjitha ndalesat.

Strategjia e Shpërndarjës së Përgjegjësisë: Shperndaje sa më shpejtë pergjithësine dhe përgjegjësine tek Spitalet Rajonale dhe QKMF-të. Hapi të pakten shkollat fillore deri në klasen e 8-të – sepse femijet nuk infektohen lehtë. Këshilla ime është edhe shkollat e mesme – sepse maturantat dhe matura po shaktërrohet.
Exit Strategjia: Ruaj vetëm Pleqtë dhe të moshuarit nga mosha 50 vjetë e sipër. Këtë e kishte thene edhe Ministri i Mbrojtjes së Izraelit në fillim të epidemisë. Angaszhoi të gjitha moshat e reja – sepse askush nuk do të pres 12-18 muaj vakcinen e cila nuk dihet se çfar efketesh anësore ka.
Infektimi do të jetë si CUNAMI – andaj askush nuk mund ta ndaloi – madje as IZOLIMI.
Ulja e rastev do të marr disa muaj dhe nga muaji tetor i gjithë populli i Kosovës do të jetë IMUN ndaj ri-sheprndarjës së Corona Virusit.

No comments:

Post a Comment