Ky propozim legal për Asociacioni i Komunave Multietnike në Kosovë, i plotëson të gjitha kriteret Kushtetuese, ligjore dhe është konform të gjitha praktikave demokratike në botën e qytetëruar.
Andaj Asociacioni Multietnik është zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza politike dhe eliminimin e bllokadës ndërkombëtare.Gjykata Kushtetuese NDALON implementimin e asociacionit te komunave me shumice serbe, mu për shkak të dispozitave ligjore të këtij dokumenti. Sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, liderët tanë e kanë shkelur deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Dy fushat të cilat Gjykata Kushtetuese ka vënë fuqinë e ndalesës është mu çështje legale dhe ajo e financimit.
Asnjë asociacion nuk guxon që të menaxhoi paratë e mbledhura në Komunën A dhe t’i alokoi ato ku ka dëshirë. Asnjë asociacion nuk guxon që të mënjanoi shërbimet e prokurimit publik të Kosovës.
Asociacioni nuk është dhe nuk mund të jetë entitet ligjorë në kuadër të Kushtetutshmërisë së Kosovë, andaj edhe duhet të reflektoi si OJQ – ashtu siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës. Mbi të gjitha, nuk mund ta ndaloj bashkëpunimin ndërmjet komunave të Kosovës duke përcaktuar kuotën e anëtarësimit sepse është tërësisht kundër themelit të shtetit tonë.
Këtu hyn edhe buxheti i Asociacionit Multietnik i cili krijon bazën e mirë që çdo proces financimi i përgjigjet ligjshmërisë financiare të Kosovës dhe institucioneve të saj. Ky Asociacion Multietnik financohet nga kontributi i anëtarëve të saj, të hyrat vetanake, pushteti qendror dhe donacionet të cilat mund të jenë nga cilido shtet pa dallim dhe kalojnë nëpër rrjetën e shtetit të Kosovës.
Më e rëndësishmja, ky Asociacion nuk përjashtohet nga shërbimi doganor dhe taksativ i Kosovës.
Nesër në orën 11:00, ky dokument, do t'u dorezohet të gjitha Përfaqësive Diplomatike, Presidencës dhe Kryeministrisë se Kosovës.
No comments:
Post a Comment