“Qëllimi im është që të arrij një marrëveshje
gjithëpërfshirëse që do të pajtohen të gjitha palët”, tha Lajçak kur arriti në
Kosovë. Kjo deklaratë e tij ndryshoi modelin e operimit të Bashkimit Evropian
dhe konceptin e modelit amerikan të marrëveshjes. Me një deklaratë kaq të gjerë
synohet hapja e STATUSIT të Kosovës!?
Pajtim
i të gjitha palëve
është një tregues se qëllimi i marrëveshjes nuk është të arrihet një MARRËVESHJE – por të krijohen
koncesione dhe kushte. Për veshin e qytetarit të zakonshëm fjala PAJTIM jep
shpresë, se qytetaret jetojnë me dhe për shpresë – por në diplomaci kjo zgjeron
implikim dhe involvimin – veças kur thuhet gjithëpërfshirëse. Z. Lajçak Kosova është
Shtet dhe vetëm një Lider e përfaqëson Shtetin tonë.
Nuk ka përfaqësim të interesave të tjera dhe
gj5tihëpërfshirëse.
Ju e dini z. Lajçak që në çdo marrëveshje ka AKORDIM/DAKORDIM, por asnjëherë pajtim
te të gjitha palëve. Dhe pyetja ime është – kush janë të gjitha palët? Kjo është
arsyeja e parë pse propozimi i z. Miroslav Lajçak, që në fillim, është nisur i dështuar.
Arsye tjetër shumë e fortë është: si mendon
Bashkimi Evropian që mund ta tejkaloi dhe kërcënoi Amerikën. Ju dhe me cilën
ushtri z. Lajçak? Si person, jeni njeriu me i miri në botë, por di detyrë e
keni gabuar kur thoni që “ne jemi BE-ja, dhe ne e arrijmë marrëveshjen”. Nga
viti 2011 është treguar se BE-ja ka interesa e interesa të cilat as vet nuk
mund t’i zgjedhë.
Mirë ju ka thënë Kryeministri Hoti: “nëse BE është
e fuqishme, zgjidhe çështjen e vizave. Pastaj bisedojmë”? Ndoshta kjo është
arsyeja se pse para shkuarjes në Beograd keni thënë se nuk mund të filloni
procesin e Liberalizimit të Vizave.
Z. Lajçak personalisht kam shumë dyshime që
mund të arrini diçka, përkundër dëshirës së madhe që keni. Nëse nuk mund ta
inicioni një proces teknik si Liberalizimi i Vizave – me të gjitha kushtet e
plotësuara; atëherë si mund ta zgjidhni një proces politik i cili po zhagitet
10 vjet nga vet BE-ja. Këtu ia shtojmë edhe deklaratën tënde: “Qëllimi im është
që të arrij një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të pajtohen të gjitha
palët”!
Ëmbëlsira gjithmonë është për fund. Tash është
ndërruar edhe lojtari kryesor në lojë. Nuk është më Presidenti Thaçi, por
Kryeministri Hoti. Nova rex, nova lex – thotë një fjalë e vjetër latine.
No comments:
Post a Comment