May 12, 2020

Koalicioni me serb


Rruga pa Kthim; është filmi i Ekrem Kryeziurt që i përshtatët mësë shumti gjëndjes aktuale politike. Citat nga filmi: “Komunizmi është punë e shkaut që don me na prishë mesveti dhe aradhat partizane janë shërbetor të Rusit e Shkaut e nëse behemi bashk me ATA, do të na shohin sherrin nipa e stërnipa”. Sot po duket se dikush po bëhet qëllimisht bashk me ata!

LDK, aleati më i vjetër i PDK-së, madje edhe në kohën e Presidentit Rugova, arritën koalicionin që asokohe këto dy parti ishin në rrethana jomiqësore, vetëm e vetëm që të mos lidhin koalicion me serbët. Presidenti Rugova insistonte se Thaçi ishte rrezik për Kosovën.
Por, “armiku më i madh i shqiptarit është vet shqiptari”, ka thënë Faik Konica. Andaj, veçmas sot s’duhet të behëni bashkpunëtorë e t’ua shohim sherrin. Madje jo vetëm sot, por edhe për gjenerata që do të vijnë.

Kësaj radhe LDK injoroi partnerin e moçem PDK, aktualisht më 24 Deputet dhe në vend të saj mori në këtë udhetim pa krye Serbet dhe dy Komandantat, Ramush Harandinaj dhe Fatmi Limaj. Të dy patriot të njohur që tregojnë se kanë luftuar kundër Serbisë për të mirën e Kosovës dhe shqiptarëve. Por, ky lloj koalicioni po e tregon tëresisht të kundërten! Ose unë nuk po mund ta shoh qartë?

Gjykata Kushtetuese, do ta respektoi Kushtetuten dhe besoj se do të dal në favor të shkuarjes në zgjedhjet e reja, siç veprohet në tërë Evropen. Pas Mocionit të Mosbesimit, vendi shkon nw zgjedhje tw reja – por çka do të ndodhë në proces?

AAK dhe NISMA, për mendimin tim, t’i paketojnë Partitë dhe kurren e kurrës mos të flasin për patriotizem; për gjakun e derdhur dhe për lirinë e fituar e për Adem Jasharin. S’duhet harruar që lirinë na e solli veçmas NATO.
Ndërsa, LDK do të zvogëlohet të pakten për 50%, nëse nuk i bënë shpejt levizjet për të cilat është zotuar para votuesit në zgjedhjet e vitit të shkuar – Vjosa Osmani kryetare e LDK-së.

Çfarëdo që ndodhë tash; në zgjedhjet e ardhshme do të jenë partitë që s’kanë bashkpunuar zyrtarisht me serbet apo minoritetet, për t’i rrezuar vet shqiptarët. Dihet botërisht që LDK me strukturat aktuale, më nuk ka asnjë model për të lidhur koalicion të ardhshëm me VV. Kurse, deklarimet e Kadri Veselit gjatë fushatës që PDK do ta luftoi korrupcionin; mund t’i ofroi qendrimet për një Qeveri të re në mes të VV-së dhe PDK-së.

Me LDK-në e dobët dhe më AAK e NISMA-n në KUFER – për 20 vjetët e ardhshme, shtetin dhe pushtetin do ta udhehqin Albin Kurti e ndoshta edhe Kadri Veseli. Por gjithmonë bashk. Mbetet vetëm Presidenti si kalkulim i ardhshëm; pasi ende nuk po shkohet në zgjedhjet e lira për këtë pozitë!?

No comments:

Post a Comment