Sep 3, 2020

Kisha Ortodokse e Kosovës

Priftërinjtë Ortodoks të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, në vitin 2006 i takoj në Malishevë në një organizim edukativo-arsimor me te rinjtë e kësaj Komune. Gjatë darkës biseduam – se pse vërtetë jeni këtu? Përgjigjeje ishte mahnitëse: T’iu ndihmojmë ta krijoni Kishën Ortodokse të Kosovës. Që


të gjithë ishin Amerikanë. Ata poashtu, për fëmijët kishin një program i jashtëzakonshme edukativ për të rinjtë – nga gjuha angleze, shkenca dhe zhvillimi njerëzor. Sipas meje – përfitim i dyanshëm – Dituri dhe kthimin e Kishës Ortodokse të Kosovës. 



Beteja e Kosovës është filli i gënjeshtrave serbe. Familja ime kanë jetuar në Hade/Fushkosovë. Sipas historikut të familjes, Fusha e Kosovës kanë qenë 97% e banorëve shqiptarë të besimit ortodoks dhe vetëm 3% disa katolik. Familja poashtu tregon kur Car Llazari ka ardhë me rreth tre (3) mijë ushtarë, i ka gjetur gati 10 mijë ushtarë shqiptarë ortodoks. Historia serbe dhe e Kishave aty ka filluar të shtrembërohet – kur deklarojnë se kanë qenë mbi 10 mijë ushtarë serb ortodoks. Rrenë. Luftë e kanë bërë Fisnikët shqiptarë: Gjon Kastrioti, Teodor Muzaka, Gjon Balsha II, Andrea Gropa dhe Dhimiter Jonima – me të gjithë ushtarët e tyre. 


Prijësi i Luftës ka qene Krye-Komandanti hungarez Janosh Huniadi nga Hungaria. Huniadi sot e ka lapidarin në oborrin e Kishës Katolike në Prizren. Beteja e 28 qershorit u zhvillua ndërmjet 20 mijë ushtarëve të koalicionit të krishterë kundrejt 20 mijë ushtarëve të Perandorisë Osmane. Të krishterët humbën – kurse Serbet edhe sot e festojnë humbjen si fitore. Por, për ta edhe ndoshta ka qenë fitore – pasi kanë ngërthyer në vetë komplet USHTARËT SHQIPTARË ORTODOKS të Fushës së Kosovës. 

Heroi i vërtetë i të gjithë luftës ishte dhe mbetet vetëm Millosh Nikollë Kopiliqi (Obiliqi) i cili e vrau Sulltan Muratin i dhe askush tjetër. Emri Millosh, derivon nga emrat Miros, Milos, Milo, Milot, Molos, etj; të gjithë emra shqiptarë. Madje poeti Millosh Gjergj Nikolla – MIGJENI është i famshmi i fundit që e kujtojmë. 


Perandoria Osmane, menjëherë pas pushtimet, realizoi regjistrimin e popullsisë në Kosovë (Referencë: Arkiva Perandorisë Osmane), dhe rezultoi që në Kosovë kishte më pak se 1% serb. Të gjithë ishin shqiptarë. Gjatë pushtimit 536 vjeçar, në Perandorinë Osmane kanë shërbyer 13 Vezir Ortodoks Shqiptarë nga Kosova, pa llogaritur Vezirët katolik, nga gjithsejtë 47 Vezir shqiptarë; sa kanë shërbyer gjatë gjithë pushtimit. 

Pas rënies heroike të 16 burrave – familja jonë u shpërngul kah Dukagjini dhe brenda 300 vjetëve krijoj të paktën dy fshatra: 1. Fshati Gjergjaj (sot Gergjica/Gjurgjica) dhe fshatrat Gjergjaj II (sot fshati Gjurgjevik i Madh dhe i Vogel). Në Klinë me rrethinë janë pozicionuar para 309 vjetëve; ku kanë gjetur familjen Peshkatari. 

   

Kishat Katolike dhe Ortodokse shqiptare në Kosovë, janë të ndërtuara në një model Lindje-Perëndim. Altari në Lindje dhe salla në Perëndim. Baba (Jak Gjergjaj) tregonte që në vitin 1973 tek Kisha Katolike në Zllakuqan, i ka parë 3 pleqtë e fundit që para se të hyjnë në Kishë, kthehen kah Dielli dhe thonë: “NA FAL” dhe futen në Kishë – duke ia kthyer shpinën Diellit. Përderisa (figurativishtë) Prifti e shikon Diellin dhe i thotë – ja tash këta janë me mua. Janë konvertuar në të Krishterë. Shqiptarët/Arbanët, besimin e parë e kanë pasë në DIELL. 

   

Kisha Serbe në Serbi, më bashkëpunimin e ngushtë me Perandorinë Osmane e shfrytëzon rastin për pozicionimin strategjik të saj. Në shekullin XVI, Papa Piu i shkruan Patrikut serb: “Ma kthe Kishën e Graçanicës që e keni uzurpuar, së është Katolike shqiptare. Patriku i përgjigjet: “Hajde merre”? (Arkivi Online i Vatikanit). Bashkëpunimi i Kishës Ortodokse të Serbisë më Perandorinë Osmane në dëm të shqiptarëve, krijoi mundësi për pushtimin e një pjese të territoreve me popullsi ortodokse shqiptare dhe të pushtimit të te gjitha Kishave të mundshme Katolike, e veçmas Ortodokse nga ana e Klerit të Serbisë. Në këtë mënyrë u përvetësua Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës. Kisha e Novobërdës, Kisha e Shën. Premtes në Prizren. Kisha e Ortodokse e Lipjanit; e shumë të tjera të cilat janë asimiluar në Kisha Ortodokse të Serbëve. 


Sipas censusit të fundit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë në vitin 2011 – në Kosovë jetojnë 0.3% shqiptarë Ortodoks të cilët nuk kanë mundësi t’i kryejnë shërbimet fetare në gjuhën shqipe. Presioni ndërkombëtarë ka bërë që në Manastirin e Deçanit nga një të diele – liturgjia të behet SHQIP – pasi që një prej Priftërinjve Ortodoks në Manastir, është shqiptarë i Kosovës. Kjo vlen edhe për besimtarët shqiptarë ortodoks që vijnë nga Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare. 


Patrikana e Pejës është një tregim i veçantë në Historinë e Kishës Katolike dhe Ortodokse në Kosovë. Shën. Sava kishte shkuar në Jerusalem dhe kishte marrë modelin e Kishës së Krishtit për ta ndërtuar të njëjtën Kishë në Kosovë. Kisha behët në miniaturë rreth viteve 1266-1270. Pasi kisha ishte shumë e vogël; në dy vjetët e ardhshme, janë ndërtuar edhe dy (2) kisha të tjera dhe janë bërë tri (3) kisha ngjitur njëra me tjetrin. Të gjitha me arkitekturën Lindje-Perëndim. Për çudi në vitin 1345 u ri-dekoruan freskat (afreskat) nga ato katolike në ortodokse – me pretekstin e dekorimit të Kishës së katërt (4) të ndërtuar të Shën. Nikollës. Për Patrikanë u bënë edhe ndryshime të tjera si NARTEKSI Monumental. Por ajo që mbeti është edhe sot, Arkitektura Iliro-Shqiptare - Lindje-Perëndim. 


Në vitin 2002 – Patrikana e Pejës pëson dëmtimin dhe ndryshimin më të madhin në 500 vjetët e fundit – ngjyroset komplet e KUQE dhe i humbin të gjitha gjurmët e freskave dhe muraleve që nuk ishin serbe ortodokse. Një tmerr në dëmtimin kulturor, historik, etnografik, kombëtarë dhe shkelje mbi pasurin dhe historinë e Kosovës. Në Arkivin e Kosovës është një Album me fotografitë origjinalë të bëra gjatë viteve 1950-1970 të Patrikanës dhe ndryshimet që shihen sot – janë nënçmim për kulturën tonë të Kosovës. 


Nga koha e Car Dushanit 1355, as serbet dhe as mbretëria e Serbisë nuk kanë pasur qasje në Kosovë. Kishat kanë qenë shqiptare; janë ruajtur, përkujdesur, rindërtuar dhe rinovuar nga Shqiptarët. Mbi të gjitha, kanë shërbyer shqiptarët deri në pushtimin të serishëm nga Serbia në vitin 1918 nga Mbretëria Serbe – menjëherë pas luftës Ballkanike, kur ka vazhduar persekutimi i madh i shqiptarëve nga Beogradi e deri në Beqiq, Petrovac, Tivar, Ulqin, e Shkodër. 

Thirrjet serbe që Kosova është djepi i Serbisë janë tërësisht gënjeshtra të folklorit serb. Kjo thirrje është ngulitur edhe me dhunë në mendjen dhe ndjenjën e popullit Serb. 


Në vitin 2007 për festën mbarë-shqiptare të Shën. Gjergjit, fshatarët e 7 fshatrave të Kaçanikut, nisen të ndezin qirinjë në Kishën e përhershme të tyre – e cila ishte e rrethuar me tela gjembor dhe ruhej nga ushtarët e KFOR-it Polak. Pas shumë bisedave, fshatarët u tregojnë se kjo nuk është kishë e serbëve, por e shqiptarëve. Polaket e hulumtojnë, e vërtetojnë dhe nga ajo ditë s’ka rrethoja me gjemba e as roje ushtarake - fshatarët çdo Shën. Gjergj dhe Shën. Mitër (Shëmitër), ndezin qirinj për bereqetet, të mirat dhe vet jetën që ua ka falur i madhi Zot. 


Akademiku dhe Deputeti Frashër Demaj ka hulumtuar disa vjet gjenezën e kishës së Shën. Premtes në Prizren e cila ka filluar se ndërtuari në vitin 1106 dhe ka filluar shërbimi në vitin 1186 – në kohën e Themelimit  të Shteti të Arbrit. Shteti më modern i mijëvjeçarit të fundit. 

Në vitin 1953-56, kur Serbia ka shkatërruar 3 institucionet më të rëndësishme fetare në Kryeqytet, Kishën Katolike, Sinagogën dhe Xhaminë – me gurët e Sinagogës, e ndërton një kishë të vogël – si kancer shtesë e kishës së vjetër shqiptare të Shën. Premtes në Prizren. Për fat të keq në trazirat e marsit 2004 kisha digjet nga Vehabinjët, dhe tash Serbia pretendon që është e saj. Materialin, foto dhe videot  e njerëzve që e kallin, të gjitha i ka AKI dhe KFOR-i. 


Kisha e fundit Ortodokse e Kosovës, që edhe sot e kësaj dite përkujdesjen e bëjnë shqiptarët; është në Komunën e Podujevës, në fshatin Rakinicë. Edhe kjo kishë e ka dizajnin dhe drejtimin Lindje-Perëndim – dhe gjithmonë dera dalëse është në Perëndim. Këtë e konfirmon kujdestari i Kishës z. Hasan Zeka, i cili për 30 vjet me radhë ka luftuar t’ia ruaj identitetin Kosovës dhe identitetin shqiptarë. Kisha e Shën. Mëhillit është ndërtuar në shekullin XVI nga shqiptarët e përndjekur nga trojet e tyre në Nish – tash Republika e Serbisë.


Kosova si Shtet dhe Komb i ri në Botë, në Kushtetutën e saj nuk lejon thirrje mono-etnike. Kështu që thirrjet e institucioneve fetare janë: Kisha Katolike e Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, Komuniteti Bektashian i Kosovës, Bashkësia e Sufi Tarikateve të Kosovës; kështu duhet të jetë Kisha Ortodokse e Kosovës, e jo Kisha Ortodokse Serbe. Jo serbe dhe jo shqiptare, por e Kosovës. Është e vetmja rrugë e zgjidhjes së të gjitha problemeve; një herë e përgjithmonë. Poashtu, toleranca ndër-fetare në Kosovë, që është më e madhja në Botë, përshtatet me këtë thirrje. Pa dallim Etnik apo Kombëtar. 

Kur e kanë pyetur Krishtin – “a me pagu tatimin Cezarit”? Ai përgjigjet: “Ajo që i takon Cezarit, jepjani Cezarit, e ajo qe i takon Zotit, jepjani Zotit”. Kosova e Pavarur duhet të veproi si Shtet – merr vendime të mbështetura në Kushtetutë.  Por edhe ta mbështesim idenë e miqve Amerikan edhe për Kishën Ortodokse të Kosovës

Aug 3, 2020

Kryeminister: Liroje popullin e Kosovës


Panevojen e izolimit të popullit, e ka dëshmuar edhe vet Kryeministri Hoti – sepse gjendja nuk është aspak e rrezikshme si po proklamohet – tash ai e di përsonalisht. Kjo vlenë për të gjitha trevat shqiptare, jo vetëm Kosova.

Plani Kombëtarë për reagim ndaj Pandemisë me masa strikte është shumë i gabueshëm dhe shume i rrezikshëm, por që ka arsyen e përfitimeve të mëdha të kompanive dhe individëve/oligarkëve në politike. Përderisa krejt bizneset e Kosovës kanë familmetuar – rishtazi edhe bazenet që janë ambiente të hapura, janë drejt kësaj rruge në stinën e verës – a në bregdet shqiptarë krejt tubë!? Ku është logjika?? E gjithë Bota po shkon drejtë lehtwsimit dhe heqjes sw bllokadave.

Kosova me popullatën më të RE në Evropë, nuk ka asnjë nevojë për të regauar në mënyrë drastike – sepse vetem po e dëmton ekonomine, po e shkatërron shtetin dhe mbi të gjitha nuk ka ide si të dilet nga situata. Po thellohet sa më shumë në krizë dhe humnerë. Nëse vazhdojme me këto masa ekonomia, të hyrat financiare dhe zhvillimi i Kosovës, do të varet nga Serbia për 7 vjetet e ardhshme. Deri në vitin 2022 e gjithë bota do të infektohet me COVID19. Prandaj, gjatë kësaj stine të Verës Ne krijojme iminutet kolektiv nëse nuk aplikhet asnjë masë – edhe ashtu s’ndalen njerëzit. Pyetja është edhe sa do të durojnë?!

Kosova e ka situaten më të mirë se Suedia – pandaj dueht ta kapim këtë moment dhe lirohemi nga shpifjet, krijimi i krizvae fallco, akuzat politike dhe interesat politike. Shqiptarët janë populli më i edukuar në Ballkan e më gjerë, veçanërisht për veprimet e veta. Andaj, Ministria e Shëndetësisë duhet thekësuar tri (3) çështje të rëndësishme:

1.   Vetëm të semurët me probleme të rënduara simptomatike të drejtohen në spital. Jo të shkojnë pse ndihen ndryshe! Ta zgjedhin çështjen në QKMF-të komunale. Me ilaqet që i përshkruajnë infektologët/doktorrët e QKMF-ve dhe rekomandimet e tyre. Të gjithë janë në krye të detyrës – plus trajtimi është i ngrohtë dhe shumë më i mirë se në spital.
2.   Ministria e Shëndëtësisë të furnozoi QKMF-të me ilaqe dhe pajisje esenciale – dhe izolimi i shumicës së pacientëve të behet nëpër shtepi – sepse dashuria famljare sëbashku me kujdesin mjekësor primar, bëjnë mrekulli. Plus, shpenzimet nëper spitale janë të parasyeshme – përderisa mund të kryhenë në shtepi.
3.   Eliminoni të gjitha barrierat aktuale. Kthimi në normalitët është momenti i fundit – sepse shoqeria jonë ka edhe kufinjë dhe jetrat e njerëzve kanë vlerëjo vetëm të izoluar. Llogarisni, ju lutem, edhe në psikoligjinë njerëzorë?

Zhvillimi i Kosovës, bizneseve, jetesës dhe pisokologjisë gjithë popullore  është bllokuar për 3936 raste aktive infektimi dhe për 249 të vdekur. Nëse përllogaritet me numrin e popullsisë, as 0.006% e popullsisë aktuale janë të vdekur. Udhëheqësia jonë është në peshorën më të rëndësishme të këtij shëkulli nga vet populli i Kosovës. Kosova është Sui-Generis – trajtojeni ashtu.

Para 3 muajve, (shih: https://aktivpress.com/strategjia-karantina-eshte-me-e-rrezikshmja/), kam kërkuar nga Qeveria e kaluar që gjithcka të zhbllokohen në një proces 3 javorë. Përkundrazi, vec po ngushtohet laku në fyt. Tash ka ardhur koha që brenda një dit, Qeveria të apliko vendim të prerë. Aktivizim i përgjithshëm i Kosovës pa asnjë ndalesë. Njerëzit janë të mençur – mos i nënëçmoni.

Kryeministër, politikanët e zkonshëm, janë bërë Lider të mëdhenjë vetëm se kanë marrë vendime të fuqishme në interes të popullit dhe vendit në momentet e veshtira. Sot, ky është ai moment. Mendo se duhet edhe në zgjedhje me dalë. PLITIKANËT për interesa të tyre të ngushta, po e bëjnë të gjithë Kombin shqiptarë të vuaj – veçmas në Koosvë. Ky nuk është virusi i parë, e as i fundit. Andaj, ky momenti i fundit i kthimit në realitet.

Kryeministër, liroje, popullin, liroje vendin, liroje Kosovën – sepse shkuam të gjithë dushk për gogla. Na mori dominimi i Serbisë me vet-vendimegt tona. Ma zi se humnera! Kryeministër, mos u influencon nga interset super të ngushta!

Jepi fund një herë e përgjithmonë këtyre politikave që na shkatërruan të gjithëve.

Jul 26, 2020

Trump ri-fiton zgjedhjet 2020


Presidenti Trump, në shiqim të parë duket se është përson i veprimeve të shpejta dhe të pa matura mirë. Por, kjo vjen nga dy arsye: 1. Trump e do Ameriken më shumë se cilido Presidnet deri me tash, dhe 2. Vepron me mendjen e një biznesmeni. Kjo i jep atij një avantazh të jashtzakonshëm. Si shqiptar, e di që krejt të rinjtë me origjinë shqiptare në Amerikë, madje edhe disa prinder të tyre do ta votojnë Trumpin. Vlera e kapitalit njerëzor!

Presidenti Trump, me veprimet e tij tregon se është i vetmi që mund të sjellë ndryshimine e shumë pritur në Amerikë dhe në Botë. Por, bota nuk është mesuar deri me tash, e ndoshta as nuk është gati ta ndjekë Trumpin me hapat e tij gjigand. Prandja, friksohen të gjithë. Natyrisht se duhet të frikësohen, sepse nëse nuk e mbajnë hapin – mbeten mbrapa. Këtë e konfirmon edhe CNN Politics në një artikull debatues me James Wodds.

Tash sa vjet asnjë anketë në Amerikë nuk ka dalë e saktë. Të verbër do të jenë ata që e besojnë një të tillë sot. Aktualisht gjithçka varet nga vlera e kapitalit njerëzorë dhe orientimi i tyre derë më derë. Andaj, fushata e Presidentit Trump, duke i ikur ketyre anketave, sipas gazetës Guardian, në vjeshtë do ta ketë një ri-kthim GRANDIOZ.

Si shikues evropian, kemi medime të ndryshme, por z. Trump vertetë e ka bërë Ameriken Madhështore Përseri. Ka rritë ekonominë amerikane në mënyrë rekorde. Tregjet botërore poashtu. Ka focuar ushtrinë. Ka krijuar Ushtrinë e Qillit – se s’ka vend për toke më! Plot vende të reja pune - të pafundme dhe ka kthyre prodhimin vedorë. Ku ka më Madhështore se kjo?! Është ëndër e çdo Qeverie të botës.

Krahasuar me 5 Presidnetet e fundit Amerikan, Trump del diametralisht më i mirë se të gjithë. Madje më i mirë se edhe vet Bill Clinton – edhepse Ne si kosovar kemi debulesë për Presidentin Clinton, në këtë Trump fiton 82:18; sepse Amerikanët besojnë se Trump me të gjitha impulset e shpejta, të pa matura dhe reagimeve rigoroze – vazhdon të mbetët i vetmi Presidnet që realisht sjellë ndryshime. Akush tjetër.

Madje, çdo amerikane i pyetur se me cilin Presidnet kishit pasë deshirë të pini një birrë, të gjithë përgjigjen Presidenti Trump. Asnjë president tjeter. Secili për të diskutuar hallet e veta, për ta lavdëruar, për ta fyer, për ta kritikuar e madje edhe për t’u munduar për ta nënçmuar. Por, vazhdon të mbetët i vetmi në zemrat e tyre ta kenë shancën ta pijnë një birrë. Mendoj, se kjo vjen nga fakti se secili amerikane e gjenë veten në reagimim njerëzorë të Presidentit Trump – ngjashëm si gjithë njerëzit. Nuk shohin taktika politike me axhenda të fshehura.

Në çdo anketë apo parashikim të mediave të majta, liberale apo të qëndëres, mundohen të reflektojnë që Joe Biden është afër apo në epërsi. Por, tashmë botërisht, anketat kanë marrë fund. Në Amerikë dhe tek amerikanët anketat kanë dështuar aq shumë sa Gallup Internacioanl – si kompania më e besueshme e ankeatave në botë, ka quar duartë.
Sot, ankeat më e mira është bisedat direkt me njerëz – diçka që Preidneti Trump dhe ekipi tij e bëjnë për mrekulli. Madje nuk duhet harruar edhe armen e tij më të fuqishme; zv. Presidenti Mike Pence. Përsoni më i mençuri deri me tash në politiken amerikane dhe i vetmi përson që askush nuk e ka gjetur asnjë gabim në  jetën e tij, që nga dita kur ka lindur e deri me sot – apo është aq i mnçur që nuk ka lënë asnjë gjurmë.

Lehtë mund të themi, Presidneti Trump do të rizgjidhet edhe një mandat këtë vjeshtë. Sipas profesorit të mirnjohur Helmut Norpoth, i cili ua ka qelluar 5 fitoreve të fundit presidneciale në amerikë, thot se 91% është shanca e fitores së serishme të Presidnetit Donald Trump.

Jul 2, 2020

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t'i realizuar projekte që i ka filluar në të mirë të grupeve minoritare që i përfaqëson. Mbi të gjitha ka bashkuar shqiptarët dhe të gjitha pakicat etnike tjera në Kroaci për zhvillimin e synimeve, familjeve dhe femijëve të tyre - duke krijuar perspektiva për të gjithë pa dallim. Këtë e ndjeva në takimin që kishim bashk në Zagreb. 

Të gjithë shqiptarët nga Dubrovniku, Splitit, Zara, Rovinji, Poreçit, por edhe e gjithë Kroacia duhet ta votojnë numrin 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj. Poashtu, të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë pasaportë kroate, duhet të veprojnë njësoi. 
Plani i votimit në Prishtinë është vetëm në ambasadën Kroate, në Qafë, tek Kafet e Vogëla - dhe në ambasadën Kroate në Tiranë në shtëpinë e bardhë.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, në Kroaci janë 4.284.889 milion banorë nga të cilët 328.738 u takojnë grupeve minoritare ku zonja Perljaskaj përfaqëson Shqiptarë 17.513 (0,41%), Boshnjak 31.479 (0,73%), Malazez 4.517 (0,11%), Maqedon 4.138 (0,10%), dhe Sllovenet 10.517 (0,25%).
Por nga viti 2011 mund të ketë ndryshime në shifra, por këta aktualisht janë të vetmit numra zyrtarë.

Aktualisht garojnë 3 shqiptarë për këtë post, por karriera dhe fuqia e zonjës Perljaskaj për të zgjidhur probleme të komplikuara, edhe në të kaluarën për shqiptarët dhe të tjeret, e bene ate personin më të fuqishëm, më stabil dhe me të besueshmin në këtë garë zgjedhore. Duke rrumbullaksuar numrin 4 në fletevotim, shqiptarët me të drejtë votë në Kroaci, zgjedhin personin më profesionist dhe më të besueshmen zonjën Ermina-Lekaj Perljaskaj. Një nënë e fortë, një grua e sukseshme dhe një përfaqësuese e kohës. 

E lindur në Prizren; e diplomuar, e magjistruar dhe doktorruar në drejtësi; Ermira çdo ditë angazhohet për të drejtat të gjitha grupeve minoritare që përfaqëson pa dallim;  veçmas për atë Shqiptarë, Boshnjak e Slloven. Betimi i saj për Drejtësi dhe Mirëqenie, ka avancuar e përparuar  të gjitha grupet etnike që përfaqëson. 
Zonja Perljaskaj, e ka futur në Parlamentin Kroat, për herë të parë, ditën përkujtimore për masakrën e Srebrenicës (BH) - që është e arritura me e madhe për popullatën boshnjake deri me tash në një shtet të BE-së. 

Java e biznesit kosovar në Kroaci, është projekt që mbledhë të gjitha institucionet dhe bizneset e Kosovës në Kroaci. Njejtë vepron edhe me grupet tjera minoritare. Ajo është pranë secilit që ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje, sepse është femër e shekullit 21. 

Ermiren kësaj radhe, me shumë se kurrë duhet përkrahur,  veçmas për ndihem që ka afruar për të gjithë shqiptarët në Kroaci. Fituese e pavarur në dy mandate nga viti 2015 e bënë zonjën Perljaskaj kandidaten më të fuqishme shqiptare në Kroaci. Futja e gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera etnike nëpër shkolla është hapi më i fuqishëm i mos asimilimite te të rinjeve/rejave, veçmas shqiptarë që jetojnë në këtë shtet. 

I shoqëruar me Munip Gashin, takimi im me Ermiren me 17 shkurt 2017 ishte rezultat i ftesë se Unionit Shqiptarë të Kroacisë që udhëhiqet nga Gjen. Esat Qollaku ku për disa ditë me radhë reflektuamë mbi mundësitë e zhvillimit dhe avancimit te të gjitha komuniteteve në shtetin kroat, të cilët përfaqësohen edhe me ligj. Ndër të tjera kemi diskutuar edhe për planin zhvillimor të saj si deputete e pavarur në Kroaci. Ai plan tash është marrëveshje në realizim, i nënshkruar ndërmjet saj Qeverisë Kroate; me afat realizimi deri në vitin 2024. Ermira tash po mbronë nenin 22-të këtij ligji,  ku grupet minoritare të gëzojnë të njëjtat të drejta punësimi dhe angazhimit në Shtetin kroat, sikur i gjithë populli kroat.

Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, që përkrahë Ermiren, është ndër organizatat më të fuqishme që ka krijuar bashkim dhe bashkpunim i të gjithë spektrit shqiptarë. Për këtë zonja Perljaskaj thot: "Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim Ne vetë".

Ermina-Lekaj Perljaskaj (https://erminalekajprljaskaj.hr/), ka një sër dekorimesh, por me i rëndësishmi është shpërblimi nga Presidenti i Shqipërisë "Shqiponja e Arte", për kontributin e dhënë për shqiptarët në Kroaci dhe në botë. 

Jun 19, 2020

Miroslav Lajcak dështon në Kosovë


“Qëllimi im është që të arrij një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të pajtohen të gjitha palët”, tha Lajçak kur arriti në Kosovë. Kjo deklaratë e tij ndryshoi modelin e operimit të Bashkimit Evropian dhe konceptin e modelit amerikan të marrëveshjes. Me një deklaratë kaq të gjerë synohet hapja e STATUSIT të Kosovës!?

Pajtim i të gjitha palëve është një tregues se qëllimi i marrëveshjes nuk është të arrihet një MARRËVESHJE – por të krijohen koncesione dhe kushte. Për veshin e qytetarit të zakonshëm fjala PAJTIM jep shpresë, se qytetaret jetojnë me dhe për shpresë – por në diplomaci kjo zgjeron implikim dhe involvimin – veças kur thuhet gjithëpërfshirëse. Z. Lajçak Kosova është Shtet dhe vetëm një Lider e përfaqëson Shtetin tonë.
Nuk ka përfaqësim të interesave të tjera dhe gj5tihëpërfshirëse.

Ju e dini z. Lajçak që në çdo marrëveshje ka AKORDIM/DAKORDIM, por asnjëherë pajtim te të gjitha palëve. Dhe pyetja ime është – kush janë të gjitha palët? Kjo është arsyeja e parë pse propozimi i z. Miroslav Lajçak, që në fillim, është nisur i dështuar.

Arsye tjetër shumë e fortë është: si mendon Bashkimi Evropian që mund ta tejkaloi dhe kërcënoi Amerikën. Ju dhe me cilën ushtri z. Lajçak? Si person, jeni njeriu me i miri në botë, por di detyrë e keni gabuar kur thoni që “ne jemi BE-ja, dhe ne e arrijmë marrëveshjen”. Nga viti 2011 është treguar se BE-ja ka interesa e interesa të cilat as vet nuk mund t’i zgjedhë.

Mirë ju ka thënë Kryeministri Hoti: “nëse BE është e fuqishme, zgjidhe çështjen e vizave. Pastaj bisedojmë”? Ndoshta kjo është arsyeja se pse para shkuarjes në Beograd keni thënë se nuk mund të filloni procesin e Liberalizimit të Vizave.

Z. Lajçak personalisht kam shumë dyshime që mund të arrini diçka, përkundër dëshirës së madhe që keni. Nëse nuk mund ta inicioni një proces teknik si Liberalizimi i Vizave – me të gjitha kushtet e plotësuara; atëherë si mund ta zgjidhni një proces politik i cili po zhagitet 10 vjet nga vet BE-ja. Këtu ia shtojmë edhe deklaratën tënde: “Qëllimi im është që të arrij një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të pajtohen të gjitha palët”!

Ëmbëlsira gjithmonë është për fund. Tash është ndërruar edhe lojtari kryesor në lojë. Nuk është më Presidenti Thaçi, por Kryeministri Hoti. Nova rex, nova lex – thotë një fjalë e vjetër latine.

May 28, 2020

Dështimet e Albin Kurtit


Udhëheqja e Qeverisë së Kosovës nga z. Albin Kurti, u pa si një shpresë për një ndryshim pozitiv për të gjithë. Por tri (3) dështimet e Kryeministrit Kurti, bënë që ky ndryshim mos të ndodhë.

1.   Kryeministri Albin Kurti nuk ka llogaritur në tradhtitë e brendshme të koalicionit; në Isa Mustafen i cili i ka varrosur Titon e deri tek Presidenti Rugova. Një kalkulim të tillë askush nuk ka mundur ta kuptoj. Këtij dështimi ia shtojmë edhe politiken 20 vjeçare të Presidentit Thaçi, i cili duket se inkurajoi z. Mustafa në vendimet për prishjen e koalicionit.
Ishte dështim nga z. Kurti, sepse nuk mori seriozisht deklarimet e Agim Veliut – se këtu jemi për një kohe të shkurtër.
Politikes së brendshme i krijoi një thyerje dhe përçarje aq të madhe, saqë e gjithë bota qeshte me veprimet e politikanëve tanë. Në një intervistë në TV-të e Kosovës, e pranon edhe vet z. Kurti – kur thotë: “tash i kam kuptuar shume mirë dredhitë e politikave korruptive dhe që kanë për synim, jo vetëm destabilizimin, por edhe ndarjen e Kosovës”.

2.   Dështimi i dytë vjen kur bisedat sy me sy me të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi z. Richard Grenell i kuptoi si koncepte individuale e jo si Amerikë. Duket se z. Kurti është influencuar shumë nga propaganda e përgjithshme e analistëve dhe disa politikanëve në Kosovë se z. Grenell e ka për interesin e tij të avancimit personal dhe interesa të ngushta! Ky gabim është dështimi i dytë – sepse z. Grenell në Kosovë është vet Amerika. Çdo përfaqësues amerikan e përfaqëson vet Amerikën.  

Presidenti Trump, përveç si President – ai është edhe biznesmen dhe në konceptin e tij të shtetit ka futur edhe logjiken e biznesit. Politikanët kosovarë, madje edhe më gjerë,  ende nuk e kanë arritur ta kuptojnë tërësisht. Madje as z. Kurti; i cili e ka lëvizur diametralisht VV-në nga e majta, komplet në të djathtë. Pra, çdo përfaqësues zyrtarë amerikanë – përfaqëson vet Amerikën – e jo interesa të ngushta të individëve apo grupeve të caktuara. Trump do të fitoi sërish.

3.   Nga momenti i shpalljes së MOSBESIMIT në Parlamentin e Kosovës për Qeverinë Kurti, Kryeministri në detyrë ka operuar më shumë si opozitë se sa si pozitë. Mendoj se kjo vjet nga përvoja 20 vjeçare opozitare. Angazhimi i grupeve te të rinjve për të dalë në protesta anti-pushtet; sjellë mu në veprim opozitar. E keqja, qëllimshëm apo jo, shkoi edhe me larg, kur këto pozicione protestash dhe këto synime, u keqpërdoren nga individ ekstremist në Kosovë.

Z. Kurti në këto tri (3) dështimet e tij, duket se është rikuperuar. Do ta shohim nga veprimet e ardhshme!? Më larg se kaq, me injorimin e LDK-së ndaj Vjosa Osmanit – ka kuptuar që në politiken Kosovare, për interesa të ngushta behet gjithçka.

President Rugova gjithnjë lutej: “Zoti e Ndihmoftë Kosovën”.

May 12, 2020

Koalicioni me serb


Rruga pa Kthim; është filmi i Ekrem Kryeziurt që i përshtatët mësë shumti gjëndjes aktuale politike. Citat nga filmi: “Komunizmi është punë e shkaut që don me na prishë mesveti dhe aradhat partizane janë shërbetor të Rusit e Shkaut e nëse behemi bashk me ATA, do të na shohin sherrin nipa e stërnipa”. Sot po duket se dikush po bëhet qëllimisht bashk me ata!

LDK, aleati më i vjetër i PDK-së, madje edhe në kohën e Presidentit Rugova, arritën koalicionin që asokohe këto dy parti ishin në rrethana jomiqësore, vetëm e vetëm që të mos lidhin koalicion me serbët. Presidenti Rugova insistonte se Thaçi ishte rrezik për Kosovën.
Por, “armiku më i madh i shqiptarit është vet shqiptari”, ka thënë Faik Konica. Andaj, veçmas sot s’duhet të behëni bashkpunëtorë e t’ua shohim sherrin. Madje jo vetëm sot, por edhe për gjenerata që do të vijnë.

Kësaj radhe LDK injoroi partnerin e moçem PDK, aktualisht më 24 Deputet dhe në vend të saj mori në këtë udhetim pa krye Serbet dhe dy Komandantat, Ramush Harandinaj dhe Fatmi Limaj. Të dy patriot të njohur që tregojnë se kanë luftuar kundër Serbisë për të mirën e Kosovës dhe shqiptarëve. Por, ky lloj koalicioni po e tregon tëresisht të kundërten! Ose unë nuk po mund ta shoh qartë?

Gjykata Kushtetuese, do ta respektoi Kushtetuten dhe besoj se do të dal në favor të shkuarjes në zgjedhjet e reja, siç veprohet në tërë Evropen. Pas Mocionit të Mosbesimit, vendi shkon nw zgjedhje tw reja – por çka do të ndodhë në proces?

AAK dhe NISMA, për mendimin tim, t’i paketojnë Partitë dhe kurren e kurrës mos të flasin për patriotizem; për gjakun e derdhur dhe për lirinë e fituar e për Adem Jasharin. S’duhet harruar që lirinë na e solli veçmas NATO.
Ndërsa, LDK do të zvogëlohet të pakten për 50%, nëse nuk i bënë shpejt levizjet për të cilat është zotuar para votuesit në zgjedhjet e vitit të shkuar – Vjosa Osmani kryetare e LDK-së.

Çfarëdo që ndodhë tash; në zgjedhjet e ardhshme do të jenë partitë që s’kanë bashkpunuar zyrtarisht me serbet apo minoritetet, për t’i rrezuar vet shqiptarët. Dihet botërisht që LDK me strukturat aktuale, më nuk ka asnjë model për të lidhur koalicion të ardhshëm me VV. Kurse, deklarimet e Kadri Veselit gjatë fushatës që PDK do ta luftoi korrupcionin; mund t’i ofroi qendrimet për një Qeveri të re në mes të VV-së dhe PDK-së.

Me LDK-në e dobët dhe më AAK e NISMA-n në KUFER – për 20 vjetët e ardhshme, shtetin dhe pushtetin do ta udhehqin Albin Kurti e ndoshta edhe Kadri Veseli. Por gjithmonë bashk. Mbetet vetëm Presidenti si kalkulim i ardhshëm; pasi ende nuk po shkohet në zgjedhjet e lira për këtë pozitë!?

May 3, 2020

Femijet s’transmetojnë Covid19


Organizata Botërore e Shendetësisë (OBSH) ka deklaruar dhe vertetuar se FEMIJËT deri në moshen 16 vjeçare nuk e transmetojnë virusin Corona. Instituti Kombëtarë i Shëndetet Publik në Kosovë nuk e ka bërë publike këtë informatë të rëndësishme. Dakordohem me Dr. Ilir Tolaj se “punetorët dhe vet instituti është jo-profesional dhe se rekomandimet e tyre janë groteske dhe të gabuara”. Femijet mund të shkojnë në shkolë, sepse Covid19 nuk është semundje aerogjene (nuk shpërndahet në ajr).

Eksperti botërore prof. Michael Levit, fitues i çmimit NOBEL për shkencë, konfirmon se karantinimi dhe izolimi është gabimi më i madh që i është bërë njerëzimit. Ai thot se Karantinimi do të jetë shumë i dhimbshem në vendet ku nuk ka infrastrukturë të mirë sociale. Kjo do t’i dëmtoi dhe lëndoi të gjithë, veçmas të rinjtë.
“Dëmi i krijuar nga karantimi, do t’i kaloi për shumë shifra të gjitha jetrat e shpetuara. Shkatërimi i përspektivave te të rinjve dhe mundësive për avancim, është shumë më i madh se shpetimi i jetrave të disa 80 vjeçarëve”.

Në artikullin e kaluar e kam thënë se Karantinimi është shumë i gabuar për Kosovën – duka marrë parasyshë demografinë tonë. Sipas regjistrimit të popullsisë (cenzusit) në Kosovë janë 40% nën 18 vjet; mosha mesatare 24-26 vjet; 73% nënë 35 vjet dhe pleq 2.9% e popullsisë. Te gjitha mund t’i gjeni në faqene Entit të Statistikave të Kosovës. Andaj, karantinimi ka qenë dhe është shumë shumë i dëmshëm dhe shumë i gabueshëm.

Kosova është duke humbur të gjitha shancat të jemi imun dhe të krijojmë Imunitët të Kopesë – ku e gjithë popullata krijon imunitet natyror.
Tashmë është vertetur që ai përson që ka qënë një hërë i infektur dhe është sheruar – nuk infektohet më. Andaj, modeli i Suedisë, Islandes dhe deri diku i Gjermanisë – do të dalin modelet më të suksesshme në botë. Prandaj, Kosova e ka shancin e fundi që të krojoi një imunitet të përgjithshëm duke i lejuar njerëzit të dalin.

Kryeminister, askush deri më sot nuk e ka shikuar rëndësinë dhe vlerësual llojin e vdekjeve në Kosovë gjatë karantinimit. Ju e dini që nëse vdes një plak në moshen 80 vjeçare me sëmundje zemre, është më pak ose hiq i rëndësishem se një i ri 15-20 vjeç të vdes nga aksidenti në trafik.
Kryeministër, është momenti i fundit që NE kolektivisht mund të krijojmë imunitet dhe nuk kemi nevojë të presim vakcina. Ju e dini që Corona Virusi vret vetëm Pleq, përderisa flama vret shumë më shumëtë rinjë. A duhet të karantinohemi në kohë flame?

Ministri i shëndetësisë duhet të fokusohet në zhvillimin e Spitaleve Rajonale – ta heqë fokusin nga QKUK. Mendj se është zgjidhja e vetme.  
Minister Vitia, në Danimarkë është uebfaqë e quajtur EUROmomo që benë monitorimin e vdekjeve të 300 milion njerëzve në Evropë dhe çdo javë vdesin natyrshëm nga 50.000 mijë njerz. Brenda muajit janë 200.000. Andaj, numri i të gjithë të vdekurve në Evropë nga Corana për një muaj ka arrinë 100.000 njerzë.
Kosova ka vetëm 22 për 7 javë radhazi, apo 0.01%. Pse të rrijmë mbyllur Ministër?

Kryeministër Kurti, ekonomia e Kosovës, zhvillimi dhe avancimi i të rinjëve si dhe standardi ynë, po shuhet me këtë karantinim. Po shkatërrohen familjet dhe problemet psiqike dhe psikologjike po rriten çdo ditë. Traumat dhe dëmi masiv ekonomik janë në prag të derës.

Mendoj se Faktori Politik dhe pa-aftësia e Instituti Kombëtarë i Shëndetet Publik në Kosovë, janë dy arsyet e vetëme të dëmtimit masisv të shtetit tonë.
Me një maskë lejojeni popullin të dal dhe punoi dhe parandalojeni demtimin permanentë të shtetit dhe popullit tonë?! Kjo gjendje është e pafalshme dhe e padurueshme!

Strategjia Karantina - është më e rrezikshmja


Izolimi apo Karantinimi është strategjia më e rrëzikshme që kanë aplikuar institucionet e Kosovës. Përderisa Kosova e ka krejt popullatën e re në evropë, kjo strategji Izolimi/karantinimi vetëm po na shkatërron – nga vendët e punës e deri tek familja.
Karantinimi na e ka humbur imunitetin e të gjithë qytetarëve, ka bllokuar dhe dëmtuar tejmase ekonominë, bujqësinë dhe prodhimin. Ka filluar të krijoi probleme psiqike dhe konflikete familjare. Mbi të gjitha nuk ka arritur asgjë, sepse të gjithë ata që kanë një smundje shtesë po VDESIN. Eksperti më i miri suedez dhe këshilltar i drejtorit gjenral të Organizatës Botërore të Shendetësisë (OBSH-së), suedezi Dr. Johan Gisecke thot se izolimi vetëm e vonon procesin, por nuk e ndalon. S’ka shpetim, vetëm vonim. Në fund të gjithë në Evropë do të infektohen si një CUNAMI.

Kosova i ka dy (2) përparësi: 1. Populata më e re në Evropë dhe 2. Ka vetëm 2.9% pleq. Para 4 javësh kam kërkuar që të veprojmë lirshëm, kundër Izolimit. Askush s’ka degjuar!? Tash vera do të na shëndrrohet në vdekje, në vend që të festojmë si gjithmonë dasma dhe gezime. Deri me tash nuk ka asnjë arsye shkencore Karantina – sepse ata që nuk janë infektuar tash do të infektohen gjatë verës.
T’i ruajm pleqtë është e vetmja menyrë për ta kaluar me shumë pak apo asnjë problem këtë situatë.

Suedia dhe Islanda kanë aplikuar Strategjine e Hapur dhe dokumeti i Univerzitetit të Harvardit e shesh si modelin më të mirë i aplikueshëm – gjithcka e hapur; madje edhe nxënësit deri në moshen 16 vjeçare shkojnë në shkollë.
Suedia e ka rritur fuqinë e menaxhimit të kapaciteteve shëndetësore; e ka trefishuar. Kosova në anënë tjetër për shtatë (7) javë nuk ka bërë asgje në këtë drejtim; në vend që menaxhimi i situatave shëndetësore të jetë në të gjitha spitalete e Kosovës – jo vetem në Infektive në Prishtinë.

Ministri i Shendesise z. Vitia mbanë përgjegjësinë për veprimet përmes të cilave të gjitha qëndrat/spitalet shëndetësorë rajonale kanë mbetur pa përkrahje, pa zhvillim, pa avancim dhe pa strategji veprimi. Çfarë strategjie do të aplikoi tash – pas gjashtë (6) javëve kur numri i te vdekurve dhe infektuarve mund të rritet për nje kohë të caktuar.
Andaj, Ministria e Shendetësisë sëbashku me Qëndrën Kombëtare të Shednetit Publik nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë në asnjë drejtim. Sikur me qenë vetëm me dalë në televizor. Për të pranuar paciant – këtë e bënë spitali vet se e ka për detyrë – pa juve! Edhe numrat e rasteve, tash po i deklaron spitali. Çka po beni ju?
Madje, ende nuk keni dalur me asnej reference, studim apo sygjerim, për ata që janë sheruar vetvetiu?! Si kanë vepruar ata dhe stafi mjekësor.

Kryeministri Kurti më në fund duhet të dal nga ballkoni dhe të rikthejë jetën dhe punën sepse askush nuk e ndalon infeksionin. Do të jetë si CUNAMI në tërë Evropen, sipas Dr. Gisecke. Ky izolim na ka humbë shumëicen e Imunitetit – andaj duhet sa më shpejt të dalim nga Karantina. Sipas kalkulmeve aktuale që kam bërë, në Kosvë nga Covid19 kanë vdekur vetëm 0.01.2%. Kryeministër, nuk shaktërrohet Kosova për vetëm 0.01.2% të vdekur – nëse jam edhe unë vet. Por, Karantina nuk ka rendësi – sespe kështu po e shkatërron jeten e tërë kosovarëve. Të lutem Kryeministër, vëja gishtin kokës dhe liroje popullaten para një katastrofe të paimagjinueshme me efekt për 7-10 vjetët e ardhshme. Askush nuk mund ta ndaloi shperndarjen e virusit – madje as Korea e Jugut dhe as Singapuri. Kina ka shifra të njejta - por që nuk i publikon.
Z. Kurti, Kosova nuk ua ka borxh disa individëve këtë lloj shkatërrimi, adaj reago në interes nacioanel. E gjithë Evropa tashmë po reagon – edhe pse kanë ekonomi të qëndrueshem dhe Banken Evropiane me BILIARDA euro  rezerva. Ku është Kosova? Mos e varfro e shkatërro vendin tonë? Albin, sa kohe mund të qëndrosh i izoluar (sikur të ishe në karantinë)?. Mëndoje?! Trego force vendimarrje dhe behu Lider.

Dy strategjiete që duhet të aplikoi Kosova – që krojojnë lehtësime, zhvillim dhe avancim në vendin tonë. Frika nga infektimi nuk sheron asgjë. Frika nga infektimi nuk i mbanë njerëzit brenda prej 12-18 muaj.
Kosova duhet të filloi gradualisht që brenda 3 jave t’i eleminoi të gjitha ndalesat.

Strategjia e Shpërndarjës së Përgjegjësisë: Shperndaje sa më shpejtë pergjithësine dhe përgjegjësine tek Spitalet Rajonale dhe QKMF-të. Hapi të pakten shkollat fillore deri në klasen e 8-të – sepse femijet nuk infektohen lehtë. Këshilla ime është edhe shkollat e mesme – sepse maturantat dhe matura po shaktërrohet.
Exit Strategjia: Ruaj vetëm Pleqtë dhe të moshuarit nga mosha 50 vjetë e sipër. Këtë e kishte thene edhe Ministri i Mbrojtjes së Izraelit në fillim të epidemisë. Angaszhoi të gjitha moshat e reja – sepse askush nuk do të pres 12-18 muaj vakcinen e cila nuk dihet se çfar efketesh anësore ka.
Infektimi do të jetë si CUNAMI – andaj askush nuk mund ta ndaloi – madje as IZOLIMI.
Ulja e rastev do të marr disa muaj dhe nga muaji tetor i gjithë populli i Kosovës do të jetë IMUN ndaj ri-sheprndarjës së Corona Virusit.

Mar 26, 2020

Nxirreni Kosovën nga Karantina


Nuk duhet ta presim fundin e qershorit të dalim nga karantina. Kosova i ka dy përparësitë që si ka asnjë shtet në Botë. 1. Populli ma i ri në Evropë. 73% e popullsisë janë nën moshën 35 vjeçare. 2. Vetëm 2.9% pleq, siaps entit të satistikave të Kosovës.

Botërisht dihet se virusi Covid19 i nohur si Corona-Virusi nuk u ngjitet moshave të reja, veçmas nga mosha 30 e poshtë. Mosha mesatare në Kosovë është 24-26 vjeç. Covid19 nuk është organizëm i gjallë – por një molekulë proteinash e mbështjellur me vjam.

Për këtë fakt, Kosova duhet t’i mbrojë vetëm gjyshrit. Ata janë gjenerata më e rrezikuar. Për të mos rrzikuar aspak – në karantinë vazhdojnë të mbetën të gjitë mbi moshën 55 vjetë. Femijet, niprit dhe mbesat të rrijnë larg të vjetërve – madje shumë larg, për sigurinë e tyre.  

Duke filluar nga e hëna 30 mars, Klina e cila është pa asnjë virus, të filloi me dalje nga Karantina. Të hapen bizneset dhe të filloj jeta gradualisht. Kurse nga 13 prilli, e gjithë Kosova të frymoi lirshem. i gjithë populli është i vetëdijshëm për rreziqet, andaj kujdesi i secilit do të ishte maksimal për sigurinë përsonale dhe të familjës.

Imuniteti natyrorë është më i fuqishmi dhe më i suksesshmi. Kjo karantinë/bllokadë  po e varfëron Kosovën. Kur të paraqitet serish Covid19 në fund të ketij viti, kush do të na mbrojë. Vakciamt janë 18 muaj larg – dhe duke mos ditur se çka ka tërësisht në to. Imuniteti natyral është çelsi i suksesit. Kësaj i del në ndihmë edhe vet stinët e nxehta.
Mbi të gjitha – askuj nuk i pengon një sapun në xhep – shkuma e të cilit e shaktërron virusin.

Dami në xhep dhe ekonomi

Çdo ditë të karantinës, Kosova humbë rreth €100 milion qarkullim. Shumë prej çmimeve janë rritur, edhe pse është hequr TVSH-ja në produktet esenciale. Ka mbetur vetëm një zgjidhje – fillimi i jestë sa më parë.

Sa familje nuk i kanë €10 për në shtepitë e tyre. As nuk kanë ku t’i marrin e as nuk kanë ku t’i fitojnë tjerat. Tash është koha e punimit të fushës – si ka mundësi që ta ndaloni këtë shancë. Gjysma e Kosovës jetojnë nga të ardhurat e tokës!?

Bllokimi i lokaleve, bizneseve të vogla dhe të mëdha. Nalimi i përgjithshëm i investimeve të jashtme si dhe rënia e ekonomisë në 2% GDP, vetëm për 14 ditë – është treguesi më i miri se Kosova po shkon drejtë varshmerisë ekonomike. Madje as Serbia nuk po sjellë mallra për ta dëmtuar ekonominë e shtetit tonë. Që në 10 vjetët e ardhshme të jemi të varur nga ekonomia e Serbisë. Është momenti i fundit që të dalim nga karantinimi/bllokimi dhe ta zhvillojmë jetën. Karantina mund ta mbrojë jetën e disa individëve – për të cilet mund të kujdesen vet familjet, por e dëmton dhe varfron jeten e përgjithshme në Kosovë. Stop shaktërrimit!

Qeveria e Kosovës

Institucionet tona, për shkak të moshës së re të vendit, duhët të aplikojnë modelin, “KUSH KA NEVOJË TË SHKOI TËK MJEKU”. Në këtë mënyrë eliminohen të gjitha modelet e krizave të krijuara në këtë vend. Pytni në Veri – pse ata s’kanë Covid19?!

Njerëzit natyrshëm do t’i respektonin normat e sigurisë nga momenti kur e kryen punën – askush nuk është çmendur të rrezikoi familjaret e vet për qef të tij/saj. Mbesim të izoluar me jashtë, por frymojmë brenda.

Sygjeroj që Qeveria e Kosovës, ta ndërroj strtegjinë e vet dhe ta aplikoi këtë STRATEGJI që tashme po e zbatojnë Suedia dhe Islanda. Ndërsa Belgjika do ta filloi së zbatuari nga java e ardhshme. Imuniteti natyral e ruan popullin dhe kombin tonë. Askush tjetër!

Sipas statstikave globale, 10% e popullsisë (njësoi edhe në Kosovë), nuk infektohen kurrë. Kurse 89% e popullsisë çdo virus e kalojnë vetëm me një paracetamol. Mbetëm vetëm 1% që mund t’i drejtohen QKMF-ve dhe Spitakeve – ku shumica prej tyre gjejnë sherim.

Pyetja ime është – A VËRTETË DUHET TË MBYLLEMI NË KARANTINË – kur ka zgjidhje tjera?

Jan 18, 2020

Qeveria krijohet pas datës 24 janar!


Vetëvendosja është e pa-gatshme të VENDOSË! LDK e pagatshme të marrë PËRGJEGJËSI! Kjo është një prej arsyeve pse asnjëra palë nuk ka guxim të bashkohet. Por, letra e ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell, është aryeja kryesore e kësaj vonese. Këtu i shtojmë edhe Opoziten super të fuqishme.

Cilado Qeveri që krijohet, kushdo më këndo që udhëheqë; nuk mund të arrijë asgjë, nëse nuk do t’i implemetoi kushtet e caktuara nga ambasadori Grenell. Ambasadori 53 vjeçar, ndikuesi numër një (1) në reformimin e diplomacisë evropiane, ka dhënë të gjitha udhëzimet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës!

Tetë pikat e më poshtme duhet t’i implemetoi cilado Qeveri e krijuar – me apo pa VV-në – edhe nëse shkohet në zgjedhjet e reja:

1.   Taksa duhet të hiqet menjëherë dhe mos zëvëndësohet me asgjë vendim tjeter që e pengon procesin në vahzdim.
2.   Asociacioni i Komunave Multietnike - duhet të aprovohet dhe filloi implementimin; si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.
3.   Bisedimet me Serbine duhet të vazhdohen konform Strategjisë së Presidentit Trump dhe asnjë mënyrë tjetër.
4.   Arritja e marrëveshjes përfundimtare – e pranueshme për të dyja palet – deri në shtator 2020 dhe të prezantohet me 20 shtator në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
5.   Vazhdimi i afatit të veprimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.
6.   Mos të preket asgjë në procesin e Privatizimit në Kosovë – diçka që VV gjatë fushatës ka thënë se do ta rikthej tërësiaht në piken “0”.
7.   Në asnjë mënyrë mos të fillohet shpenzimi i Fondit të Privatizimit.
8.   Lufta Kundër Korrupcionit – të jetë agjenda kryesore e Qeverisë së Kosovës.

Jo-zyrtarisht më është thene se Albin Kurti, si Kryeminister i ardhshëm, i ka pranuar të gjitha këto pika. Tash mbetët të shihet?? Nëse behet Qeveria, del që është e vertetë.
Mendoj se patriotizmi i tepruar i Albin Kurtit dhe pafuqia për asnëj veprim e Isa Mustafës, ka sjellë në këtë udhkryq që ka zgjidhjet të lehtë – por që nuk ka fuqi të brendshme (VV+LDK) për të vepruar nga asnjëra palë.

Këtu i shtojmë edhe qendrimin e Opozitës që është super e fuqishme – plus kush guxon të arrij marrëveshje me Serbinë pa “Baballarët” e kombit?!
Ta shohim!

Fuqia e vetme që mund të vij nga një përkrahje direkte e Amerikës  dhe Administratës Trump në këtë proces dhe pas procesit, është çelsi i zgjidhjes dhe garancia e vetme për veprim. Përndryshe çdo marrëveshje eventuale për një Qeveri të qëndrueshme, është e paarritshme.

Oct 4, 2019

Kush do t’i fitoi zgjedhjet

Mjeshtëria e shpërndarjes së radhëve të karrigeve në Sheshi Skënderbeu nga ana e LDK-së dhe befasia e fuqishme e mbi 10.000 vetave që NISMA kishte në hapjen e fushatës në Prishtinë; janë dy (2) faktorët fitues të zgjedhjeve.

Por, kësaj radhë TË PAVENDOSURIT, janë të vetmit që do ta vendosin fatin e Kosovës.
Nga dita e dorëheqjes së kryeministrit, deri me sot (e premte) partitë fuqishëm kanë realizuar fushatë për të mbrojtur taborët e veta. Asnjëra nuk ka reflektuar asgjë në programet e tyre për ftuar votuesit që njihen TË PAVENDOSURIT.

Andaj fati i të gjithë Kosovës, kësaj radhe është në VOTEN e TË PAVENDOSURVE.

Renditja e partive fituese në këto zgjedhje, sipas meje është: LDK e para, PDK e dyta, NISMA e treta (3), pastaj tjerat.

VETËVENDOSJE edhe kësaj radhe do te vazhdoi të mbetët në opozitë derisa nuk përkushtohet me shkrim në tri pika: 1. Njeh shtetin dhe simbolet e Kosovës. 2. Kthehet pro Amerikës dhe interesave amerikane. 3. Bisedimet pa kushte me Serbinë dhe serbët e Kosovës. Pas këtij përkushtimi, fillon procesi i ndryshimit dhe mundësi e orientimit drejt “Republikës”.

Kjo fushatë e ka një rrenë të madhe: “Kosova i rritë të gjitha – nga paratë, shëndetësia, prodhimi i brendshëm e deri tek punësimi. Por asnjë hap drejt PËRSPEKTIVES së popullit të Kosovës – veçmas popullatës së re!?
Me programet aktuale ekonomike, RINIA e Kosovës do të vazhdoi të ikë komplet në shtetet e BE-së dhe SHBA. Deri në vitin 2022, në Kosovë do të mbesin vetëm 600.000 banorë.

Jul 13, 2019

Zgjidhja përfundimtare për Kosovën

Letër dërguar Presidentit Trump

Kosova nën Mbrojtjen/Protektoratin Amerikan 100 vjeçar është zgjidhja e vetme dhe afatgjate. Vendi ynë behet pjese e Commonwealth-it Amerikan. Mbetet që Institucionet e Kosovës ta shpallin një referendum/konfirmim popullor që konfirmon Protektoratin Amerikan – edhe ashtu OKB me Mbrojtje/Protektorat është prezent në Kosovë.

Nga Bashkimi Evropian (BE) nuk asnjë zgjidhje të mirë për Kosovën. Ata i kanë hilet dhe problemet e veta

Aktualisht, Kosova vazhdon të mbetët Shtet i Pavarur pa zgjidhje afatgjata, por me këtë Mbrojtje/Protektorat nuk e shkelë as Kushtetutën e Kosovës e as Kushtetutën e Amerikës. Kushtetuta janë lejon referendum/protektorat sipas nenit 2&65, pika 3; ashtu edhe Kushtetuta e Amerikës sipas nenit 4, pika 3.

Kosova si Shtet i Pavarur ka të drejtë të marr vendime afatgjata Politike dhe Strategjike në interesin Nacional. Në vitin 1900 kur Haxhi Zeka ka shpallur Pavarësinë e Kosovës, në Kuvendin e Pejës me 450 Delegat dhe 51 pjesëmarrës, ka kërkuar me shkrim të njëjtën Mbrojtje/Protektorat nga Anglia. Por letra s’ka arritur asnjëherë tek mbretëresha. Sot s’ka kush e ndalon vendimin e Kuvendit tonë.

Kosova nën Mbrojtjen/Protektoratin do te udhëhiqet si territor Amerikan (ngjashmëri me Porto Rico-n), por 5 vjet para përfundimit të 100 vjet Mbrojtjen/Protektoratin, Kuvendi i Kosovës dhe Kongresi Amerikan akordohen për zgjatje apo përfundim të procesit.

Gjatë kësaj kohe Kosova përpos votës për institucionet e veta, do të votonte edhe për zgjedhjen e 2 përfaqësuesve për Kongresin Amerikan dhe 1 përfaqësues për Senat. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të marrin pasaporta amerikane; shërbejnë në ushtrinë amerikane si dhe Kushtetuta dhe Ligjet, brenda 5 vjetëve, adaptohet në bazë të kësaj marrëveshje.

Deri me tash pjese e mbrojtjes dhe mbështetjes amerikanë janë: Porto Rico, Guam, Ishujt Verior Mariana, Ishujt Virgjin Amerikanë, Saoma Amerikane ku mbrojtja shtrihet edhe tek 11 vende të tjera si: Palmyra Allot, Ishujt Baker, Jonstone Allot, Ishujt Howland dhe Jarvis; poashtu edhe Kingman Reef dhe Ishujt Midway. Janë edhe 4 territore të tjera që mbrohen nga SHBA-ja, por që vihen në pikëpyetje nga shtetet tjera. Të gjitha këto vend vet-udhëhiqen në bazë të numrit të popullsisë, por që kanë Mbrojtjen/Protektoratin Amerikan.

Kosova me popullatën më të re në Evropë dhe të 2-në me të re në Botë, si pjesë e kësaj bashkësie Amerikane shtron, rrugën e sigurtë në 100 vjetët e ardhshme për popull dhe vet kombin më të ri të botës. Presidenti Thaçi rishtazi ka deklaruar për Associeded Press se: “Kemi nevojë për vendime të reja për vendin tonë; nuk kemi kohë për të humbur”.

SHBA-ja, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës do të kishte një Bord Mbikëqyrës i cili do të kishte nën mbikëqyrje me theks të veçantë fushën Politike, Financiare, Ushtarake dhe Ekonomike. SHBA përmes këtij Bordi do të caktonte/alokonte $100 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës – të holla këto që do të shpërndaheshin brenda një afati 10 vjeçar.

Banorët e Kosovës do t’i gëzonin të gjitha të drejt dhe liritë e qytetarëve amerikane, por edhe përgjegjësitë ndaj ligjit. Kosovarët, pa dallim do të marrin pjesë në ushtrinë amerikane. Për trimat Presidenti Lincoln thoshte: “nëse ka nevojë japin gjakun dhe jetën për Altarin e Lirisë”.

Nga bisedat me qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu edhe Serbët, Turqit, Romet/Ashkalinjtë dhe të tjerat grupe etnike, 98.7% janë dakord me këtë propozim. Këtë do ta dëshmonte edhe vet referendumi. Institucionet tash duhet të vendosin a vazhdojë me Mbrojtje Amerikane apo të OKB-së.  

Letër-propozimi i plotë është dërguar me Posten e Kosovës Presidentit Trump me 12/10/2018