Si Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, deri në verën e 2019-të do t’i sjellë €185 milion euro para/të holla për investime kapitale dhe operacionale në Korporatë. Telekomi nuk do të falimentoi, por avancoi. Do të paguhen të gjitha borxhet dhe nëse nuk rinegociohen, do të terminohen të gjitha kontrat e dëmshme të arritura deri me tash. Një herë e përgjithmonë do ta shkoqiti “kancerin” nga Korporata.
Telekomi i Kosovës aktualisht gjeneron BRUTO rreth €72 milion. Poashtu implementimi i KOD-it 383 sjellë mbi €30 milion në vit. Aktualisht këto para të tarifimit ndërkombëtarë i merr Monaco, Sllovenia dhe Serbia. Implementimi i KOD-it 383 duhet të jetë i menjëhershëm. Teknologjia e shkapërderdhur e TiK aktuale harxhon mirëmbajtje mbi €15 milion dhe me UNIFIKIMIN e saj shpenzimet do të bien në €7 milion. Orientimi në CLOUD është hapi i ardhshëm. Zvogëlon shpenzimet deri në €10 milion dhe rrite të hyrat deri në €20 milion për 10 vjetet e ardhshme. Të gjitha do të bëhen kur me 2021 integrohemi në rrjetat 5G.
Deri më 30 qershor Telekomi do të ketë fillimin e investimeve në Broadbad prej €100 milionësh dhe para të gatshme €85 milion për të mbylur të gjitha borxhet aktuale dhe avancoi Korporatën.
Infuzioni financiar
Tri institucione financiare ofrojnë kredi me interes të ndryshme nga ulët-lartë:
1. Banka Botërore me interes 0.5% për 25 vjet afat kthimi – me 5 vjet Greis Periudhe. Për €50 milion, pas 25 vjetëve do t’i kthenim €3.2 milion interes.
2. BEI (Banka Evropiane për Investime) që është pjesë e BRZHI-të e cila ofron KREDI që kthehet pas 15 vjetëve me interes 1.5%. Për €50 milion, me Greis Periudhe të pacaktuar, TiK do t’i kthente €5.8 milion interes.
3. Bankat Vendore – me 3% interes me të ultë dhe afat kthimi 15 vjet. Për €50 milion, pas 15 vjetëve do t’i kthenim €11.6 milion interes. Unë rekomandoi Bankën Botërore.
Kryeministri Haradinaj rishtazi është takuar me udhëheqjen e BERZH-it, Bordi i të cilit në vitin 2016 ka alokuar €150 milion për zhvillimin e BROADBAND-it në territorin e Republikës së Kosovës. Partë ende po rrinë. TiK duhen të aplikojnë dhe përcjellin projektin fuqishëm në tërë territorin e Kosovës. Kosova është në vendin/hapësirën e synimit strategjik të BE-së drejt anëtarësimit – andaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi më përpikëri.
Orientimi Strategjik
Arritja e objektivave, ekonomia e ardhshme mobile dhe orientimi në rrjetat 5G; janë synimi më i rëndësishëm strategjik i Telekomit të Kosovës.
Vala dhe Telekomi duhet të arrijë marrëveshje bilaterale me të gjithë kompanitë e botës që janë mbi 45.000 mijë operatorë të vegjël e të mëdhenj. Vala ka kontrata/marrëveshje bashkëpunimi me rreth 500 prej tyre. As Evropën nuk e ka të mbuluar sa duhet?! Mbi të gjitha, të gjitha paratë/të hollat përfundojnë në Kosovë. Kompania duhet të krijoi njësinë e re Telekomi Ndërkombëtarë – njësi kjo që merret me të gjitha këto zgjidhje. Aktualisht ka një departament të vogël.
Kompanitë e botës, orientimin e kanë në DATA, nëse dëshirojnë të mbijetojmë dhe fitojmë. Të njëjtën rrugë duhet ta ndjekë Telekomi i Kosovës. Më përpara, apo me fillimin e implementimit të BROADBAND-it, TiK duhet të themeloi njësinë e re që do të merret vetëm më WiFi. Integrimin e të gjitha segmenteve në një – përfshirë edhe 5G dhe ofertën e komunikimit me botën – është synimi i afërt strategjik. Teknologjia 5G që i mundëson të gjitha shërbimeve Qeveritare dhe Institucionale të Kosovës siguri dhe shpejtësi janë hapi i ardhshëm 5 vjeç i orientimit në IoT (Internet of Things). Ky është edhe dimensioni i ri Strategjik që synoi si Kryeshef ta implementoi në avancimin e Korporatës.
Shitoret në Internet
Ka kaluar koha e shitoreve me tulla dhe me orare të caktuar. Tash ka ardhur koha e shitoreve në Interent. Telekomi dihet të jetë 24/7u si e gjithë bota afër konsumatorit.
Shitja ONLINE është hapi i ardhshëm i avancimit të Korporatës, e cila është vet ofruesi i të gjitha shërbimeve të specializuar të internetit që sot ofrohen në Botë. Pse nuk e shfrytëzojmë dyqanin 24/7h? Duke u varur nga niveli i avancimit online të popullatës, TiK do të inkasoi nga €15 deri në €30 milion euro në vit varësisht nga platforma që ofron. Konsumatori do t’i kryej të gjitha shërbimet dhe marrë produkte e nevojshme nga kanapeja (kauçi) i shtëpisë së tij/saj.
Në këtë mënyre mese lehti përcaktohet edhe demografi dhe kërkesa/nevoja e qytetarit të Kosovës. TiK aktualisht e ka teknologjinë dhe njerëzit ta kryejnë këtë shërbim nga brenda kompania.
Nuk duhet harruar edhe Postën e Kosovës – që do ta ndihmonim e shërbimin e Transferim të Parave nga bota e jashtme - Remitencat, dhe me mundësitë e shërbimeve financiare jo-bankare që posedon Posta e Kosovës, arrijmë rreth €85 milion në vit të transferojmë nga Remitencat e bashkatdhetarëve tanë. Banka qendrore çdo vjet regjistron rreth €800 milion euro të pranuara nga Remitencat në të gjitha shërbimet financiare në Kosovë.
Strategjia e Qeverisë së Kosovës për Zhvillim Ekonomik 2020-2025, parasheh ndihmesën dhe përkrahjen e kompanive vendore. Andaj zhvillimi i biznesit B2B (Biznes për Biznes) vetëm do të avanconte fuqinë dhe shtrirjen e Telekomit të Kosovës. Rasti më i mirë i suksesit është kompania telekomunikuëse në Angli – BULLDOG, e cila brenda natës ka revolucionarizuar shërbimin me konsumatorë dhe nevojat e tyre. Diçka që British Telecom nuk e bënte aso kohe (2005-2006).
Telekomi i Kosovës tash ka edhe Unazën Optike më të mirën në Ballkan të cilën duhet shfrytëzuar dhe racionalizuar në interes të Korporatës.
Duhet ta “ndezim” edhe Fibren e Zezë e cila nuk përdoret për asgjë relevante.
Kështu, vijmë tek elementi më esencial për zhvillimin e Korporatës e që është KUJDESI ME KONSUMATOR (One Stop Solution). Me 3400 punëtor duke mos llogaritur ata kontrate mbi vepër, TiK ka mjaftueshëm resurse të brendshme, të jetë pranë konsumatorit në çdo kohë. Të gjitha shërbimet mund dhe duhet të kryhen në një sportel.
No comments:
Post a Comment