Oct 11, 2020

Voto Drita CACAJ

Drita Cacaj (ÖVP) një aleate e re per Kosovën në politikën vieneze dhe austriake. Nesër me 11 tetor, të gjithë shqiptarët me banim në Vienë duhet ta votojnë Driten. Në këtë mënyrë votojnë për suksesin dhe të ardhmen e vet dhe të fëmijëve të tyre. 

E gjithë Viena voton nesër - andaj Drita CACAJ është përfaqësuesja me e mire e shqiptarëve në këto zgjedhje. E shoqëruar edhe nga 2 shqiptare nga partitë tjera - Drita ka shancat me të mira dhe përkrahjen me të madhe e vet Kryeministrit Kurz. Miqësia e saj me Kancelarin Sebastian Kurz dhe anëtarin/deputetin e Parlamentit Evropian z. Lukas Mandl i jep shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti një fuqi edhe me të madhe në adresimin e nevojave të tyre. Veçmas Kosova! 

Vota për Drita Cacaj është votë edhe për Kosovën. Është vota që përfaqëson shqiptarët në RRETHET (Bezirka) 1,4,5 dhe 6. Por edhe në votën e përgjithshme në Asamblenë e Vienes. @dritacacaj ka nevojë për shqiptarët e Vienës, andaj sot me 11 tetor i thërras të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre të dalin dhe votojnë Drita Cacaj - duke e votuar zo. Cacaj, ndihmoni edhe familjen, por edhe shtetin tuaj të origjinës. 


Kujdes: emëri Drita Cacaj apo vetëm CACAJ duhet të shkruhet si në fletvotimin në foto - përndryshe vota juaj, shpallet e pavlefshme. Suksese ✨✨

No comments:

Post a Comment