Marrëveshja e Asociacionit e nënshkruan në Bruksel nga ish Kryeministri Mustafa dhe i mbështetur nga ish Presidenti Thaçi e sjellë ujkun në torishtë. Është tërësisht jo e drejte ndaj vetë heronjëve të Kosovës - nëse askujt tjetër.
Ky ky dokument legal që unë e quaj Asociacion i Komunave Multietnike në Kosovë i referohet marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi të vitit 2013 që thot qe komunat duhet të kenë fuqi në menaxhimin urban komunal.
Pra, eliminon fuqinë e vet shtetit që është planifikimi hapsinor, injorimi i doganave dhe institucioneve ligjore dhe të sigurisë.
Propozim dokumentin e ri do t'ia dorëzoj Kryeministrit dhe ambasadave këtë vikend.
Dokumenti përmbanë objektiva të qarta, ashtu siç ka vet Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në dokumentin aktual, objektivat janë aq të fuqishme sa vet Qeveria që shkojnë deri në fuqinë e hulumtimit dhe zhvillimit shtetërorë.
Asociacioni nuk guxon të përcaktoi numrin e komuanve, siç është akorduar në Bruksel nga udhëheqësit tanë. Por, duhet të jetë i hapur për anëtarësim te të gjitha komunat që kanë përfaqësim multitnik.
Gjykata kushtetuese e ka kundërshtuar dokumentin e Qeverisë Mustafa në 23 pika, sepse në këtë dokument kërkohet që Asociacioni të mbroj të drejta e vetëm serbëve dhe asnjë komuniteti tjetër. Një etnia është shuar në momentin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës. Deklarata e pavarësisë e thotë qartë këtë. Kjo deklaratë është edhe fillimi i modelit më të ri të udheqjes në botën e qytetruar demokratike.
Asociacioni poashtu duhet t'i përgjigjet autoritetit rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës dhe një herësh të jetë pjesë e auditimit nga Auditori Gjeneral i Kosovës. Asociacioni nuk mund të vendosë kokë në vete për keto çështje.
Asociacioni i Komunave Multietnike do të jetë model i mirë që hapë rrugën për zhvillimin e mëtejm të bisedimeve Kosovë-Serbi në formësimin e paketës politike që për mendimin tim ka vetëm një pikë dhe paketës teknike që ka 16-20 pika të cilat përkrahen dhe implementohen me vendimin direkt të Amerikës e që BE vetëm e konfirmon këtë vendim Amerikan. E vetmja mënyrë e suksesit për të gjithë është presioni dhe fuqia Amerikane për ta finalizuar këtë marrëveshje.
No comments:
Post a Comment