Udhëheqja
e Qeverisë së Kosovës nga z. Albin Kurti, u pa si një shpresë për një ndryshim
pozitiv për të gjithë. Por tri (3) dështimet e Kryeministrit Kurti, bënë që ky
ndryshim mos të ndodhë.
1.
Kryeministri
Albin Kurti nuk ka llogaritur në tradhtitë e brendshme të koalicionit; në Isa
Mustafen i cili i ka varrosur Titon e deri tek Presidenti Rugova. Një kalkulim
të tillë askush nuk ka mundur ta kuptoj. Këtij dështimi ia shtojmë edhe
politiken 20 vjeçare të Presidentit Thaçi, i cili duket se inkurajoi z. Mustafa
në vendimet për prishjen e koalicionit.
Ishte dështim nga z. Kurti, sepse nuk
mori seriozisht deklarimet e Agim Veliut – se këtu jemi për një kohe të shkurtër.
Politikes
së brendshme i krijoi një thyerje dhe përçarje aq të madhe, saqë e gjithë bota
qeshte me veprimet e politikanëve tanë. Në një intervistë në TV-të e Kosovës, e
pranon edhe vet z. Kurti – kur thotë: “tash i kam kuptuar shume mirë dredhitë e
politikave korruptive dhe që kanë për synim, jo vetëm destabilizimin, por edhe
ndarjen e Kosovës”.
2.
Dështimi
i dytë vjen kur bisedat sy me sy me të dërguarin e posaçëm amerikan për
bisedimet Kosovë-Serbi z. Richard Grenell i kuptoi si koncepte individuale e jo
si Amerikë. Duket se z. Kurti është influencuar shumë nga propaganda e përgjithshme
e analistëve dhe disa politikanëve në Kosovë se z. Grenell e ka për interesin e
tij të avancimit personal dhe interesa të ngushta! Ky gabim është dështimi i dytë
– sepse z. Grenell në Kosovë është vet Amerika. Çdo përfaqësues amerikan e përfaqëson
vet Amerikën.
Presidenti
Trump, përveç si President – ai është edhe biznesmen dhe në konceptin e tij të
shtetit ka futur edhe logjiken e biznesit. Politikanët kosovarë, madje edhe më
gjerë, ende nuk e kanë arritur ta
kuptojnë tërësisht. Madje as z. Kurti; i cili e ka lëvizur diametralisht VV-në nga
e majta, komplet në të djathtë. Pra, çdo përfaqësues zyrtarë amerikanë – përfaqëson
vet Amerikën – e jo interesa të ngushta të individëve apo grupeve të caktuara.
Trump do të fitoi sërish.
3.
Nga
momenti i shpalljes së MOSBESIMIT në Parlamentin e Kosovës për Qeverinë Kurti,
Kryeministri në detyrë ka operuar më shumë si opozitë se sa si pozitë. Mendoj
se kjo vjet nga përvoja 20 vjeçare opozitare. Angazhimi i grupeve te të rinjve
për të dalë në protesta anti-pushtet; sjellë mu në veprim opozitar. E keqja, qëllimshëm
apo jo, shkoi edhe me larg, kur këto pozicione protestash dhe këto synime, u keqpërdoren
nga individ ekstremist në Kosovë.
Z.
Kurti në këto tri (3) dështimet e tij, duket se është rikuperuar. Do ta shohim
nga veprimet e ardhshme!? Më larg se kaq, me injorimin e LDK-së ndaj Vjosa
Osmanit – ka kuptuar që në politiken Kosovare, për interesa të ngushta behet
gjithçka.
President
Rugova gjithnjë lutej: “Zoti e Ndihmoftë Kosovën”.
No comments:
Post a Comment