Bisedimet që lehtësohen nga Bashkimi Evropianë ndermjet Kosovës dhe Serbisë, në shtator do të ngecin në vend dhe BE hyne në zgjidhjen e rrugëve të saj të reja, rrugë këto që nuk do të kenë cak final deri në verën e ardhshme 2022.
Në shtator janë zgjedhjet në Gjermani. Kjo kohë ka vetëm një
rëndësi – kush do të jetë Kancelar në Gjermani dhe si do të reflektohet fuqia Gjermane
në tërë Evropen. A do të jetë e majt apo e djathtë kjo fuqi evropiane?! A do të
vazhdoi Kosova të ketë edhe më tutje miq në krye të politikes udheheqëse
gjermane a jo! Kjo do të varet tërësisht nga koalicioni i partive fituese dhe
aleancatë e radhës më Liberalet apo të Majtit. Në rastin e Kosovës, të Majtët nuk
na duan. Zgjedhja përfundimtare e institucioneve në Gjermani, besoj do ta mbrri
fundin e tetorit. Ndërsa, stabiliteti politik gjerman do të filloi nga janari
2022.
Mënjëherë në shkurt 2022 janë edhe një palë zgjedhje shumë të
rëndësishme për Bashkimin Evropianë. Këto zgjedhje kanë reflektim edhe edhe më
të gjerë në Kosovë. Aktualisht Macron na e ka bllokuar Liberalizimin e Vizave! Zgjedhja
e Presidentit të ri të Francës (Macron apo Le Pen)
edhe kesaj radhe besoj se do të kaloi me një mori ngërçesh dhe pengesash. Franca
nuk është sikur Gjermania, nuk i finalizon gjerat shpejtë. Politika franceze më
shumë i ngjanë politikës kosovare. Nëse Presidneti aktual Macron nuk fiton, atëherë
konsolidimi i udhëheqjës së re të Frances do të marr shumë kohë – nga Presidenti
e deri tek Qeveria e re Franceze. Nga votat rajonale qe do të mbahen me 20
korrik 2020, anketat tregojnë që partia e Presidnetit Macron për Republiken
(LREM) ka shumë pak përkrahje rajonale.
Në prill 2022, kësaj situate jo të favorshme për politiken e
jashtme të Kosovës në aspektin ndërkombëtare,
i shtohen edhe zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.
Andaj, çkado që propozon apo bisedon Kosova me Serbinë, gjate
nga tash deri veren e ardshme, minon fuqine aktuale dhe të ardhshme që Kosova të
kthehet ball-hapur në tavolinë e bisedimeve. Kujdes!
Kjo kohë mëse miri është për t’u përdorur shumë në dy fusha tepër të rëndësishme – politiken dhe sigurinë e brendshme dhe njohjet e reja ndërkombëtare. Kjo kohë do të na shërbej shumë në intëres, përfitime dhe zhvillim të qytetarit dhe të vendit tonë.
Gjatë kësaj kohe vetëm me Amëriken NE do të fitojmë. BE do
të jetë edhe palë edhe e lënduar. Prandaj ta shfrytëzojnë institucionet dhe
politia jonë drejtë këtë kohë?
No comments:
Post a Comment