Oct 29, 2022

Biznesmeni i vogël në Ameriken e madhe!

Amerika vendi i andrrave për krejt dhe vendi i mundësive për disa! Mhill Gjurajt iu ka shpërbly mundin. Por Amerikan vazhdon t'ua ofroi çdo ditë shancen e njejtë të gjithë të tjerëve që deshirojnë të masin fuqine e vet dhe të familjës për një të ardhme më të mirë. 

Sot ai është një ndër biznesmenënt e vegjel më të suksesshem në New York dhe Connecticut. Para 50 vjetëve Mhilli si i ri, me familje, vjen nga Kosova në Amerikë për një jetë më të mirë. Mundësi më të mira dhe perspektivë më të madhe. Lë mbrapa fshatin Sferka e Thatë ndërmjet Pejës e Klinës dhe vendoset në New York. Peshku i vogël në detin e madh. 

Gjuraj Reality Managment fillet e saj i ka nga vitin 1977, kur Mhili zhvishet nga petku i Kosovës dhe fillon ta përqafoi synimin e tij jetësor "ta lë vendin dhe familjen në një gjendje më të mirë se sa ish vet". Kjo rrugë e ndoqi me ndihmat mijëra dollarshe për atëdheun Kosovën dhe për komunitëetin shqiptarë dhe komunitetet tjera në Amerikë.

Lufta e Kosovës, ndërtimi më pas dhe deri tek Pandemia COVID19, nuk e ndalon asnjëherë atë të ndihmoi në mënyra më të ndryshme. Madje në vitin 2019 banoret e shtetit Connecticut e kanë zgjedhur Mhillin Kryetar (Major of the Day) në Waterbary dhe ka ngritur e flamurit e Kosovës me 17 shkurt ku shperblehet me udhehqjen e komunes. Ai që mësë shumti kujdeset për komunitetin.  Kontributi i tij është i jashtzakonshëm në të gjitha sferat e bamirësisë. 

Gjatë pandemisë kur u mbyll Amerika, me dhjetra familje kanë banuar në pronat e tij, pa dallim nacionalitetin, duke mos paguar qera dhe duke dalë shëndosh nga kriza. Gjuraj Reality Managment sot numron 13 ndertesa me kapacitete nga 1 familje deri në 60 familje. Një menaxhim i drejtë dhe angazhim të pandërprerë 45 vjeçar.

Ai e pelqen shumë miliarderin Elon Musk "Ai është një punëtor i madh dhe nuk harxhon pa nevojë". Sipas Mhilit, vizioni i tij orientohet në 2  fusha: 1. "Amerika vendi i mundësive dhe ky e ka shfrytëzuar një mundësi", dhe 2. "Vetëm puna e pandërprerë dukë qenë shumë shpesh vet tek zgjdhja e  problemit. Fatit tim i prij vet". 

Familja luan një rrol të jashtzakonshëm në jetë dhe suksesin e tij. Tradita e kaluar nga i ndjeri  baba Gjoni tek femijët, ka qenë motiv dhe arsye e besnikrisë dhe bujarisë shqiptare - rrugë që Mhilli e ka ndjekur pa nderprerë. 

Tash si gjysh, Mhilli ka siguruar 4 femijët e tij shtepi, ku nipat dhe mbesat rriten pa telashe dhe plot mundësi zhvillimi e harmoni. "Baba nuk duhet me e deshtë njërin femi më shumë se tjetrin. Të gjitha janë të barabartë në zemrën time. Ky edhe është çelsi i suksesit në familje të shëndoshë", thot Mhilli. 

Ageja, një Ulqinake me qindravjet, është arsyeja kryesore e suksesit të tij. Age Rudaj, me kulturen dhe diturine e saj, ka arritur ta ndihmoi dhe të qëndroi pran Mhillit rregullisht. Rishtazi të dy janë pensionuar, dhe ajo thot se si gjyshe do ta kaloi dashurinë për atëdheun tek mbesat dhe nipat, ashtu siç e ka ajo. Githmonë është thënë: "pas një burri të suksesshem, është një grua e fortë". Ageja është forca për Mhillin.

Oct 16, 2022

Leter Presidentes: Perfaqësoje popullin

Presidente, sot më shumë se kurr vepro konform fuqisë Kushtetuëse, perfaqësoje popullin drejt liberalizimit të vizave. Nëse Ne vet nuk luftojmë për të drejten tonë, askush nuk e bënë për Ne. 

Të gjitha përfaqësitë diplomatike janë në Kosovë. Por, që ka nevojë duhet të trokasësh në dyert vendeve të tyre. Ne dyertë e miqëve? Populli i Kosovës ka bërë shumë deri me tash - përfaqësoje drejt dhe fuqishëm e mos i zhgënje sepse të obligon edhe Kushtetuta. Presidenti është PERFAQËSUES i popullit!


Shtetet e BE-së e dijnë shumë mirë që sistemi ETIAS nuk vlene për Kosovën, andaj disa vende edhe propozojnë një proces të tillë. ETIAS vlenë për 63 shtetët që kanë liberalizim me BE. Këtë e konfirmon vet portali i BE-së për schengen. Kosova nuk ka LIBERALIZIM andaj nuk i plotëson kushtet për ETIAS tash për tash. 

Presidenti slloven Borot Pahor, Presidenti Kroat z. Zoran Milanovic dhe ai Çek z. Milos Zeman, poashtu ai austriak Alexander Van der Bellen, dhe ai gjerman Frank Walter-Steimeier prej kohesh iu kane thene Juve, që të llogarisni në perkrahjen e tyre. Tash është koha që të kerkosh ndihmen e vertetë të tyre; duke mos lene anash asnje kontakt tjeter të BE-së si psh: kryeministrja e Finlandes znj. Sanna Marin. Nje politikane me influencë dhe fuqi në BE.

Që të gjithe sëbashku ta bindni presidentin francez z. Emauel Macron dhe ata pak të tjerë që me 23 tetor, me shkrim të jap driten e gjelbër për liberalizim pa asnjë kusht. 


Me 23 tetor Presidente, të gjitha vendet e BE-së me shkrim duhet ta konfirmojne apo jo liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtij hapi Ju sëbashku më të gjithë Ne, duhet t'i paraprijmë drejtë duke kontaktuar çdo person që njohim; madje edhe qytetarët e zakonshëm që jetojnë brenda dhe jasht Kosovës t'i kontaktojne miqtë e tyre evropian. 


Spanjen duhet ta falenderojmë për qendrimin dhe deklarimin e saj pozitiv për Liberalizimin e Viza për Kosovën. KFORI spanjoll krijoi paqë në Kosovë, yash edhe përkrahja për Liberalizim. Spanja po e kthen borxhin e komandant Asim Vokshit. Por edhe të gjitha vendet tjera që kanë qenë Pro liberalizimit duhet falenderuar dhe kerkuar që me 23 tetor të jene pozitive edhe me shkrim?! "Ky do të ishte fillim i mirë", thot Sun Tzu në librin e tij Arti i Luftës. Djersitja e askujtë dhe asnjë vendi nuk duhet injoruar. 


Presidente, fushata duhet të përfshijë secilin vend që e ka përkrahur Liberalizimin dhe ato pak vende që kanë kerkuar kushte shtesë. Të kërkoni nga të gjithë qytetarët e Kosovës që në rrjetet e tyre sociale Twitter t'iu shkruajn në muret e udheqësve të ketyre vendëve që kanë vënë kushte shtesë që e gjithë bota t'i lexoi dhe njoh ata udhëheqës. 


Kërkoje me ngulm edhe ndihmen amerikane dhe angleze. Presidenti Clinton ka pasë të drejtë kur ka thënë: "Ne e fituam luften. Ju fitojeni paqen". Të luftojmë të gjithë për paqë e prosperitet. Ju Presidente edhe kur është vështirë përqafoni obligimet Kushtetuese dhe udhëhiqni!


Fushata duhet të përfshi çdo shqiptarë dhe mik shqiptari, kudo në botë të shkruaj artikuj, opinione dhe analiza në të gjitha gazetat e mundshme globale. Të bejnë deklarata në radiot në emisionet e drejtëpërdrejta (live) dhe televizionet e vendeve ku jetojnë. Të jenë pjesmarrës në Talk Show live dhe të ngrisin brengën e Kosovës. Të tërhiqet e gjithë vemendja e botës tek padrejtësitë që disa vende të BE-së tash sa vjet po ia bëjnë Kosovës. 


Presidente mundesia intelektuale e financiare nuk mungon. Vullneti nuk mungon. Dituria e popullit të Kosovës nuk mungon asnjeherë. Tash për tash mungon vetem udhëhqja JUAJ?!


Zgjohu, 23 tetori nuk duhet të na zë në gjum! 




Oct 15, 2022

ETIAS nuk vëlenë për Kosovën

Shtetet e BE-së e dijnë që sistemi ETIAS nuk vlene për Kosovën, andaj edhe propozojnë një proces të tillë. ETIAS vlenë për 63 shtetët që kanë liberalizim me BE. Këtë e konfirmon vet portali i BE-së për schengen. Kosova nuk ka LIBERALIZIM?!? Dilomacia kosovare, e di shume mirë këtë çështje që do zgjidhje të shpejtë. Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme duhet të kërkojne nga secili shtet i BE-së të aprovojnë Liberalizimin me kusht që ETIAS të jet aplikativ edhe për Ne. Amerika të na ndihmoi?

ETIAS nuk është liberalizim, por është vize schengen 3 mujore për në vendet e BE-së. Kriminelët nuk ndalen përmes sistemeve kufitare, këtë e di edhe BE-ja, ata kanë shtetësi Evropiane. Por, jeta e qytetarëve të Kosovës bëhët edhe më e veshtire për të shkuar në Evropë e takojne familiaret e tyre apo vetëm vizitojnë. 


është çmenduri për secilin shtet të BE-së të besoi se me sistem elektronik të ndaloi krimin?! ETIAS, do të jetë edhe një mekanizëm pengese sikur të gjithë të tjerët deri me tash për vendet jo-anëtare  të BE-së. Forumi Politik është njësoi - shumë tym e asnje grimë flakë. 

ETIAS (European Travel Information & Authorization System) ka pasur të behet aktiv në vitin 2019-2020. Tash pritet të filloi funksionimin në nëntor 2023. Sikur Kosova të kishte qasje në ETIAS, shkuarja në shtetet e BE-së përmes këtij sistemi nuk mund të realizohet para muajit janar 2024! A e di këtë Qeveria e Kosovës?

Deputeti holandez Thijs Reuten tha: 

“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës e disa vendeve Evropiane".  


Institucionet e Kosovës duhet t'ua bëjne shumë të qartë BE-së që nëse një proces Liberalizimi nuk fillon sivjet, Ne do te orientihemi ME AMERIKEN dhe Britaninë e Madhe. Nuk ka rruge tjetër. 

Udhëheqësa të Kosovës, zgjohuni, se askush nuk i kryen detyrat tona. Askush nuk të fal asgjë nëse se fiton vet. 


Sikur ta kisha një dëshirë të realizuar nga  shkopi magjik, do të kthehesha tek Skederbeu (Atlet i Krishtit) dhe vetem t'i tregoja se çka po i bënë Evropa popullit të tij; e sot shumica e Evropës do të flisnin turqisht përveç shqiptarëve. 



Feb 13, 2022

Multiethnic Association in Kosovo; General Elements of a Legal Framework

 Legal framework


1). The Multiethnic Association of municipalities in Kosovo is established as an association/ community of municipalities as foreseen by the First Agreement, the Law on ratification of the First Agreement in Brussels on 19th of April 2013 and Kosovo Law and Constitution.


2). On the basis of the First Agreement that recognizes its distinct character, the Kosovo Government will adopt a decree directly applicable, which will be reviewed and approved by the Constitutional Court of the Republic of Kosovo. The Multiethnic Association in Kosovo will be an NGO as the other Association currently active in Kosovo and defined by its Statute, which will comprise of elements set out below.


3). The Statute will be adopted by a constituent assembly composed of the voted members of the assemblies of the participating all municipalities.

Objectives


4). In accordance with the First Agreement, the Multiethnic Association in Kosovo will have as its main objectives in delivering public functions and services to:


a) strengthen municipal democracy;


b) exercise full overview to develop municipal economy;


c) exercise full overview in the area of education;


d) exercise full overview to improve municipal primary and secondary health and social care


e) exercise full overview to coordinate urban and rural planning in municipal level:

g) adopt measures to improve all municipal living conditions for returnees to Kosovo;

 

i) promote, disseminate and advocate issues of common interest of its members and represent them, including to the central authorities of Kosovo Government;

j) provide services to its members in accordance with Kosovo law;

 

k) conduct monitoring as required for the implementation of its objectives;

m) establish relations with all Kosovo municipalities and enter into cooperation arrangements with other associations of municipalities, domestic and international.


5). The Multiethnic Association will exercise other additional competences as may be delegated by the central authorities of Kosovo Government.

Organizational structure


6). The Multiethnic Association in Kosovo will have the following organs:

a) an Assembly composed of representatives appointed by each participating municipalities, among their elected members. The Assembly will have the right to adopt amendments to the Statute, rules of procedure and all necessary regulations and administrative decisions as per its Statute and related to its objectives in accordance to Laws and Constitution of Kosovo. All amendments to the Statute, rules of procedure and all necessary regulations and decisions adopted by the Assembly will be applicable to its members unless one of its members formally expresses a different decision.


b) a President, who will represent The Multiethnic Association, including
before the central authorities and outside Kosovo. The President will be assisted by a Vice-President. The President and the Vice-President will be
elected by the Assembly from among the members of the participating municipalities' assemblies.


c) a Council composed of all Municipalities that have a multiethnic inhabitants in their midst among residents of the participating municipalities, including all mayors of the participating municipalities; the Council is an advisory body which provides guidance to the work of the Multiethnic Association in Kosovo.


d) a Board composed of 9 members voted by the Assembly from among the mayors and residents of the participating municipalities. Exact composition is to be defined in the Statute with has the right to take the necessary decisions for the daily management of the The Multiethnic Association in Kosovo. The members of the Board will be supported in their work by professional colleges composed of experts, divided into and covering those areas falling under the objectives and tasks of the Multiethnic Association in Kosovo in accordance by the Laws of the Republic of Kosovo.

 

The Statute will define the number of professional colleges and their assignment to the members of the Board

 

e) An administration, headed by a Chief of Administration appointed by and reporting to the Board, supporting the work of the Multiethnic Association in accordance by the Laws of the Republic of Kosovo.

In particular the Board and the President. The staff of the administration will benefit from an employment status, in accordance with Kosovo Law, including the Law on Labour and the Law on Civil Service, enabling them to perform their administrative duties. The members of the Multiethnic Association in Kosovo may decide to use a number of employees to support the Multiethnic Association in the execution of its objectives.


f) a complaints office with a mandate to examine complaints in relation to its objectives.


Relations with the central authorities


8). The Multiethnic Association will work with the central authorities on basis of cooperation and information sharing all in accordance to the Kosovo Law.


9). The Multiethnic Association in Kosovo will promote the interests of member municipalities in its relations with the central authorities.

10). The Multiethnic Association in Kosovo will be entitled to propose, in accordance with Kosovo law, amendments to the legislation and other regulations relevant for a better performance and better living of its municipal residents.


11). I accordance with laws in power The Multiethnic Association in Kosovo will have the right to initiate or participate in proceedings before the competent Courts, including to the Constitutional Court, against any anti law acts or decisions from any institution affecting the exercise by the Multiethnic Association in Kosovo of its powers in accordance with its Statute.

 

11.a). Statute cannot Exide the powers agreed in Brussels on 19th of April 2013 which are: education, health, economic, development of Municipalities and urban planning.


12). The Multiethnic Association in Kosovo will have the right to nominate representatives in the competent organs/bodies of the central government, including the Consultative Community Council. In the pursuit of the monitoring function envisaged by the First Agreement, the representative of the Multiethnic Association will have right to have access and information from central authorities in accordance with Kosovo law.

 

13). Acting on behalf of the Multiethnic Association in Kosovo, the four mayors of the northern municipalities will provide the Ministry of Interior a list of candidates for nomination as regional Police Commander as specified in Article 9 of the First Agreement.


Legal capacity


14). The Multiethnic Association in Kosovo will be endowed with the legal capacity necessary under Kosovo law to perform its objectives, including the right to own moveable and immoveable property, to co-own companies that provide municipal services within the scope of the Multiethnic Association in Kosovo and to conclude contracts, including employment contracts.

15). On the basis of the First Agreement, the Multiethnic Association in Kosovo is established upon the adoption of the Kosovo Government  decree for the purposes of its objectives.


Budget and support



16). The Multiethnic Association in Kosovo will have its own budget, which will be administered in accordance with the principles of transparency and
accountability, and the provisions of the law on public procurement that derive and are implemented by the Procurement Agency of Kosovo according to law.


Those principles will in particular apply to the channeling of funding, including under 17.d

 

The expenditures shall be subject to audits by the competent authorities (Ministries), including by the Auditor General of Kosovo.


17). The Multiethnic Association in Kosovo will be funded from:


a) contributions from its municipal members;


b) income and revenue from the services provided by the Multiethnic Association in Kosovo, its companies or drawn from its moveable or immoveable assets according to Kosovo law.


c) transfers from the central authorities;

 

d) contributions, grants, donations as well as financial support from other
associations and organizations, domestic and international as well as from all countries interested to assist, donate or invest; the Multiethnic Association in Kosovo will NOT be exempt from duties and
taxes in the pursuit of its objectives.


General and final provisions


18). The Multiethnic Association in Kosovo will be open to all other multiethnic municipalities in Kosovo.


19). The Multiethnic Association in Kosovo can only be dissolved by decision of Assembly adopted by a 2/3 majority of its members.


20). The Multiethnic Association in Kosovo will be entitled to have its own official symbols (coat of arms and flag) in accordance with Kosovo law and Constitution.

21). The statute of the Multiethnic Association in Kosovo will be drafted by the Management Team and presented to the High-level Dialogue within one month, from the date of agreement of these principles with facilitation if necessary, including with the Ministry of Municipal Government.

 

The Statute will be endorsed by decree upon agreement in the Dialogue and approved by Constitution of Kosovo. Any amendments presented by the Multiethnic Association in Kosovo, will be endorsed by decree and will be reviewed by the Constitutional Court.


22). Within one year of the adoption of the Statute of the Multiethnic Association in Kosovo, a review of its implementation shall be conducted, including with regard to Article 5 of the First Agreement.

 

23). The Multiethnic Association in Kosovo will be established only in accordance of the Law and Constitution of Kosovo.

Feb 12, 2022

Buxheti dhe dispozitat legale të Asociacionit Multietnik të Kosovës

Ky propozim legal për Asociacioni i Komunave Multietnike në Kosovë, i plotëson të gjitha kriteret Kushtetuese, ligjore dhe është konform të gjitha praktikave demokratike në botën e qytetëruar.

Andaj Asociacioni Multietnik është zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza politike dhe eliminimin e bllokadës ndërkombëtare.

Gjykata Kushtetuese NDALON implementimin e asociacionit te komunave me shumice serbe, mu për shkak të dispozitave ligjore të këtij dokumenti. Sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, liderët tanë e kanë shkelur deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Dy fushat të cilat Gjykata Kushtetuese ka vënë fuqinë e ndalesës është mu çështje legale dhe ajo e financimit.

Asnjë asociacion nuk guxon që të menaxhoi paratë e mbledhura në Komunën A dhe t’i alokoi ato ku ka dëshirë. Asnjë asociacion nuk guxon që të mënjanoi shërbimet e prokurimit publik të Kosovës.

Asociacioni nuk është dhe nuk mund të jetë entitet ligjorë në kuadër të Kushtetutshmërisë së Kosovë, andaj edhe duhet të reflektoi si OJQ – ashtu siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës. Mbi të gjitha, nuk mund ta ndaloj bashkëpunimin ndërmjet komunave të Kosovës duke përcaktuar kuotën e anëtarësimit sepse është tërësisht kundër themelit të shtetit tonë.

Këtu hyn edhe buxheti i Asociacionit Multietnik i cili krijon bazën e mirë që çdo proces financimi i përgjigjet ligjshmërisë financiare të Kosovës dhe institucioneve të saj. Ky Asociacion Multietnik financohet nga kontributi i anëtarëve të saj, të hyrat vetanake, pushteti qendror dhe donacionet të cilat mund të jenë nga cilido shtet pa dallim dhe kalojnë nëpër rrjetën e shtetit të Kosovës.

Më e rëndësishmja, ky Asociacion nuk përjashtohet nga shërbimi doganor dhe taksativ i Kosovës.

Nesër në orën 11:00, ky dokument, do t'u dorezohet të gjitha Përfaqësive Diplomatike, Presidencës dhe Kryeministrisë se Kosovës. 

 

Feb 10, 2022

Asociacioni i Komunave Multietnike në Kosovës

Marrëveshja e Asociacionit e nënshkruan në Bruksel nga ish Kryeministri Mustafa dhe i mbështetur nga ish Presidenti Thaçi e sjellë ujkun në torishtë. Është tërësisht jo e drejte ndaj vetë heronjëve të Kosovës - nëse askujt tjetër. 

Ky ky dokument legal që unë e quaj Asociacion i Komunave Multietnike në Kosovë i referohet marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi të vitit 2013  që thot qe komunat duhet të kenë fuqi në menaxhimin urban komunal. 

Pra, eliminon fuqinë e vet shtetit që është planifikimi hapsinor, injorimi i doganave dhe institucioneve ligjore dhe të sigurisë. 

Propozim dokumentin e ri do t'ia dorëzoj Kryeministrit dhe ambasadave këtë vikend. 

Dokumenti përmbanë objektiva të qarta, ashtu siç ka vet Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në dokumentin aktual, objektivat janë aq të fuqishme sa vet Qeveria që shkojnë deri në fuqinë e hulumtimit dhe zhvillimit shtetërorë. 

Asociacioni nuk guxon të përcaktoi numrin e komuanve, siç është akorduar në Bruksel nga udhëheqësit tanë. Por, duhet të jetë i hapur për anëtarësim te të gjitha komunat që kanë përfaqësim multitnik. 

Gjykata kushtetuese e ka kundërshtuar dokumentin e Qeverisë Mustafa në 23 pika, sepse në këtë dokument kërkohet që Asociacioni të mbroj të drejta e vetëm serbëve dhe asnjë komuniteti tjetër. Një etnia është shuar në momentin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës. Deklarata e pavarësisë e thotë qartë këtë. Kjo deklaratë është edhe fillimi i modelit më të ri të udheqjes në botën e qytetruar demokratike. 

Asociacioni poashtu duhet t'i përgjigjet autoritetit rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës dhe një herësh të jetë pjesë e auditimit nga Auditori Gjeneral i Kosovës. Asociacioni nuk mund të vendosë kokë në vete për keto çështje. 

Asociacioni i Komunave Multietnike do të jetë model i mirë që hapë rrugën për zhvillimin e mëtejm të bisedimeve Kosovë-Serbi në formësimin e paketës politike që për mendimin tim ka vetëm një pikë dhe paketës teknike që ka 16-20 pika të cilat përkrahen dhe implementohen me vendimin direkt të Amerikës e që BE vetëm e konfirmon këtë vendim Amerikan. E vetmja mënyrë e suksesit për të gjithë është presioni dhe fuqia Amerikane për ta finalizuar këtë marrëveshje. 

Jan 26, 2022

Zgjidhja për rrymën!

Rryma nuk ka nevoje të shtrenjtohet, vetëm të ndalet 3 orë brenda 24h për familje dhe amvisëri. Bizneset prodhuese vazhdojnë pa ndërprerë. 


Mungesa e vetëm 150 Megawatt mbulohet me ndaljen e rrymës dy herë në ditë nga 1.5 orë. 
Këtu i shtojmë edhe të gjitha (27) hidrocentralet e vogla që operojnë deri në 24Mgw nepër tërë Kosovën. Kriza merr fund në fund të marsit.
Kryeministër, mos e shtrenjëto rrymën për xhepat e huaj! Mbroje popullin? 


Temperatura do të rriten nga dita e hënë dhe nuk do të ketë më temperatura të ftohta shumë. Kjo ndihmon edhe më shumë - ashtu siç po ndihmojnë 250Mgw të bllokut B2. 


Mbi të gjitha, pse nuk duhet shtrenjtuar energjia edhe në 3 komunat e veriut me serb? Rasti në gjykatë nga viti 2004 nuk ka të bëjë me krizën aktuale. Por është marrëveshje e turqve me Beogradin! 


Nëse kryeministri Kurti bënë një veprim të tillë, atëherë nuk dalllon asgjë nga kryeministrat paraprak. Votimi i 14 shkurtit del zhgënjim i madh. Kryeministër, opozita po fiton poena vetëm nga gabimet tuaja të pamatura. 
Qytetarët e Kosovës që kam biseduar me ta e që janë mbi 500 veta, të gjithë janë dakord që rryma të ndalet dy herën ditë nga 1.5 orë e mos të shtrenjtohet 42.6%.Çmimi i ri ua mbushe xhepat turqëve dhe politikanëve - përderisa e varfërojnë popullin edhe më shumë. 


Kryeministër, ju jeni në atë pozitë për popullin, jo kundër popullit. Njëherë ju vet pytini këshilltarët tuaj pastaj nxirrini të dalin e të pyesin njerëzit a me mirë ndalesë në 2 intervale kohore nga 1.5 orë apo shtrenjtim 42.6%? Të gjithë e zgjedhin të parën. Do ta shihni. 
Veproni në interes të popullit, jo të atyre që po na e pijnë gjakune me fysht/pip?! 


Zgjidhja afatgjate 


Janë dy zgjidhje afatgjate për çështjen e energjisë elektrike në Kosovë. 
Fokusi duhet të jetë në 11 trilion tonalata thëngjill rezervë që ka Kosova - duke kërkuar edhe një herë nga Gjermania për asistencën e propozuar në riparimin total të 5 turbinave Siemens që ka Kosova A. Përderisa, BE siguron filtera e ajrit. 


Çdo shtëpi, me përkrahje financiare 85% nga Qeveria e Kosovës, do të instaloi prodhimin solar të energjisë. Kosova ka 266 ditë më sjellë të plotë. Ndërsa 318 ditë diell të plotë dhe me re të kohëpaskohshme. 
Gjermania, vjet ka prodhuar nga 87% të energjisë gjermane vetëm nga panelat solare individual - të gjitha të lidhura në rrejtin energjetik gjerman.
Kjo jo vetëm që për 9 muaj stabilizon komplet sistemin energjetik në Kosovë, por një herësh e benë Kosovën fuqi vendimarrëse për Rajonin në fushën e Energjisë Elektrike. 
Z. Kurti, nëse vërtetë jeni në pozitën e Kryeministrit për të mbrojtur interesin e popullin e Kosovës, atëherë këto janë veprimet me të mira që burojnë nga vet populli që e udhëhiqni. Mbetet të shohim a je me Ne a me Arushën! 


Oct 1, 2021

Marrëveshja zhduk kufirin Kosovë-Serbi

Sipas letrave diplomatike, veprimi në Veri ka sjellë në rrezik sigurinë nacionale. Kjo u vërtetua, me nënshkrimin e marrëveshjes ku zhduket kufiri Kosove-Serbi. 

Ndërhyrja në Veri, nëse është bërë për një grusht vota, atëherë është ndërhyrje e hershme dhe tash me marrveshje po e shohim në tavolinë edhe pa kohë. 

Sipas amerikanëve, vetëm Lajçak është informuar për veprimin e Kryeministrit Kurti dhe në Tiranë kancelarja Merkel e sfidon Kurtin - a guxon? 

Të gjitha qojnë tek një epilog i pa kenaqeëshem për Kosovën dhe aleatin tone Amerikën. 

Marrëveshja e Brukselit është shumë e dëmshme. Kanë ndërruar dy elemente shtetformuese: 

1. Kalimi Kufitar (Border Crossing) është kthyer në vetëm Kalim (Crossing).

2. Nuk quhet me Pikë Kufitare (Border Point), por Pike-kalim (Crossing Point). 

Kjo është baza e marrëveshjes që kemi pranuar. Me mirë t'a linim me ditën e parë - apo ishte lojë djelmoshash - vetëm për sy të publikut!? 

Nga kjo është befasuar edhe vet ndihmës sekretari i shtetit z. Gabriel Escobar. Ai në konferencën për shtyp - ishte tepër i indinjuar për këtë akordim. Mos të harrojmë që edhe tabelat Ilegale mbeten në fuqi dhe gjithçka kthehet siç ka qenë pas 4 muajve. 

Për një marrëveshje të tillë, do të mblidhej këshilli i sigurisë kombëtare. Ndërsa Kuvendi e as Presidentja nuk duhet t'a pranojnë. Apo edhe z. Kurti do të veproi si z. Thaçi!? 

Marrëveshja ka një të mirë - i skadon afati pas 5 vjetëve. Asgjë tjetër! Deri më tash vetëm kemi humbur??

Jul 15, 2021

BE e pafuqishme deri në veren 2022

Bisedimet që lehtësohen nga Bashkimi Evropianë ndermjet Kosovës dhe Serbisë, në shtator do të ngecin në vend dhe BE hyne në zgjidhjen e rrugëve të saj të reja, rrugë këto që nuk do të kenë cak final deri në verën e ardhshme 2022.


Kryeministri Kurti dhe ekipi i tij negociuse nuk kanë nevojë të nguten me qendrime apo parime konkrete në takimin e 25 korrikut me Vucic-in, sepse BE nuk do të kete “Zot Shpije” nga gushti – kur fillojnë pushimet verore.  

Në shtator janë zgjedhjet në Gjermani. Kjo kohë ka vetëm një rëndësi – kush do të jetë Kancelar në Gjermani dhe si do të reflektohet fuqia Gjermane në tërë Evropen. A do të jetë e majt apo e djathtë kjo fuqi evropiane?! A do të vazhdoi Kosova të ketë edhe më tutje miq në krye të politikes udheheqëse gjermane a jo! Kjo do të varet tërësisht nga koalicioni i partive fituese dhe aleancatë e radhës më Liberalet apo të Majtit. Në rastin e Kosovës, të Majtët nuk na duan. Zgjedhja përfundimtare e institucioneve në Gjermani, besoj do ta mbrri fundin e tetorit. Ndërsa, stabiliteti politik gjerman do të filloi nga janari 2022.

Mënjëherë në shkurt 2022 janë edhe një palë zgjedhje shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropianë. Këto zgjedhje kanë reflektim edhe edhe më të gjerë në Kosovë. Aktualisht Macron na e ka bllokuar Liberalizimin e Vizave! Zgjedhja e Presidentit të ri të Francës (Macron apo Le Pen) edhe kesaj radhe besoj se do të kaloi me një mori ngërçesh dhe pengesash. Franca nuk është sikur Gjermania, nuk i finalizon gjerat shpejtë. Politika franceze më shumë i ngjanë politikës kosovare. Nëse Presidneti aktual Macron nuk fiton, atëherë konsolidimi i udhëheqjës së re të Frances do të marr shumë kohë – nga Presidenti e deri tek Qeveria e re Franceze. Nga votat rajonale qe do të mbahen me 20 korrik 2020, anketat tregojnë që partia e Presidnetit Macron për Republiken (LREM) ka shumë pak përkrahje rajonale.

Në prill 2022, kësaj situate jo të favorshme për politiken e jashtme të  Kosovës në aspektin ndërkombëtare, i shtohen edhe zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.

Andaj, çkado që propozon apo bisedon Kosova me Serbinë, gjate nga tash deri veren e ardshme, minon fuqine aktuale dhe të ardhshme që Kosova të kthehet ball-hapur në tavolinë e bisedimeve. Kujdes!

Kjo kohë mëse miri është për t’u përdorur shumë në dy fusha tepër të rëndësishme – politiken dhe sigurinë e brendshme dhe njohjet e reja ndërkombëtare. Kjo kohë do të na shërbej shumë në intëres, përfitime dhe zhvillim të qytetarit dhe të vendit tonë. 

Gjatë kësaj kohe vetëm me Amëriken NE do të fitojmë. BE do të jetë edhe palë edhe e lënduar. Prandaj ta shfrytëzojnë institucionet dhe politia jonë drejtë këtë kohë?

Jun 3, 2021

Kosova vetëm me Amerikën


BE është e pafuqishme që të ndërmjetësojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësimin e vërtetë e bënë vetëm Amerika. Izraeli e reflekton ketë mese miri. 

Kosova në parullat e saj gjithmonë është me Amerikën. Tash edhe në veprime dhe vepra vetëm me Amerikën. Koha e fundit që e ndajmë shapin prej sheqerit. Kryeministër Kurti, "dy atllar në një mullar" nuk lidhen kurr. Andaj, sugjeroi që  JU duhet të orientoheni vetëm me Amerikën - me raporte të shëndosha me Anglinë dhe Gjermaninë  Nuk ka rrugë tjetër të mirë për vendin tonë. Kosova do të ketë pasoja marramendëse nëse luajnë me dy palë letra. 

Lufta e Kosovës e ka trasuar rrugën e vet: Vetëm me Amerikën. 

BE i ka dy defekte tepër të mëdha në këtë proçes të bisedimeve:

  1. Nuk ka fuqi të vendosë për asgjë - përjashto shtetet individualisht. 

  2. Të dy (2) negociatorët vijnë nga shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Defekt marramendës për BE-në e tragjedi për NE 

Keto dy defekte, jo vetëm se e bëjnë të pa mundur suksesin, por po e qojne vendin dhe politikën tonë strategjike drejtë izolimit. Një izolim i tillë veç po shihet - nuk ka takime bilaterale mes institucioneve tona dhe shteteve tjera. Madje edhe Presidenca është izoluar. 

Ketu nuk po hyjmë edhe në defektet, pa përgatitjen strategjike (çka të bëjë në Kosovë) dhe korrupsionin që ka treguar BE ndaj Kosovës. 

  • Ata nuk e dijnë se ku kanë shkuar €100 e me shumë miliarda që BE ja dedikuar për Kosovën si ndihma që nga paslufta - në Kosovë jo! 

  • Nuk kanë filluar investimet qindra miliardshe në Kosovë, që ka premtuar BE.

  • Nuk ka LIBERALIZIM për Kosovën se ata nuk janë në gjendje të pajtohen. 

  • Nuk ka ndihmesë financiare nga BE për avancimin infrastrukturës së përgjithshme të  Kosovës - sipas premtimeve të tyre!?

  • Nuk ka ndihma as në vakcina COVID19  sipas deklaratave të udhëheqësve të vet vendeve të BE-së. Mos llogarit vendet individualisht!

  • Nuk ka mundur të implementoi IBM-in me Serbinë nga 2013-ta. Është dashur Marrëveshje e Washingtonit për një ditë  ta bëjë realitet?! 

Kosova gabon shumë rëndë nëse mbështetet në BE. Lista është shumë e gjatë e defekteve të tyre, por këto mjaftojnë ta di popull i këtij vendi dhe kuptojmë që BE nuk ka kurrfarë fuqie vendimmarrëse për një marrëveshje të njohjes reciproke Kosovë-Serbi. 

Z. Kurti, para çdo fillimi të bisedimeve, unë do të kërkoja që sëpari realizimin e premtimeve të bëra nga vet BE - si shenjë gatishmërinë për të filluar t'iu besojmë në proces. 

Ta dijnë të gjithë; "Me pasë qenë BE aq e mirë, Britania e Madhe kish qendruar brenda saj", ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson. 


Qeveria Amerikane dhe qasja e saj në bisedimet me Serbinë është tepër e favorshme për Kosovën. Vetëm një ditë nga Marrëveshja e Washingtonit, ka sjellë më shumë përfitime për Kosovën, se 8 vjet bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. 

Qasja amerikane në këto bisedime aktualisht duket se është kjo: 

  1. Nuk ka ndarje të Kosovës

  2. Nuk ka Asociacion me kompetenca shtet-formuëse. 

  3. Ka investie kapitale miliardshe dollarësh në Kosovë dhe mijëra vende të reja pune. 

  4. Ka integrim dhe avancim të shtetit të Kosovës brenda dhe jasht vendit. 

  5. Kosova mbetet në axhendën e prioriteteve të Qeverisë amerikane. 

  6. Anëtarësimi i Kosovës në NATO, etj.


Udhëzimet dhe deklarimet e Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan z. Palmer në Kosovë  janë të qarta për të gjithë. 

Kësaj radhë Unë jam vetëm me Amerikën - a është Qeveria juaj z. Kryeministër? 

Nov 3, 2020

Trump do të fitoi

Vala e Kuqe do ta rimarr Amerikën përsëri. Përderisa ekonomitë e Botës kanë marre teposhte – forcimi i ekonomisë amerikane nga Trump, po e benë Botën të jetë xheloze dhe ta sheh me zili këtë sukses.

Avancimi teknologjiko-ushtarak i ushtrisë amerikane, është arsyeja e dytë pse e gjithë bota e ka zili Amerikës. Këto arritshmeri, janë politikë e Presidnetit Trump dhe potencialit amerikan në të ardhmen.

Gallup-it njofton se 56% e amerikanëve pohojnë se janë ekonomikisht më të qëndrueshëm, se gjatë mandatit Obama-Biden. Problemi kyç është se Demokratët e udhëhequr nga Joe Biden reflektojnë një politike që për Evropën, veçmas për Ne shqiptarët, njihet si Socialiste – diçka që Ne e dimë dallimin Demokraci dhe Socializëm.

Kur Izraeli njohu Kosovën para syve të Presidentit serb Alexander Vucic dhe Serbia detyrohet ta njeh kufirin Kosovë-Serbi duke vendosur policinë e saj zyrtarisht në piken e përbashkët në Merdare – është vetëm fuqia e Presidentit Trump që ndihmon popullin e Kosovës.

Si shqiptarë në rastin aktual duhet ta pyesim veten – çfarë dëshirojmë për vendin tonë? Udhëheqësi i bisedime Kosovë-Serbi, Richard Grenell pati thënë: “Sapo t’i fitojmë zgjedhjet, në shkurt do ta kemi edhe një takim final dhe do ta përmbyllim çështjen e Kosovës”, sepse Presidenti Trump beson në një botë pa konflikte dhe luftë.

Shqiptaro-Amerikanët që kanë dhëne gjithçka për lirinë e Kosovës – tash me votën e tyre mund ta ndihmojnë edhe një herë SHQIPTARINË duke e votuar presidentin Trump për katër (4) vjet tjera. Janë 500.000 shqiptarë me të drejtë vote në Amerikë; bashkatdhetarët tanë që me votën e tyre – do të na ndihmojnë përsëri.

Amerika gjatë 4 vjetëve ka pasë rritje ekonomike enorme prej 33%. Më kujtohet vizita ime gjatë shkurtit 2020 – ku në çdo xham të secilit lokal kërkonin punëtor. Shpallja ka qëndruar tri (3) javë sa kam qëndruar edhe unë, sepse nuk kishte punëtor aq sa kishte punë. Vetëm në shkurt, u hapen 13.000 kompani të reja punësimi.

Hapja e punëve në Amerikë, kthimi i investimeve në vend, menaxhimi i drejtë i parasë publike dhe zhvillimi enorm ekonomiko-ushtarak, do ta bëjnë Presidentin Trump edhe një herë fitues të zgjedhjeve në Amerikë. Duhet ditur që për shkak të formës së numërimit të votave, Shteti i Floridës, Arizona, Miçigani, Wisconsin, Karolina e Veriut dhe Pensilvania do të vonojnë rezultatet e zgjedhjeve, deri të enjten apo premten.

Anketat në pesë (5) zgjedhjet e fundit, asnjëherë nuk ia kanë qëlluar – sepse në Amerikë Presidenti zgjidhet me votën e Shteteve, e jo me votën e përgjithshme Amerikane. Andaj quhen Shtetet e Bashkuara të Amerikës!  

Oct 11, 2020

Voto Drita CACAJ

Drita Cacaj (ÖVP) një aleate e re per Kosovën në politikën vieneze dhe austriake. Nesër me 11 tetor, të gjithë shqiptarët me banim në Vienë duhet ta votojnë Driten. Në këtë mënyrë votojnë për suksesin dhe të ardhmen e vet dhe të fëmijëve të tyre. 

E gjithë Viena voton nesër - andaj Drita CACAJ është përfaqësuesja me e mire e shqiptarëve në këto zgjedhje. E shoqëruar edhe nga 2 shqiptare nga partitë tjera - Drita ka shancat me të mira dhe përkrahjen me të madhe e vet Kryeministrit Kurz. Miqësia e saj me Kancelarin Sebastian Kurz dhe anëtarin/deputetin e Parlamentit Evropian z. Lukas Mandl i jep shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti një fuqi edhe me të madhe në adresimin e nevojave të tyre. Veçmas Kosova! 

Vota për Drita Cacaj është votë edhe për Kosovën. Është vota që përfaqëson shqiptarët në RRETHET (Bezirka) 1,4,5 dhe 6. Por edhe në votën e përgjithshme në Asamblenë e Vienes. @dritacacaj ka nevojë për shqiptarët e Vienës, andaj sot me 11 tetor i thërras të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre të dalin dhe votojnë Drita Cacaj - duke e votuar zo. Cacaj, ndihmoni edhe familjen, por edhe shtetin tuaj të origjinës. 


Kujdes: emëri Drita Cacaj apo vetëm CACAJ duhet të shkruhet si në fletvotimin në foto - përndryshe vota juaj, shpallet e pavlefshme. Suksese ✨✨

Sep 17, 2020

Hekurudha 2 Miliard Prishtinë-Durrës

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zotuar €2 miliard e €5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Kurse, marrëveshja në Uashingtonit Kosovë-Serbi ka nxjerrë në pah fuqinë ndërlidhëse që ka Kosova në Ballkan dhe më gjerë në infrastrukturën hekurudhore, tokësore dhe ajrore.

Treni dhe lidhja hekurudhore e Prishtinës, Prizrenit deri në Durrës dhe anasjelltas, është çelësi i suksesit të këtij zhvillimi për Kosovën. Kjo qasje strategjike e avancon, përparon dhe zhvillon Hekurudhat e Kosovës, në veçanti rritë zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Njëherësh ndërlidhë pjesë të projketit ndërkombëtarë R10 të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej €94.5 milion.

Transporti i mallrave përmes hekurudhës nga Porti i Durrësit për në BE, është esencial për zhvillim të Kosovës, e veçantë Shqipërisë.

Në Samitin e Berlinit në vitin 2014 zonja Merkel ndau €2 miliard e €5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Në Samitin e Triestes, Kryeministrat e Ballkanit nënshkruan “Traktatin e Komunitetit të Transportit”. Asnjëra Qeveri, as ajo shqiptare e as ajo kosovare nga 2017 e deri me sot nuk kanë bërë asnjë hap pozitiv në këtë drejtim. Paratë janë të garantuara. Projekti ekziston. Tash mbetët të fillojmë punën. Nuk ka asnjë pengesë as ligjore e as pronësorë në këtë trase.

Në vitin 1933 Mbreti Zog në Durrës, mblodhi mendjet shqiptarë dhe përuroi ndërtimin e Hekurudhës Durrës-Prizren. Në vitin 1937 – 1939 ky projekt u realizua nga gjyshi im Prekë Gjergji dhe Franë Duhani me ekipin e tyre. Gjatë pushtimit gjerman i Shqiptarisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është iniciuar projekti, edhe pse Gjermania asokohe ka marrë përkushtimin, në kohë lufte çmimi ishte i madh. Një kopje e projektit mbeti në Berlin. Natyrisht se Gjermania e mbajti fjalën – madje tash kur kemi nevojë mese shumti. Kancelarja Angela Merkel alokon €2.05 miliard për këtë projekt.  

Porti i Durrësit kur lidhet me HEKURUDHË; të gjitha mallrat i shkarkon në Vjenë brenda 25 orëve. Hekurudha Durrës – Prishtine zgjatë 5 orë; Prishtine – Beograd 8 orë dhe Beograd – Vjenë 12 orë. Kjo e shkurton për 3 ditë çdo transport malli që do të shkarkohej në Portin e Opatisë. Poashtu,  rreth 3.5 ditë më shpejtë se nga Porti i Selanikut. Kjo jo vetëm që e bënë Portin e Durrësit më të madhin në Ballkan, por do ta rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë marramendëse.

Një kopje e këtij projekti i është dhënë ish Kryeministrit Mustafa, Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Rama.

Projekti i ri për lidhje Ballkanike më TREN të shpejtë për udhëtarë – vetëm sa e shton nevojën dhe fuqinë e këtij projekti.

Avancimi i sistemit Digjital të Hekurudhave të Kosovës, që aktualisht është pjesë e Unazës Optike të Telekomit të Kosovës mundëson një avancim edhe për trenat e shpejtë në të ardhmen – jo vetëm në Kosovë, por edhe një lidhje optike me trenat e Evropës.  Mundësia ekziston, hapat dhe veprimet duhet të merren në procesin sa më të shkurtër.

Në vitin 2017, një takim me Kryetarin e Zagrebit z. Bandic, u akorduam që të na e dhuroi një Tramvaj. Sot, mund ta bëjmë realitet – ta lidhim Fushëkosovën me Prishtinën me Tramvaj – përskaj hekurudhës aktuale deri në Prishtinë. Hapësira dhe mundësia ekziston. 

Ky veprim do ta rriste dhe do ta shtonte tej mase shkallen e investimeve matanë hekurudhës ndërmjet Fushëkosovës dhe Prishtinës. Pra, instalimi i një Tramvaji do ta rriste mirëqenien, investimin dhe prosperitetin e qytetarëve të te dy (2) komunave – që tashmë më janë lidhur mes vete.

Investimi në trasenë e Tramvajit do të ishte rreth €5 milion, por kthimi i këtij investimi në 3 vjet radhazi do të ishte mbi €15 milion investime – jo vetëm në qasjen më të lehtë të udhëtarëve – por edhe të gjitha investimeve tjera përreth dhe përgjatë trasesë së tramvajit. Veprimi i njëjtë mund të vazhdohet edhe në Prizren duke lidhur Prizrenin me Landovicën; nga ku lidhet hekurudha e re për Durrës; si dhe stacioni i ri i trenit të Prizrenit.

Në kuadër të Hekurudhës Durrës – Prizren – Prishtinë , mund të implementohet edhe gypi i gazit nga Adriatiku. Në këtë mënyrë Kosova rretë vlerën e saj në tregun rajonal, por edhe fuqinë vendimmarrëse në kuadër të Mini-Shengenit si faktor me rëndësi të veçantë veprimi.


Autori është njohës i mirë i çështjeve strategjiko-ekonomike.