Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t'i realizuar projekte që i ka filluar në të mirë të grupeve minoritare që i përfaqëson. Mbi të gjitha ka bashkuar shqiptarët dhe të gjitha pakicat etnike tjera në Kroaci për zhvillimin e synimeve, familjeve dhe femijëve të tyre - duke krijuar perspektiva për të gjithë pa dallim. Këtë e ndjeva në takimin që kishim bashk në Zagreb.
Të gjithë shqiptarët nga Dubrovniku, Splitit, Zara, Rovinji, Poreçit, por edhe e gjithë Kroacia duhet ta votojnë numrin 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj. Poashtu, të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë pasaportë kroate, duhet të veprojnë njësoi.
Plani i votimit në Prishtinë është vetëm në ambasadën Kroate, në Qafë, tek Kafet e Vogëla - dhe në ambasadën Kroate në Tiranë në shtëpinë e bardhë.
Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, në Kroaci janë 4.284.889 milion banorë nga të cilët 328.738 u takojnë grupeve minoritare ku zonja Perljaskaj përfaqëson Shqiptarë 17.513 (0,41%), Boshnjak 31.479 (0,73%), Malazez 4.517 (0,11%), Maqedon 4.138 (0,10%), dhe Sllovenet 10.517 (0,25%).
Por nga viti 2011 mund të ketë ndryshime në shifra, por këta aktualisht janë të vetmit numra zyrtarë.
Aktualisht garojnë 3 shqiptarë për këtë post, por karriera dhe fuqia e zonjës Perljaskaj për të zgjidhur probleme të komplikuara, edhe në të kaluarën për shqiptarët dhe të tjeret, e bene ate personin më të fuqishëm, më stabil dhe me të besueshmin në këtë garë zgjedhore. Duke rrumbullaksuar numrin 4 në fletevotim, shqiptarët me të drejtë votë në Kroaci, zgjedhin personin më profesionist dhe më të besueshmen zonjën Ermina-Lekaj Perljaskaj. Një nënë e fortë, një grua e sukseshme dhe një përfaqësuese e kohës.
E lindur në Prizren; e diplomuar, e magjistruar dhe doktorruar në drejtësi; Ermira çdo ditë angazhohet për të drejtat të gjitha grupeve minoritare që përfaqëson pa dallim; veçmas për atë Shqiptarë, Boshnjak e Slloven. Betimi i saj për Drejtësi dhe Mirëqenie, ka avancuar e përparuar të gjitha grupet etnike që përfaqëson.
Zonja Perljaskaj, e ka futur në Parlamentin Kroat, për herë të parë, ditën përkujtimore për masakrën e Srebrenicës (BH) - që është e arritura me e madhe për popullatën boshnjake deri me tash në një shtet të BE-së.
Java e biznesit kosovar në Kroaci, është projekt që mbledhë të gjitha institucionet dhe bizneset e Kosovës në Kroaci. Njejtë vepron edhe me grupet tjera minoritare. Ajo është pranë secilit që ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje, sepse është femër e shekullit 21.
Ermiren kësaj radhe, me shumë se kurrë duhet përkrahur, veçmas për ndihem që ka afruar për të gjithë shqiptarët në Kroaci. Fituese e pavarur në dy mandate nga viti 2015 e bënë zonjën Perljaskaj kandidaten më të fuqishme shqiptare në Kroaci. Futja e gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera etnike nëpër shkolla është hapi më i fuqishëm i mos asimilimite te të rinjeve/rejave, veçmas shqiptarë që jetojnë në këtë shtet.
I shoqëruar me Munip Gashin, takimi im me Ermiren me 17 shkurt 2017 ishte rezultat i ftesë se Unionit Shqiptarë të Kroacisë që udhëhiqet nga Gjen. Esat Qollaku ku për disa ditë me radhë reflektuamë mbi mundësitë e zhvillimit dhe avancimit te të gjitha komuniteteve në shtetin kroat, të cilët përfaqësohen edhe me ligj. Ndër të tjera kemi diskutuar edhe për planin zhvillimor të saj si deputete e pavarur në Kroaci. Ai plan tash është marrëveshje në realizim, i nënshkruar ndërmjet saj Qeverisë Kroate; me afat realizimi deri në vitin 2024. Ermira tash po mbronë nenin 22-të këtij ligji, ku grupet minoritare të gëzojnë të njëjtat të drejta punësimi dhe angazhimit në Shtetin kroat, sikur i gjithë populli kroat.
Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, që përkrahë Ermiren, është ndër organizatat më të fuqishme që ka krijuar bashkim dhe bashkpunim i të gjithë spektrit shqiptarë. Për këtë zonja Perljaskaj thot: "Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim Ne vetë".
Ermina-Lekaj Perljaskaj (https://erminalekajprljaskaj.hr/), ka një sër dekorimesh, por me i rëndësishmi është shpërblimi nga Presidenti i Shqipërisë "Shqiponja e Arte", për kontributin e dhënë për shqiptarët në Kroaci dhe në botë.
No comments:
Post a Comment