Oct 16, 2022

Leter Presidentes: Perfaqësoje popullin

Presidente, sot më shumë se kurr vepro konform fuqisë Kushtetuëse, perfaqësoje popullin drejt liberalizimit të vizave. Nëse Ne vet nuk luftojmë për të drejten tonë, askush nuk e bënë për Ne. 

Të gjitha përfaqësitë diplomatike janë në Kosovë. Por, që ka nevojë duhet të trokasësh në dyert vendeve të tyre. Ne dyertë e miqëve? Populli i Kosovës ka bërë shumë deri me tash - përfaqësoje drejt dhe fuqishëm e mos i zhgënje sepse të obligon edhe Kushtetuta. Presidenti është PERFAQËSUES i popullit!


Shtetet e BE-së e dijnë shumë mirë që sistemi ETIAS nuk vlene për Kosovën, andaj disa vende edhe propozojnë një proces të tillë. ETIAS vlenë për 63 shtetët që kanë liberalizim me BE. Këtë e konfirmon vet portali i BE-së për schengen. Kosova nuk ka LIBERALIZIM andaj nuk i plotëson kushtet për ETIAS tash për tash. 

Presidenti slloven Borot Pahor, Presidenti Kroat z. Zoran Milanovic dhe ai Çek z. Milos Zeman, poashtu ai austriak Alexander Van der Bellen, dhe ai gjerman Frank Walter-Steimeier prej kohesh iu kane thene Juve, që të llogarisni në perkrahjen e tyre. Tash është koha që të kerkosh ndihmen e vertetë të tyre; duke mos lene anash asnje kontakt tjeter të BE-së si psh: kryeministrja e Finlandes znj. Sanna Marin. Nje politikane me influencë dhe fuqi në BE.

Që të gjithe sëbashku ta bindni presidentin francez z. Emauel Macron dhe ata pak të tjerë që me 23 tetor, me shkrim të jap driten e gjelbër për liberalizim pa asnjë kusht. 


Me 23 tetor Presidente, të gjitha vendet e BE-së me shkrim duhet ta konfirmojne apo jo liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtij hapi Ju sëbashku më të gjithë Ne, duhet t'i paraprijmë drejtë duke kontaktuar çdo person që njohim; madje edhe qytetarët e zakonshëm që jetojnë brenda dhe jasht Kosovës t'i kontaktojne miqtë e tyre evropian. 


Spanjen duhet ta falenderojmë për qendrimin dhe deklarimin e saj pozitiv për Liberalizimin e Viza për Kosovën. KFORI spanjoll krijoi paqë në Kosovë, yash edhe përkrahja për Liberalizim. Spanja po e kthen borxhin e komandant Asim Vokshit. Por edhe të gjitha vendet tjera që kanë qenë Pro liberalizimit duhet falenderuar dhe kerkuar që me 23 tetor të jene pozitive edhe me shkrim?! "Ky do të ishte fillim i mirë", thot Sun Tzu në librin e tij Arti i Luftës. Djersitja e askujtë dhe asnjë vendi nuk duhet injoruar. 


Presidente, fushata duhet të përfshijë secilin vend që e ka përkrahur Liberalizimin dhe ato pak vende që kanë kerkuar kushte shtesë. Të kërkoni nga të gjithë qytetarët e Kosovës që në rrjetet e tyre sociale Twitter t'iu shkruajn në muret e udheqësve të ketyre vendëve që kanë vënë kushte shtesë që e gjithë bota t'i lexoi dhe njoh ata udhëheqës. 


Kërkoje me ngulm edhe ndihmen amerikane dhe angleze. Presidenti Clinton ka pasë të drejtë kur ka thënë: "Ne e fituam luften. Ju fitojeni paqen". Të luftojmë të gjithë për paqë e prosperitet. Ju Presidente edhe kur është vështirë përqafoni obligimet Kushtetuese dhe udhëhiqni!


Fushata duhet të përfshi çdo shqiptarë dhe mik shqiptari, kudo në botë të shkruaj artikuj, opinione dhe analiza në të gjitha gazetat e mundshme globale. Të bejnë deklarata në radiot në emisionet e drejtëpërdrejta (live) dhe televizionet e vendeve ku jetojnë. Të jenë pjesmarrës në Talk Show live dhe të ngrisin brengën e Kosovës. Të tërhiqet e gjithë vemendja e botës tek padrejtësitë që disa vende të BE-së tash sa vjet po ia bëjnë Kosovës. 


Presidente mundesia intelektuale e financiare nuk mungon. Vullneti nuk mungon. Dituria e popullit të Kosovës nuk mungon asnjeherë. Tash për tash mungon vetem udhëhqja JUAJ?!


Zgjohu, 23 tetori nuk duhet të na zë në gjum! 




No comments:

Post a Comment