Jun 27, 2017

Kush po e lë Kosovë në duart e serbëve?

Janë 95 Deputetët shqiptarë që Fatin e Kosovës po e lë në duart e Deputetëve serb dhe të grupeve tjera etnike. 

Në vitin 2012 miqtë e mi në Departamentin Amerikan të Shtetit në Ëashington, D.C. më kanë thënë se e vetmja pengesë për shtrirjen e influencës dhe interesave të Serbisë si dhe përhapjen e ekstremizmit në Kosovë është z. Ramush Haradinaj. 
Ndoshta, për këtë arsye, partitë politike dhe grupet e interesit në vendin tonë, synojnë që ta dobësojnë dhe bëjnë me shenjë edhe z. Haradinaj. Si i vetmi SAMURAI i cili ka luftuar dhe qëndruar stoikisht deri me tash kundër influencës sllave (ruso-serbe) dhe të ekstremistëve islamistë në territorin e Kosovës; si dhe vet ekzistencës së shtetit serb në vendin tonë, mendoj se të gjithë duhet ta përkrahim edhe pak.  
Të gjithë deputetet, të gjitha partitë politike, pa dallim,  gjatë fushatës kanë thënë se janë për të ndërtuar shtet. Atëherë pse sot nuk e ndërtojnë këtë shtet që e kemi? S’ka shtet tjetër! Kush nga JU po e lë Kosovën në duart e serbëve? Rezultati i zgjedhjeve del në fund të javës së ardhshme – por kjo s’do të thotë se dikush po i mbron interesat e lindjes në Kosovë! Uroj që të mos jetë kështu; unë ta kam gabim. Duhet edhe në vepra ta luftojmë sjelljen AUTORITARE – jo vetëm me fjalë. 
Sfidat që ka Kosova janë mijëra herë më të mëdha se inati dhe mosmarrëveshjet individuale. Sfidat si Liria jonë në Evropë; Lufta kundër ekstremizmit, Zhvillimi dhe investimet e jashtme dhe te brendshme; Bashkimi i koalicioneve ndërkombëtarë në formimin e ushtrisë; Politika e jashtme e MENÇUR, Zhvillimi i prodhimit të brendshëm; dhe shumë fusha të tjera.
Nëse të gjithë bëhemi bashkë, ndoshta ua japim fëmijëve tanë një shancën të ecin përpara. I japim vendit një shancën të qëndrueshme të partneritetit Perëndimor. 
Andaj, ka ardhë koha që t’ia japim shancën z. Haradinaj, për të mirën e vendit – që të ndërtoj qasje sociale dhe të edukimit ku idetë kthehen në biznes. Apo dëshirojmë t’ia hapim derën Influencës ruse dhe serbe në Kosovë?!

No comments:

Post a Comment