Ballkani është pozita gjeografike ku janë thyer të gjitha
shpatat. Ku çdo interes politik, strategjik dhe hapësinorë është kthyer në
interesa të ngushta të popujve të ardhur (dyndjeve) si dhe mbrojtësve autokton
Pellazg, Ilir dhe tash së-fundmi Shqiptar. Historiani me famë botërore Noel
Malcolm në librin e tij “Një histori e shkurtër për Kosovën”, thot se deri në
dyndjet e shekullit VII, Ballkani është menaxhuar kryesisht nga
Iliret/Shqiptaret dhe nuk ka pas apetite dhe mosmarrëveshje të mëdha morale dhe
territoriale.
Pra, pas dyndjeve, veçmas atyre Sllave, gjendja ka
filluar të degradoi keq. Zef Mirdita, i cili vdiq para disa ditëve, ne librin e
tij “Krishterimi nder Shqiptar”, thot se Iliret, e tash Shqiptarët kanë qenë
gjithmonë në udhëkryqin më të madh në botë ku ndahet Lindja dhe Perëndimi. “Shqiptarët
kanë bartur të gjitha pasojat e grindjeve juridike dhe doktrinave që zhvilloheshin
ndërmjet Romës dhe Bizantit”, thekson ai. Ndërsa, Dr. Jak Gjergji thekson se në
trojet tona, historikisht janë thyer të gjitha shpatat.
Kjo situatë me plot luftëra dhe pushtime, ka vazhduar
deri me ardhjen e Skenderbeut në Perandorinë shqiptare tw shek 14-15; i cili për
28 vjet mbrojti të gjitha vlerat evropiane dhe u shpall 2 here Atlet i Krishtit
nga Papati në Romë. Ndërsa në vitin 1464 Papa Pali II e shpall Komandant Suprem
i të gjitha Forcave Evropiane.
Me vdekjen e Skenderbeut, Lakmia dhe Untia në Ballkan
shtohen në përmasa përtej çdo imagjinate. Stimulues kryesor për këtë qasje të
re, behet vet Perandoria Osmane, e cila me sistemin e saj korruptiv financiar
dhe pronësor; ndërron çdo rregull të lojës në këtë trevë të pasur me resurse njerëzore
dhe resurse natyrore. Për të gjithë ata që ishin kundër sistemit korruptiv,
pasonte shpata.
Shqiptarët e Kosovës e dinë shumë mirë se pse Ballkani është
Lakmia e popujve që jetojnë në të dhe Untia (Uria) që dallon nga çdo cep i botës.
Secili prej qytetarëve të Kosovës, i moshës së pjekur ka vetëm një përfundim:
“Pushtimi Osman, Luftërat Ballkanike, Sistemi Komunist”. Por, në secilin
shekull Lakmia dhe Untia (Uria) vetëm se janë shtuar.
Çfarë është Ballkani?
Antropologet mund ta shpjegonin më se miri – pasi që Antropologjia
si shkencë i studion sjelljet njerëzore nëpër shekuj. Ballkani duke qene i
pushtuar 2130 vjet: 1000 vjet Prenadoria Romake; 500 vjet ajo Bizantine; 530 Perandoria
Osmane dhe për ne Kosovarët edhe 100 vjet ajo sllave. Por, mënyra se si sot në
Ballkan njerëzit sillen egërsisht ndaj njeri-tjetrit, unë u sugjeroj antropologëve
që këtë Sindromë ta quajnë “Sindroma Ballkanike.”. Ballkani e ka natyrën
biologjikë më të fuqishmen në botë; ndahet në 4 stinë; që është një natyrë e
butë dhe plot jetë. Andaj, me pushtime, besoj se njerëzit duhet ta kenë të
ndërtuar gjenetikisht sjelljen e urrejtjes dhe dhunës.
Mendoj se edhe për 30 vjet Ballkani do të sillet dhe
veproj ngjashëm – ndoshta me disa finesa të vogla të përmirësuara, me ndihmën e
fuqive Evropiane, pasi BE po mundëson Lirinë e Lëvizjes për 99% e popullit të
Ballkanit. Shpejt edhe Kosova i bashkohet!? Ballkani, thonjte baba i ndjere Dr.
Jak Gjergji, “është një vend ku të gjithë e dinë diagnozën, por askush nuk e di
kurimin”.
Do të shtoja, nuk ka asnjë ide që qon përpara, por që
merren me të kaluarën. Ato pak ide që mund të jenë duke lundruar nëpër Ballkan;
nuk merren parasysh nga askush. Të gjitha vendet e Ballkanit janë bashkë në një
TENXHERE (Melting Pot) por assesi të bashkëpunojnë për të arritur bashkë. Ndërsa,
në fjalët e urta të secilit shtet ballkanik, vendin e parë e zë thënia:
“Bashkimi bënë fuqi”.
Si për çudi, mu kujtua ajo forja (batuta) për Kosovarët.
“Në vitin 2100, Tokën do ta udhëheqin Kosovarët – sepse të gjithë popujt tjerë
do të shkojnë në hapësirë”.
Por, duke i parë problemet politike dhe ekonomike në tërë
Ballkanin – duke filluar nga Greqia para bankrotimit e duke mbaruar në Bosnjën
e paqetësuar; ndoshta do të udhëheqim bashkë Tokën në vitin 2100?!
Aktualisht, Ballkani vazhdon të mbetët me Qeveri të
korruptuara, me popull dembel që gjithmonë gjejnë arsye për të mos arritur/punuar
drejt; me mediat jo të lira dhe me OJQ-të e menaxhuara nga Partitë Politike. Në
Ballkan vazhdojnë me qasje negative për gjithçka që është e tjetrit. Por mbi të
gjitha; brenda këtyre 600 vjetëve të fundit, përveç Lakmisë dhe Untisë, ka
rritur edhe një faktorë tjetër shumë të keq URREJTEN.
Çfarë mund të jetë
Ballkani?
Me krizën e refugjatëve nga Azia dhe Afrika, edhe disa vjet
Ballkani do të shërbej si rrugë për Evropë apo si Tampon-Zone për të gjitha
udhëtimet e refugjatëve. Kjo nënkupton, pamundësi zhvillimi të hovshëm.
Por, ka edhe të mira. Dallimet ndërmjet shteteve dhe
popujve do të zvogëlohen për shkak të interesave më madhore; ndër ato është
SIGURIA. Më e rëndësishmja e Ballkanit është që ta mbaj sigurinë në nivel dhe në
standard. Ndërsa, nga interesi gjeo-politike; Ballkani bie nën sferën e
interesit Perëndimor. Këtë e ka treguar edhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.
Sipas organizatës Gjeopolitike dhe Gjeostrategjike “STRATFOR”
– Ballkani tash ka vetëm një përparësi: Ka hapësirë të madhe për investime në
ekonomi, kapital dhe siguri – pasi që luftërat dhe konfliktet nuk do të lejohen
më nga fuqitë e mëdha.
Ndërsa, Noel Malcolm në librin e tij Agjentet e
Perandorisë (Agents of Empire) thekson se gjithçka ka filluar në trevat
shqiptare. Poashtu gjithçka do të përfundoi nga trevat shqiptare. Pastaj do të
kemi paqë dhe zhvillim në Ballkan.
No comments:
Post a Comment