E gjithë Viena voton nesër - andaj Drita CACAJ është përfaqësuesja me e mire e shqiptarëve në këto zgjedhje. E shoqëruar edhe nga 2 shqiptare nga partitë tjera - Drita ka shancat me të mira dhe përkrahjen me të madhe e vet Kryeministrit Kurz. Miqësia e saj me Kancelarin Sebastian Kurz dhe anëtarin/deputetin e Parlamentit Evropian z. Lukas Mandl i jep shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti një fuqi edhe me të madhe në adresimin e nevojave të tyre. Veçmas Kosova!
Vota për Drita Cacaj është votë edhe për Kosovën. Është vota që përfaqëson shqiptarët në RRETHET (Bezirka) 1,4,5 dhe 6. Por edhe në votën e përgjithshme në Asamblenë e Vienes. @dritacacaj ka nevojë për shqiptarët e Vienës, andaj sot me 11 tetor i thërras të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre të dalin dhe votojnë Drita Cacaj - duke e votuar zo. Cacaj, ndihmoni edhe familjen, por edhe shtetin tuaj të origjinës.
Kujdes: emëri Drita Cacaj apo vetëm CACAJ duhet të shkruhet si në fletvotimin në foto - përndryshe vota juaj, shpallet e pavlefshme. Suksese ✨✨