Jun 3, 2021

Kosova vetëm me Amerikën


BE është e pafuqishme që të ndërmjetësojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësimin e vërtetë e bënë vetëm Amerika. Izraeli e reflekton ketë mese miri. 

Kosova në parullat e saj gjithmonë është me Amerikën. Tash edhe në veprime dhe vepra vetëm me Amerikën. Koha e fundit që e ndajmë shapin prej sheqerit. Kryeministër Kurti, "dy atllar në një mullar" nuk lidhen kurr. Andaj, sugjeroi që  JU duhet të orientoheni vetëm me Amerikën - me raporte të shëndosha me Anglinë dhe Gjermaninë  Nuk ka rrugë tjetër të mirë për vendin tonë. Kosova do të ketë pasoja marramendëse nëse luajnë me dy palë letra. 

Lufta e Kosovës e ka trasuar rrugën e vet: Vetëm me Amerikën. 

BE i ka dy defekte tepër të mëdha në këtë proçes të bisedimeve:

  1. Nuk ka fuqi të vendosë për asgjë - përjashto shtetet individualisht. 

  2. Të dy (2) negociatorët vijnë nga shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Defekt marramendës për BE-në e tragjedi për NE 

Keto dy defekte, jo vetëm se e bëjnë të pa mundur suksesin, por po e qojne vendin dhe politikën tonë strategjike drejtë izolimit. Një izolim i tillë veç po shihet - nuk ka takime bilaterale mes institucioneve tona dhe shteteve tjera. Madje edhe Presidenca është izoluar. 

Ketu nuk po hyjmë edhe në defektet, pa përgatitjen strategjike (çka të bëjë në Kosovë) dhe korrupsionin që ka treguar BE ndaj Kosovës. 

  • Ata nuk e dijnë se ku kanë shkuar €100 e me shumë miliarda që BE ja dedikuar për Kosovën si ndihma që nga paslufta - në Kosovë jo! 

  • Nuk kanë filluar investimet qindra miliardshe në Kosovë, që ka premtuar BE.

  • Nuk ka LIBERALIZIM për Kosovën se ata nuk janë në gjendje të pajtohen. 

  • Nuk ka ndihmesë financiare nga BE për avancimin infrastrukturës së përgjithshme të  Kosovës - sipas premtimeve të tyre!?

  • Nuk ka ndihma as në vakcina COVID19  sipas deklaratave të udhëheqësve të vet vendeve të BE-së. Mos llogarit vendet individualisht!

  • Nuk ka mundur të implementoi IBM-in me Serbinë nga 2013-ta. Është dashur Marrëveshje e Washingtonit për një ditë  ta bëjë realitet?! 

Kosova gabon shumë rëndë nëse mbështetet në BE. Lista është shumë e gjatë e defekteve të tyre, por këto mjaftojnë ta di popull i këtij vendi dhe kuptojmë që BE nuk ka kurrfarë fuqie vendimmarrëse për një marrëveshje të njohjes reciproke Kosovë-Serbi. 

Z. Kurti, para çdo fillimi të bisedimeve, unë do të kërkoja që sëpari realizimin e premtimeve të bëra nga vet BE - si shenjë gatishmërinë për të filluar t'iu besojmë në proces. 

Ta dijnë të gjithë; "Me pasë qenë BE aq e mirë, Britania e Madhe kish qendruar brenda saj", ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson. 


Qeveria Amerikane dhe qasja e saj në bisedimet me Serbinë është tepër e favorshme për Kosovën. Vetëm një ditë nga Marrëveshja e Washingtonit, ka sjellë më shumë përfitime për Kosovën, se 8 vjet bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. 

Qasja amerikane në këto bisedime aktualisht duket se është kjo: 

  1. Nuk ka ndarje të Kosovës

  2. Nuk ka Asociacion me kompetenca shtet-formuëse. 

  3. Ka investie kapitale miliardshe dollarësh në Kosovë dhe mijëra vende të reja pune. 

  4. Ka integrim dhe avancim të shtetit të Kosovës brenda dhe jasht vendit. 

  5. Kosova mbetet në axhendën e prioriteteve të Qeverisë amerikane. 

  6. Anëtarësimi i Kosovës në NATO, etj.


Udhëzimet dhe deklarimet e Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan z. Palmer në Kosovë  janë të qarta për të gjithë. 

Kësaj radhë Unë jam vetëm me Amerikën - a është Qeveria juaj z. Kryeministër? 

No comments:

Post a Comment